“SKANDALI” TAHIRI! SHASHKA POLITIKE E RADHËS!

0
1612

AV. XHABIR ZEJNUNI

Përmbajtja.
1. Kronologjia e “skandalit”.
2. Transkriptime ku përmendet Saimir Tahiri.
3. Transkriptime ku përmendet makina AUDI me targë AA003GB.
4. Objeksione.


1. Kronologjia e “skandalit”.
– 12 tetor. Pas 4 vite hetimesh, Prokurorja (P.M), Loredana V.K. Pezzino, dorëzon “Dosjen Habilaj” pranë Gjykatës së Catanias.
– 13 tetor. Kopia konform origjinalit, është firmosur dhe vulosur nga kancelarja e Gjykatës së Catanias, Gaetana Terranova.
– 16 tetor. Lulzim Basha shkruan në FB se “Policia italiane arrestoi sot kreun e një grupi të trafikut të drogës nga Shqipëria, Moisi Habilaj. Audi i famshëm i ministrit Tahiri, përdorej pikërisht nga ky që sot u arrestua në Itali”.
– 17 tetor. Lulzim Basha deklaroi se “Shqipëria ndodhet para shpërthimit të një skandali me përmasa historike, përsa i përket krimit të organizuar dhe lidhjet e tij me Qeverinë. Mosi Habilaj njihet po kështu edhe si kushëriri i Saimir Tahirit”.
– 17 tetor. Lulzim Basha publikon në FB e tij, DOSJEN Habilaj-Tahiri.
– 17 tetor. Lulzim Basha deklaron në FB e tij: “I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të MOS takohet me të dyshuarin Saimir Tahiri, por të veprojë pa vonesë për ta vënë atë para përgjegjësisë penale”.
– 17 tetor. Tahiri i kërkon takim Llallës, i cili ja refuzon këtë takim!
– 19 tetor. Prokuroria e Krimeve të Rënda, kërkoi nga Parlamenti “Heqjen e imunitetit dhe më pas autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit”. Prokurori Hajdarmataj, deklaron se “Procedimi penal është regjistruar me datën 17 tetor”, me akuzën “Trafikim i lëndëve narkotike, i kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal si dhe për veprat penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë”.
– 19 tetor. 1800 faqet e Dosjes Habilaj, i përcillen Ministrisë së Drejtësisë.
– 19 tetor. Lulzim Basha deklaron se “Paratë e drogës, siç dëshmojnë përgjimet italiane, janë përdorur për blerjen e votave”!
– 20 tetor. Kuvendi nuk i heq imunitetin Saimir Tahirit.
– 20 tetor. Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj deklaron se “Prokuroria e Shqipërisë, kërkoi material në rrugë ligjore nga drejtësia italiane dhe duke ju referuar materialeve, ka nisur procedimin ndaj Tahirit, i cili shihet si i implikuar”. Kemi një material, që është administruar në Prokurori me datën 19.10.2017, i cili ka qenë në gjuhën italiane dhe po vazhdojmë përkthimin e tij. Kemi përkthyer momentet ku implikohet deputeti Tahiri”!
– 23 tetor. Saimir Tahiri publikon në FB e tij, Deklaratën Penale nga Italia (të dorëzuar brenda 24 orëve nga kërkesa!), nga ku ai nuk rezulton i hetuar. (Deklarata ka disa mangësi!).
– 2 nëntor. Ministria e Drejtësisë përfundon përkthimin e Dosjes HABILAJ prej 1800 faqesh(!) dhe ja kalon Prokurorisë.


2. Transkriptime ku përmendet Saimir Tahiri.
Florjani (Habilaj) thotë se ka shkuar në Tiranë, sepse “… Kapoja i madh… kishte dashur që ta takonte dhe se gjatë këtij takimi ai i kishte thënë se për… situatën… ”ishte çështje orësh dhe“… “më ka thënë të mos preokupohesha, pasi ishte çështje orësh…”. (35).
Në një bisedë telefonike, Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj flasin në lidhje me “… Kapon e madh…”, por pa i përmendur emrin! (36).
Personat ankohen se nuk kanë para as për t’u kthyer në Shqipëri. (46).
Në mbrëmjen midis 24 dhe 25.10.2013, Rojet e Financës (GDF) sekuestruan 1650 kg hashash me vlerë 2 milion euro.
Me datën 26.10.2013, Sabaudini i thotë Moisiut në makinë: “Mos u preokupo sepse do e provojmë përsëri… dreqi e marrë…do marrim borxhe”. (46).
Me datën 23.10.2013 në orën 10.31, Mosi Habilaj hypën në makinë dhe thotë: “O Zot… pse na ke ndëshkuar kaq rëndë”? (58).
Moisiu i thotë Sabaudinit se ka marrë dy bylyzykë për gruan e Saimirit dhe një për mamanë e tij, të cilët i kanë kushtuar 2000 euro. (98).
Moisiu dhe Sabaudini (Sabi) flasin për një njeri të pushtetshëm me emër “Saimir Tahiri (deputet në Shqipëri)”, njeri i politikës. Moisiu thotë se “Ka më shumë se ne ai”. Sabi replikon se Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozicionit), por nuk beson se ka më shumë para se ata.
Moisiu llogarit se Saimiri në një muaj ka bërë minimumin 5 milion euro. Sabi thotë se ai paratë i humbet/lën në fushatën elektorale dhe se atij nuk i mjaftojnë as edhe 20 milion euro në fushatën elektorale. (100).
Habilaj dhe Celaj bisedonin në lidhje me fitimin prej 400 mijë eurosh që do vinin nga shitja e 300 kg marijuhanë, me anë të të cilave do lanin disa borxhe, përfshirë edhe ato kundrejt Shtetit shqiptar. (138).
Habilaj i thotë Celajt se ndër 1.670.000 eurot që do mbledhim, 1 milion janë borxhe. (146).
Me datën 28.02.2014, në orën 18.08, Roja e Financës ndërhynë në një kapanon, ku arrestuan Giuseppe Conan dhe Maurizio Giacomo Garibaldin dhe sekuestruan 15 thashë me 253.9 kg marijuhanë dhe në dy makina të tjera sekuestruan 17.8 dhe 18 kg marijuhanë. (167).
Me datën 02.03.2014, Habilaj dhe Celaj biseduan për të futur në Itali një ngarkesë tjetër, për t’i bërë ballë humbjes së disa ngarkesave në Itali, duke ju kërkuar furnizuesve të tyre që të ulnin çmimin e marijuhanës me 150 euro për kg. (191).
Gjithashtu, gjatë një bisede që lidhej me borxhet e tyre ndaj ortakëve në Shqipëri, Habilaj dhe Celaj i referoheshin përsëri qartësisht një shume të hollash që i kishin një farë Saimiri, duke aluduar për kushëririn e tij Saimir Bashkim Tahirin. (193).
Sabi thotë: “Cfarë përgjegjësie është puna e tjetrit”
Moisi Habilaj thotë: “Mendo pak ti… përveç borxheve që kemi…30 duhet për t’ja dërguar “Saimirit”…. (194).
Nezari flet për Saimirin, të cilit duhej t’i shkruante në orën 15. (368).
Nezar thotë: “Tek Saimiri”… tani ka shkuar të marrë një pesëdhjetëshe i kam thënë unë “çfarë jam unë”? (383).


