Pamje e Spitalit ushtarak në Tiranë edhe në raste emergjente duke iu afruar shërbimin qytetarëve të vet edhe përmes helikopterit.
Shkruan Jola Doçi-Dibrani
Historiku i këtij spitali daton nga viti në 1929. Themelimi i këtij spitali lidhet ngushtë me emrin e madh të mjekësisë shqiptare, nënkolonel Dr. Jani Basho. drejtori i parë i tij në vitet 1929–1935, po ashtu themelues i spitaleve qendrore të Shqipërisë!.
– Spitalit Civil, sot spitali nr.1, dhe atij Ushtarak, sot spitali nr. 2 (Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”). Jani Basho i solli nga zemra e Evropës, pikërisht nga Vjena, projektet e këtyre spitaleve – vepra të arkitektit vjenez Kohler. Atje ai kishte kryer edhe studimet në fushën e mjekësisë, ku qe lauruar me medalje të artë si fitues i vendit të parë në Fakultetin e Mjekësisë te Universitetit te Vjenës dhe i cilësuar “Unicus Medicus Doktor” (mjek i veçantë). Spitali Ushtarak Qendror Universitar (SUQU) është institucion kombëtar shëndetësor i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë (RSH) që siguron ndihmën mjekësore të specializuar për efektivat e Forcave të Armatosura (FA), të strukturave që parashikon statusi i ushtarakut dhe për popullsinë civile, për problemet e politraumës.
Është institucion publik shëndetësor që përmbush dhe trajtimin e politraumës në nivel kombëtar që nga viti 1993, ku Spitalit Ushtarak Qendror i jepet statusi “Spital Universitar” dhe emërohet “Spitali Ushtarak Qendror.
Kryeministri Edi Rama me personelin e Spitalit Ushtarak Qendror
Sot ka një reputacion si spital, që pos pacienteve nga e gjithë Shqiperia, këtu gjejnë shërimin edhe te sëmurit nga vendet fqinje. Ky spital sot është i pajisur me mjetet me moderne. Para pak kohësh me prezencën e z. Edi Rama u bërë edhe inaugurimi me mjetet me teknologjinë fundit.
Ka një personel ma të përsosur. Për këtë temë që të shkruajmë na nxiti takimi i këtij kolektivi qe patëm festen e takimit përmbyllës me një mbrëmje festive, gjë qe jam edhe vet punonjëse e këtij institucioni. Patëm festat e fund vitit, manifestimin e krishtlindjeve, dhe vitit të ri.
Është një kënaqësi, kur ky kolektivi i këtij spitali i ka kushtuar vetes së vet një mbrëmje madhështore. Ky lloj manifestimi është në shtetet e Evropës kaherë. Për një moment i harruam të gjitha streset e një viti që po e lëme, shqetësimet që për çdo ditë përballemi ne punëtorët e kësaj qendre me jetë a vdekje!.
Festat nuk janë vetëm argëtim, bashkim, e konsum… Ato kanë një sense me domethënës, janë kujtime të kohës që po kalon, e asaj që i pret, dalim të qeshur argëtues të kujdesur, plot respekt e mirësi kundrejt njeri tjetrit!!!
Pamje e takimit tradicional mbrëmja e vitit Tiranë dhjetor 2017
kushtuar edhe krishtlindjeve dhe vitit te ri.
Spitali Qendror Universitare i Traumës. Është një institucion i rëndësishmen, ku një stafe i tërë nga më të përgatiturit në rangje kombëtare, natën e ditën… është ne shërbime te gjithë aksidenteve e rasteve me madhore traumatike i përberë nga kirurgë, ranimatorë, neurokirurg, ortopedë, anestezistë, instrumentalë dhe infermierë të gjithë të specializuar…
Me një vullnet e shpirt humane, ku shpeshherë duke anashkaluar lodhjen e hallet e familjare, kohën e vonesën… punojnë me pasion e përkushtim… për çdo raste madhor që paraqitet… Puna e ketij është pasqyruar edhe në shumë tragjedi, kombëtare. Në këtë takim të parvjetshëm u shprehen disa mjek dhe personel se, kjo punë çdo vite e me shumë po bëhet me e përkryer, kundrejt pajisjeve eve moderne e bashkohore me një modernizim evropiane fale qeverisë Rama.
Spitali ushtarak i Tiranës u pajis në gushtin qe lamë pas 2017–tës
me mjetet ma te justifikuara dhe më modern.
Prandaj u shprehen dhe theksuan se për këtë fund viti administrata dhe drejtorja e këtij institucioni organizuan edhe këtë mbrëmje për të na mbledhur të gjithëve për tu takuar e argëtuar të gjithë se bashku si një familje e madhe… Ata theksuan se të gjithë se bashku i shërbejmë të njëjtës punë… qe nga pritja, mjekimi e shërimi e deri te dalja nga ky institucion ! Ata në formë kolektive u uruan në mes veti duk e organizuar edhe ushqime pije dhe vallëzime me këngë e valle.
Është një kënaqësi të festojmë edhe ne si bota e civilizuar me drita, shapanije, dhurata dhe fishekzjarre, që edhe populli ynë të jetë sa ma shpejt në gjirin e familjeve evropiane… Një gjë të tillë e meriton sepse, gjuha dhe kultura jonë një kohë u shfrytëzuar në nderimin dhe formimin e kombeve të Evropës dhe më gjerë.
Le të jetë ky urim si mesazh i bashkimit për dashurinë dhe solidaritet për njëri-tjetrin… Le të jetë një mesazh i kujtimeve tona qe kontribuan rilindësit tanë për ta ndërtuar shtetin tonë Shqipërinë, e qe pa drejtësisht Kosova dhe trojet tjera i mbeti brezit tonë ta përmirësojmë, atë padrejtësi shekullore qe na e servuan të huajt në bashkëpunim me tradhtaret e vendit. Le të mbetet ky mesazh qe ta fisnikërojmë shpirtin tonë për respektin, dashurinë, harmoninë, dhe solidaritetin për njëri-tjetrin në përpjekje drejt lirisë kombëtare të bashkuar. Të jemi tri komunitet besimtare shqiptar mysliman, të krishterë dhe ortodoks unik dhe të lidhur me njëri tjetrin. Le ti gjejë kjo ditë e madhe shqiptarët në ditën e krishtlindjeve ma unik se kurrë…
– Armiku me njerëzit e pa ditur shqiptarë, po punojnë në dëmin e kombit, prandaj ti demaskojmë këta tipa duke punuar shkolluar dhe ngritur vetëdijen kombëtare me qëllim të demaskimit të tyre, ku do qe të jenë dhe kush do qofshin në qeveri, institucion, organizatë apo të huaj. Uniteti dhe bashkimi ynë do të jetë fitorja qe kremtet tjera ti festojmë të gëzuar dhe të lirë së bashku.
Foto-reportazh nga Jola Doçi Dibrani, dhjetor 2017