KOSOVËS PO I GODITËN VAJZAT DHE DJEMTË

1
462
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen

IDRIZ ZEQIRAJ

Jemi dëshmitarë të një mashtrimi të madh, madje, deri në tradhti kombëtare. “Bisedimet me Serbinë do të jenë vetëm teknike dhe kurrë politike”, – çirreshin kryeministri Hashim Thaçi dhe lëvriçka Editë Tahiri. Kjo e dyta, pas intrigimeve përçarëse, brenda LDK-së, kinse formoi parti. Në fakt, ajo nuk kishte as kryesi! Por, gjithëçka ishte me porosi. Edita fliste për vizionin e Hashimit dhe u vu në krye të bisedimeve, deri edhe ministre! Ajo ishte marrë nga rruga dhe nuk përfaqësonte askënd. Analisti Bajrush Morina e portretizon besnikërisht: “Plaka politike” e Kosovës, Editë Tahiri, sa herë kthehet nga Brukseli, po na e sjell nga një “sherr” për Kosovën”. Pra, rezultoi se binomi namkeq, Hashimi-Edita, “bisedimet teknike”, i kishin për konsum, ndërkohë që konspironin çështje të mprehta politike, të cilat, assesi nuk ishin në kompetencë të tyre, pa qenë të autorizuar.

Vetëvendosje e vetme në mbrojtje të Republikës

Përjashto disa gazetarë, të gjithë të tjerët heshtnin apo flitnin kafeneve, “pa e bërë të madhe”! E vetmja ishte Lëvizja Vetëvendosje, e cila reagoi në mënyrë të organizuar, dinjitetshëm, në mbrojtje të Republikës, të sovranitetit tokësor të Kosovës. Përleshjet, deri në përgjakje, të vajzave dhe të djemëve të Vetëvendosjes, për t`i denoncuar dhe anuluar marrëveshjet e pista e konspirative të Hashim Thaçit dhe mashtrimet rrenacake e hipokrite të “Plakës politike”, Editë Tahiri.

E njëjta heshtje dhe pritshmëri fatale për Kosovën, pasoi nga subjektet tjera politike të vendit, kur Serbia ngriti çështjen e fshatrave serbe, me synimin për t`i pavarësua në komuna, nepërmjet Decentralizimit. Dhe, Decentralizimin Serbia e realizoi nepërmjet agjentëve të saj në PDK-e dhe AAK-a. Këto dy parti-banda, në mars-prillin 2OO4, organizuan protestat e dhunshme, kundër pleqve e plakave serbe, djegien e shtëpive dhe kishave të tyre, duke i bindur ndërkombëtarët, se Serbia duhet të bëhet hisedare në sundimin e Kosovës. Nga Decentralizimi, duke bërë fshat e komunë, u kalua në Bashkësinë e komunave serbe, përkatësisht, “Zajednica”.

Përsëri ishte Lëvizja Vetëvendosje, ajo që reagoi me demonstrime dhe denoncime faktike, për cënim të Republikës, të sovranitetit shtetëror të Kosovës.

Kosova nuk ka arritur të bëhet shtet i mirëfilltë, deri më tani. Nga pushtimi osman, mbeti nën sundimin serb. Por, kufinj krahinor ka pasur. Dhe, dy pikat referuese, Qafa e Çakorrit dhe Kulla e Zhlepit, kanë qenë të mirënjohura. Të paktën, për tri arsye:
1) Bjelluha, deri në Qafën e Çakorrit, ka qenë vazhdimësi e kullotave të fshatrave të Rugovës, kurse Kulla e Zhlepit, vazhdimësi e pyjeve, të fshatrave Radavc, Jabllanicë…
2) Si Qafa e Çakorrit, ashtu edhe Kulla e Zhlepit, janë një ndarje e prerë të fshatrave malazeze dhe shqiptare. Madje, kjo hapësirë tokësore, të paktën, për tej dy shekujve, me mbamendje të përcjellur ndër breza, është shfrytëzuar vetëm nga shqiptarët. Të gjitha të tjerat, përfshi deklarimet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Isa Mustafës, me lakejt e tyre, janë gënjeshtra e pallavra, që duan ta shpëtojnë presidentin aktual, nga akuza e bazuar e tradhtisë kombëtare.
3) Kufiri aktual është krejt i panatyrshëm, sepse shmangë vijën kufitare ekzistuese, për maje-maleve dhe zbret poshtë, në pjerrësinë e shpatit!