3. Transkriptime ku përmendet makina AUDI me targë AA003GB.
Përmendet se Habilaj dhe Celaj kishin arritur në Siçili me makinën Audi A8 me targë AA003GB me pronar Saimir Bashkim Tahirin, Ministër i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë. (Shënim poshtë faqes 194).
Në këto rrethana, përveç se i dorëzuan Angelo Busaccas Fiat Pandën me targë EM734WR dhe morën Audin A8 me targë AA003GB me të cilën me datën 24.02.2014 kishin arritur në Siçili, këta të dy takoheshin me bashkatdhetarin e tyre kamionistin Melo, të cilit i dorëzonin të holla, që ai duhej t’i transportonte për llogarinë e tyre në Shqipëri. (205).
Gjatë një verifikimi pranë Autoriteteve Portuale të Levante të Barit, rezulton se Makina Audi A8 me targë AA003GB, ishte regjistruar me biletën 123551973 (208).


4. Objeksione.
Në dosjen Habilaj, Prokurorja (P.M), Loredana V.K. Pezzino, shkruan se “Vlen të theksohet se është sigurisht më e madhe vlera probatore e një dialogu, aty ku duke folur është i njëjti person, përkundrejt të të cilit përdoren në çelës indiziant afirmimet e marrura”.
Po ashtu, “Kur dy apo më shumë subjekte, i referohen një personi të TRETË, duke biseduar mbi faktet penale me rëndësi në ngarkim të tij, njësoj duhet të konsiderohet e lartë vlera probatore e këtij përgjimi, përjashtuar rastin kur bashkëbiseduesit ishin në dijeni që ishin duke u përgjuar dhe kërkonin të krijonin prova falso në ngarkim të personit të tretë dorëjashtë këtij bashkëbisedimi, ose mburreshin”. (8).
Përkthimet e përgjimeve nga shqipja në italisht (dhe anasjelltas), janë skandaloze.
Grupi i Habilajt, më parë u hetua në Itali dhe pastaj u arrestua.
Në Shqipëri, Saimir Tahirin kërkuan që ta arrestonin dhe më pas ta hetonin
Me 19 tetor, Saimir Tahiri ishte i ftuar tek emisioni OPINION i Blendi Fevziut. Ishte shumë i shqetësuar. Nuk i vihet faj, duke qenë se ai në studio shkoi pa lexuar as edhe një faqe të Dosjes Habilaj (përveç pjesëve ku ishte emri i tij!). Në rast të kundërt, qetësia e tij do kishte qenë për t’u admiruar nga teleshikuesit. Por, akoma më mirë do kishte qenë nëse ai nuk do merrte pjesë në emisionin në fjalë (…..).
Në bazë të hetimeve, rezulton se Banda Habilaj kishte dështuar të shumtën e rasteve në trafikimin e drogës në Itali, duke qenë se Rojet e Financës i përgjonin vazhdimisht ata dhe ju sekuestronin materialin. Nuk kuptohet kështu se nga i merrnin ata paratë që t’i jepnin Tahirit 5 milion euro në muaj, duke qenë se akuzoheshin për bashkëpunim.
Me 17 dhjetor, Prokuroria e Catanias, njofton se hetimi “Rosa dei venti” rreth trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë, është mbyllur zyrtarisht. Në listën prej 15 të hetuarve, nuk rezulton emri i Saimir Tahirit.
Përsa më lart, ky proçes ka ngjyrë politike dhe jo juridike.
Ose jemi para shashkës së radhës së “ortakërisë politike”. Por, jo e fundit. (……)!!!