Debat me Ben Dritonin dhe Maks Delinë

0
500

Nga Sali Leka

Fjalët debat dhe debatim nuk janë shqip, por përkthehen: bashkëbisedoj, bashkëbisedim.
Edhe fjalët replikë, replikoj, nuk janë shqip, por përkthehen: kundërshtoj, kundërshtim.

Unë sot nuk u bëj kundërshtim Benit dhe Maksit, por do të debatoj, do tu tregoj: Kam botuar katër libra, jam njohur me shumë lexues por Benin dhe Maksin nuk i njoh. Me lexuesit me vullnet të aftësuar për letërsinë dhe kulturën zhvilloj takime letrare artistike në Tiranë, Durrës, Shijak, Kavajë, Elbasan, Krujë dhe Lezhë. Takime me tregime dhe poezi me kujtime dhe festime të evenimenteve dhe ngjarjeve nga puna e madhe për letërsinë me shokët dhe shoqet e mia.

Në muajin mars 2018 do të festoj tremujorin e botimit të tregimit “Burgosja mizore e kulturës shembullore”. U botua në dy gazeta. Zotërinjtë e nderuar Ben Dritoni dhe Maks Delia kanë bërë dy komente për tregimin, komente me fjali që mua më kanë mahnitur. Botimi i tregimit “Burgosja mizore e kulturës shembullore” mua më ka gëzuar dhe suprizuar. Nuk e prisja botimin, për arsye se veprat e mia letrare janë me tregime të vërteta dhe kundër padrejtësive, ligësive,dhe aferave korruptive, por sot shumica e gazetave janë ngritur dhe funkisonojnë me afera korruptive, duke botuar çdo ditë gënjeshtra, spekulime dhe falsifikime të rëndomta.

Kurse televizonet janë zhytur në pellgun e korrupsionit, janë katran skurrik dhe ftojnë nëpër studio gënjeshtarë zuzarë spekulantë injorantë, obskurantë mostruozë pa vlerë. Por i reklamojnë, i ngrejnë lart sikur fluturojnë në atmosferë.

Të nderuar Maks Delia dhe Ben Dritoni. Duhet ta dinë të tërë, zuzari kusari dhe gënjeshtari nuk del kurrë kundër zuzarit, kusarit, gënjeshtarit, por vdes dhe e merr mëkatin në varr. Tregimet e mia janë me demaskime të forta kundër zuzarëve kusarëve, gënjeshtarëve shtrembaluckë dhe redaksitë e gazetave zuzare dhe kusare langare as I kanë botuar as i botojnë demaskimet e drejta kundër keqbërësve. Sistemi mediatik në Shqipëri nuk demaskon keqbërës langarë dhe akoma më keq sajon keqbërës imagjinarë ashtu si Enver Hoxha që sajonte armiq e tradhëtarë edhe në fund të detit.

Sot në Shqipëri fatmirësisht për lexuesit e arsimuar të kulturuar mendimtarë vizionarë fisnikë të admiruar ka edhe gazeta të pastra qelibarë dhe botuan tregimin “Burgosja mizore e kulturës shembullore” me demaskime kundër zuzaristëve të qelbëzuar, kusaristëve të rafinuar dhe gënjeshtaruckëve të zgërdhecur të gëlbocur.

Ky tregim i botuar në faqet e dy gazetave dinjitoze prestigjioze me etikë dhe kulturë të admiruar është nga libri “Shkrimtarët në skëterrin e diskriminimit komunist”, që jam duke shkruar.

Në ato vite të muzgut redaksitë e gazetave ishin zuzare dhe mizore të tmerrshme, armike të egra të shkrimtarëve të kulturuar, liberalistë, modernist të provuar të dalluar, humanistë dhe demokratë iluministë të betuar. Fatkeqësisht, edhe tani mjaft redakisi gazete janë kthyer në kusare langare të pista dhe nuk botojnë asnjë ngjarje macabre asnjë masakër të llahtarshme që kanë shkaktuar ingranazhet monstruoziste të diktaturës komuniste antihumaniste, e komanduar nga klika e tërbuar enversite-ramiziste.

Në tregimin me titull “Burgosja mizore e kulturës shembullore” janë treguar shumë pak episode rrënqethëse, shumkë pak përballje të tmerrshme me ingranazhet macabre të censurës së pamëshirshme kundër shkrimtarëve poetëve dhe dramaturgëve të dituruar me drama teatrale të dobishme për jetën njerëzore dhe me vepra letrare të mrekullueshme të mahnitshme shembullore.