Ndërsa, ndërkombëtarët nuk kanë “haber”, lidhje me kufinjtë në fjalë. Këmbëngulja e tyre do të ishte bajate, në mos idioteske, hiç fisnike, sikur pushtetarët e Kosovës, të mos ngulmonin në ratifikimin e vijës kufitare aktuale, duke u betuar se “Kosova nuk humb asnjë milimetër tokë”!?!

Lëvizja Vetëvendosje, e cila, kryesisht, tubon dhe përfaqëson rininë, të ardhmen e Kosovës, sërishmi, u ndodh në ballë të kundërshtisë, për ta ruajtur Republikën, territorin tokësor nga tjetërsimi, nga falja fqinjit verior, Malit të Zi. Në mbrojtjen ngulmuese të një të drejte absolute, Lëvizja Vetëvendosje u përgjak, u përndoq, u burgos, deri në viktimizim, duke e pësuar me jetë, aktivisti i devotshëm i saj, studenti-absolvent i Fakultetit të Mjekësisë, Astrit Dehari, i cili u bë “Kurban i Demarkacionit”.

Arrestimet dhe dënimet e Vetëvendosjes, rutinë e pushtetarëve

Dalja në skenë e Lëvizjes Vetëvendosje, tej një dekade më parë, me përbërje, kryesisht, brezin e ri të shkolluar, është pritur me shqetësim e keqdashje, nga partitë veterane, mbizotëruese të skenës politike. Kjo Lëvizje fjalët i shoqëroi me veprime, për të denoncuar dhe penguar batakçillëqet kundër Republikës, në dëm të popullit të Kosovës. Arrestimet, burgosjet, dënimet e aktivistëve të Vetëvendosjes, ishin rutinë e krerëve qeveritarë.

Së fundi, Gykata dënoi me burg, me akuzën – terroristë -, katër aktivistët e devotshëm të Vetëvendosjes: Frashër Krasniqi, Adea Botusha, Atdhe Arifi, Egzon Haliti. Dhe, vetëm pak ditë më vonë, Gjykata arrestoi dhe procedoi me paraburgim, me akuzën – hedhje gazi në Kuvend -, anëtarët e Kryesisë dhe deputetë të Vetëvendosjes: Albin Kurtin, Donikë Kadaj-Bujupaj, Albulenë Haxhiun, Faton Topalli. Këto dënime dhe arrestime, janë tendencioze dhe tërësisht politike, sepse aktivistët e shenjestëruar të Vetëvendosjes ishin, gjithëherë, në mbrojtje të Republikës, në mbrojtje të hapësirës tokësore të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje dhe i gjithë populli i Kosovës, është provokuar nga banda shtetërore, në tri çëhtjet madhore: me ndarjen e Veriut të Mitrovicës; “Zajednicën” dhe Demarkacionin. Për të tria rastet, veprimet e qeveritarëve janë të fshehta, konspirative dhe, pasi bëhen “fait acopli”, fakt i kryer, kërkojnë legalizimin, ligjësimin e tradhtisë së tyre, nga Parlamenti, populli.

