NË PËRURIMIN E DY VEPRAVE TË SHKRIMTARIT RRHAMAN HYSENI

0
564

Në Institutin Albanologjik të Prishtinës, e premte, më 15 dhjetor 2017.

Shkruar nga Lulzim Hajdari

Rrahman Hyseni lindur e rritur ne Medvegjë, në një copë e tokë Sshqiptare, që ende lëngon nga mungesa e lirisë, e si pasojë po braktiset gjithnjë e më shumë nga banorët e asaj treve shumë të rëndësishme për ne, që ka bërë histori ndër shekuj, dhe poetit e prozatorit Rrahman Hyseni nuk i kalon dot pa ue theksuar në vargjet e tij, duke derdhur mallin, dashurinë, dëshirën për ta parë të lirë e të bashkuar me copat e tjera vendlindjen e tij. Kjo është shumë e rëndësishme, për këtë e theksova pa hyrë në dataje dhe në temën e ditës së sotme, për çfarë jemi mbledhur ose tubuar në këtë “dasmë”, ku “dhëndër” është shkrimtari që e kemi këtu para nesh e me ne, e dy nuset e tij.

Romani “Misteret e një dashurie”, që pata fatin ta marrë vetë nëpër duar pa dalë ende në dritë, për mua është shumë i veçantë dhe me një stil të mirëfilltë, ndoshta në aparencë i thjeshtë, por gjithmonë thjeshtësia. natyralja dhe e mira kanë qenë mbi gjithçka që fusha e artit dhe letërsia në përgjithësi ka sprovuar autorë të ndryshëm, si tek ne, por edhe te ata botërorë.

Për Rrahmanin nuk duhen shumë fjalë, shumë komplimente, sepse unë e ju besoj e ndjekim çdo ditë si në portale të ndryshme elektronike, si në TV të ndryshme, gazeta, faqen e tij në fb, që është shumë aktiv me krijime, mendime, analiza, ku po e përsëris prapë, me shpirt të plagosur për atë tokë, ku Rrahmani është lindur, dheqë nuk është sot e lirë.

Romanin, nuk e di nëse e keni lexuar, por dua të theksoj se ka veçoritë e tij, se aty është dhe stili dhe idejimi ku e ndajnë dhe e klasifikojnë një krijues nga një tjetër, s’po them nga vlerat, por nga mënyra se si shkruan. Aty është vetvetja, ku të përplas me lloj- lloj imazhesh, figurash, komplikacionesh, personazhesh të vuajtur, dashuri të ndërprera, dashuri që rilindin, por dhe me mistikat e legjendave tona dhe emrave popullorë, qe i sjell në formën e folklorit. Një prozë që të mban pezull deri në fund e kur ta mbarosh thua, se mos, vallë për mua vlen shumë dhe i uroj Rrahman Hysenit shumë mbarësi dhe suksese të tjera në vijim.

Rrahmanin kam disa vite që e njoh. Ai nuk është vetëm krijues, nuk është vetëm poet, nuk është vetëm analist i shumë e shumë çështjeve, si patriotike, edhe krijuese, nuk është ky Rrahman që e shikoni këtu, por është shumë e shumë më i madh, në ato që flet edhe vetë Zoti. Ai motivon, promovon dhe ndihmon shumë edhe autorë të rinj, që në katër a pesë veta kam qenë edhe unë dëshmitar. Pra ai është një bëmirës, në kuptimin e mirë të fjalës më zemër të madhe. Mund të thoni ju se erdhe ti nga Kukësi e të na tregosh për Rrahmanin, por unë këtë konsideratë kam për të.

Ju e keni parë edhe në përmbledhjet disa librave me shumë autorë, si kjo e “Nenës”, .. ku dashurinë e tij ndaj saj e kemi ndjerë në shumë e shumë krijime, në shumë biseda e momente kur kemi qenë me të, e për këtë them që Rrahmani meriton shumë më shumë. Duke i uruar suksese dhe jetë të gjatë, se kjo ka shumë rëndësi për të na sjellë vepra të tjera, ide pozitive dhe shembuj pozitivë si një qytetar i nderuar. Ju faleminderit edhe juve për durimin që patët për të më ndjekur.

Dërgoi për publikim, Zymer Mehani