Në krahasim me gënjeshtrat që botohen tregimi “Burgosja mizore e kulturës shembullore” ka vlerën e një libri voluminoz. Aktualisht vazhdon botimi i trillimeve neveritëse për të sajuar një plejadë shkrimtarësh të vuajtur të përndjekur por që në fakt ishin zuzaristë të preferuar dhe të favorizuar nga Byroja Politike, kupola e krimeve, më në krye kthetrat e klikës enveriste-ramiziste.

Shqipëria kishte dhe ka lexues me vullnet të aftësuar të arsimuar të kulturuar, por nuk i dinë masakrat mizoriste të Shqipërisë Socialiste se janë dizinformuar nga botimi i shtrembërimeve dhe i falsifikimeve monstruoze i gazetave langare demagoge lapanjoze. Unë nuk jam dëshpëruar nga mosbotimet e censurës dhe katrahurës makabre as nga burgosjet dhe persekutimet e tmerrshme të Diktaturës mizore kundër intelektualëve të kulturuar dhe shkrimtarëve të talentuar me vepra letrare artistike të mrekullueshme shembullore dhe të dobishme jetësore. Për çdo tragjedi që ka ndodhur në vitet e shkretimit komunist, unë nuk kam vajtuar me lotë syu por me lotë shpirti. Lotët e shpirtit të forcojnë të vitalizojnë dhe të mbushin me aftësi dhe guxim për të kujtuar ngjarje rrënqethëse dhe për të festuar evenimente dhe data jubilare jetike eposike.

Nga puna e madhe voluminoze, bashkë me shokët me kontribut të çmuar unë kam shumë data që nuk harrohen për t’u festuar. Tani mu shtua edhe dita e botimit e tregimit “Burgosja mizore e kulturës shembullore”. Ashtu si ky tregim kam dhe 5500 tregime për tu botuar, për të bashkëbiseduar me debat jetik por redakistë e gazetave të sotme janë mbyllur në skurik dhe i fshihen publikut, nuk hapin rubrika speciale letrare artistike, as bëjnë emsione eposike me debat të hapur mediatik, me vizion human të kulturuar demokratik.

Unë bashkë me shokët e shoqet e mia kemi bërë punë të madhe, punë të shkëlqyer, por të pashpërblyer nga mizorizmi obskurantist i klikës enevriste-ramiziste. Enveri dhe Ramizi sot nuk jetojnë por veprojnë zuzaristët dhe zgëdhecët e tyre. Këta zuzaristë gëlbockë i kanë zgjatur kthetrat e pista të infektuara nëpër redakistë e gazetave televizone, por edhe në dikasteret e shtetit.

Ministria e Mirela Kumbaros nuk ka gërshërë me ua shkurtuar kthetrat e qelbëzuara zuzaristëve të dekadës së dytë të shekullit XXI. Kjo ministri e tëra e kalbëzuar që nga viti 1992 ka shpenzuar fonde monetare kolosale dhe ka ribotuar librat e shkrimtarëve të preferuar nga kasta e Byrosë Politike komuniste. Kjo kastë mizoriste e egërsuar si ujqërit e tërbuar ka burgosur torturuar dhe përndjekur tmerrësisht 125 shkrimtarë dhe 750 intelektualë.

Këto fakte konkrete që tregova në këto pak rreshta janë masakrat e vërteta të komunizmit dhe nuk janë llomotitjet, mysibeckat gumëzhitjet dhe zhgarravitjet e K. Dervishit dhe D. Kaloçit në faqet e librave “Shkrimtarët dhe artistët nën diktatin komunist”, “Kadareja i denoncuar” dhe “Kadareja në 101 dokumentet e pallatit të ëndrrave”.

Në tregimet e këtyre librave nuk ka asnjë fakt konkret, asnjë emër shkrimtari të burgosur për letërsi moderniste disidente liberaliste, por ka tërkuzë me gëlbocka, jargosje, shtrembërime dhe falsifikime galopante të Dervishit dhe Kaloçit.
Të nderuar M. Delia dhe B. Dritoni, në muajin mars 2018 kontaktoni me cel. 0683855304, për të ardhur në Tiranë dhe për të festuar së bashku tremujorin e botimit të tregimit “Burgosja mizore e kulturës shembullore”.

Çdo javë dhe çdo muaj të vitit unë e kam të mbushur me evenimente të përzemërta që kujtohen dhe përjetohen dhe përcillen me shumë vullnet dëshirë shpirtërore dhe me vitalitet solid sublim, me gëzim e admirim.

Tiranë dhjetor 2017