Pushtetarët bythë-laskuriq të djeshëm, bosa të sotëm

Është në rrjedhën logjike kundërshtia e vendosur dhe gjithë sakrificë e aktivistëve të Vetëvendosjes. Sepse ata janë të rinj të shkolluar, por, pa punë të siguruar, pa përspektivë për të ardhmen, nën sundimin korruptiv e kriminal të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinaj, të cilët, me tendera, haraçe e hajni zyrtare, janë bërë milionerë, pa ju thënë kush “puna e mbarë”, bythë-laskuriq të djeshëm, bosa të sotëm. Kjo bandë ka depozituar pasuri edhe për shumë breza të tyre familjarë, ndërkohë që, të rinjtë e Kosovës përballën me vështirësi ekonomike, për të mbijetuar! Andaj të gjitha reagimet, veprimet e Vetëvendosjes, për ta parandaluar legalizimin ligjësimin e tradhtisë pushtetare, kanë qenë dhe mbetën, plotësisht, të përligjura.

Kundër-përgjigja e “dhunshme” e Vetëvendosjes, është e përligjur, në raport me provokimin e rëndë shtetëror e qeveritar. Vota e popullit, në mbështetje të Vetëvendosjes, e provoi këtë të vërtetë. Ishte një reagim i imponuar, për ta mbrojtur Republikën nga bastardët, hafije në shërbim të shteteve armike të Kosovës tonë. Sot, Kosovës po i goditën vajzat dhe djemtë, e ardhmja e saj, sepse ata janë të vendosur, për ta mbrojtur Republikën, tërësinë e saj, pasuritë e saj, edhe pse korrupsioni, hajnia zyrtare e pushtetarëve kriminelë, nën maskën e privatizimeve, ka abuzuar dhe përvehtësuar shumë nga pasuritë e brezave shqiptarë.

Jo linçime, por debat demokratik brenda-partiak

Lëvizja Vetëvendosje duhet ta tejkalojë krizën aktuale, si rrjedhojë e instalimit të një ideologjije, anakronike për kohën. Thirrjet e kuadrove me përvojë, si ajo e ish-Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi, me shokë, duhet dëgjuar. Me zotëri Kurteshin jam njohur dhe kemi punuar në Ministrinë e Informacionit në Gjenevë, në vitet `90-a. Ai është i matur dhe këtë e ka dëshmuar kur mbante postin e lartë. “Gabimet janë njerëzore dhe duhet menaxhuar me urtësi”, – porositë ish-burgaxhiu politik, Kurteshi. Këtë mendim e ndajnë të gjithë ata, që ia duan të mirën Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kosovës.

Përjashtimi aktivistes të zëshme, Aida Dërguti, për arsye të një shprehje, në afekt e sipër dhe zemërplasur, për plasaritjet parimore, brenda Vetëvendosjes, “e papranueshme gjithsesi”, siç e vlerëson, realisht, Aida, nuk është zgjidhje. Në vend të përjashtimit, fort të gabuar, duhej të fillonte debati brenda-partiak. Linçimet nuk e madhojnë, përkundrazi, e zvogëlojnë Vetëvendosjen.

Metoda linçuese ndaj aktivistes dinjitoze e me kurajo qytetare, Aida Dërguti, më ngjason me linçimet në Shqipëri, në vitet `70-a, kur për dy-tri arka portokaj të kalbur, në një magazinë, ministri i Tregëtisë Kiço Ngjela dënohej më 25 vjet burg të rëndë, në Burgun e Burrelit. Ose, anëtarët e Byrosë Politike, Abdyl Këllezi e Koço Theodhosi, për diç të ngjashme, ekzekutohen.

Vetëvendosje, në bashkërrugëtim me LDK-në, shpresa e së ardhmes

Akuzat e shtuara ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, nga eksponentë të partisë-bandë, PDK-së, si Gani Koci, i cili kërkon “të shpallet organizatë antikushtetuese”, Lëvizja Vetëvendosje, apo Blerand Stavileci, e quan “terroriste”, flasin për frikën që ka PDK-ja, nga begatimi i Vetëvendosjes me anëtarësi. Shtrohet pyetja: Pse këta zotërinj, të cilët militojnë në një parti të krimit vrastar dhe të hajnisë zyrtare, nuk kërkojnë shpalljen e paligjshme të PDK-së, e cila, me SHIK-un e saj kriminal e terrorist, ka ekzekutuar 1.800 shqiptar të pafajshëm?!

Është koha që Lëvizja Vetëvendosje të këndellët, ta kalojë krizën e pritur. Ajo nuk duhet dhe nuk guxon ta lërë Kosovën në duart të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinaj dhe bandave të tyre, të etura për krime dhe pasuri.

Është skandaloze renditja e Lëvizjes Vetëvendosje përkrah partisë-bandë, AAK-së, në rivotimin për kryetar komune, në Istog, më 17 dhjetor 2017! Aktivistët e Vetëvendosjes, përkatësisht, anëtarësia e saj, nuk duhet t`i bindën këtij urdhëri të nxituar, të pamatur dhe hiç real. Ata “nuk duhet ta zbatojnë “amanetin e keq”, siç porosiste dikur, i burgosuri politik, në ishullin Golji Otok, mullah Zekë Bërdynaj.

Anëtarësia e Lëvizjes Vetëvendosje duhet ta bashkojë votën me sivëllezërit e tyre opozitarë të LDK-së. Dhe, po të ndodhte kjo edhe më parë, do të përfitonin shumë reciprokisht, ashtu siç ndodhi në Prizren spontanisht dhe në Vushtëri zyrtarisht.

Lëvizja Vetëvendosje është shpresa e së ardhmes, e cila, në bashkërrugëtim me LDK-në, në pritje për t`u reformuar, do ta konsolidojnë Republikën e Kosovës, aq shumë të përdhosur dhe të përtokur, nga partitë-banda, përgjakëse të popullit të Kosovës.

1 KOMENT

  1. O kotesire,

    Kufirin nuk e percaktojne kullosat por dokumentet!!!

    Me kesi shkrime idiotike i devalvon te gjitha shkrimet tjera.

    po te citoj: ”
    1) Bjelluha, deri në Qafën e Çakorrit, ka qenë vazhdimësi e kullotave të fshatrave të Rugovës, kurse Kulla e Zhlepit, vazhdimësi e pyjeve, të fshatrave Radavc, Jabllanicë…
    2) Si Qafa e Çakorrit, ashtu edhe Kulla e Zhlepit, janë një ndarje e prerë të fshatrave malazeze dhe shqiptare. Madje, kjo hapësirë tokësore, të paktën, për tej dy shekujve, me mbamendje të përcjellur ndër breza, është shfrytëzuar vetëm nga shqiptarët.
    3) Kufiri aktual është krejt i panatyrshëm, sepse shmangë vijën kufitare ekzistuese, për maje-maleve dhe zbret poshtë, në pjerrësinë e shpatit!”

    1. TI PO THUA SE KULLOSAT JANE KUFIJ!!!
    2. NUK KA KUFIJ PREJ DY SHEKUJSH, POR KA KUFI TE NNDRYSHEM MBRENDA KETYRE DY SHEKUJVE… PERNDRYSHE PARA DY SHEKUJVE KREJT KETO TERITORE ISHIN PRONE OTOMANE.
    3. KUFIJT JANE JONATYRAL GJITHMONE SEPSE KUFIJT I BEJNE NJEREZIT ME FORCE USHTARAKE E JO NATYRA… NATYRA NUK KA KUFIJ!!!

    Kete kufi qe po demarkohet e kane bere shteti i Serbise ne kuader te ish RSFJ-se… ndersa neve edhe malazezeve nuk na ka pyet askush asgje. Hera e pare qe ne po kemi mundesi te bejme kufi eshte pasi qe USA e qliroi Kosoven. Perndryshe nese ato toka i konsideron historikisht SHQIPTARE… atehere le te merr SHQIPERIA.

Komentet janë mbyllur.