“BUBULLIMË” NË KUVEND!!!

0
1804

MONA-LIKJA

AV. XHABIR ZEJNUNI

U ndez flaka, u ba hataja,
plot me tym u mbush mejhana,
krisën brrylat, plasën grushtat,
kush ma par n’podium me kuvendue.

Nji sokolesh shpejt n’turmë u dallue,
n’mbrojtje t’Kushtetutës tuj bubullue,
ç’a kish n’dur e n’kamë tuj i lshue,
as çizmet e lustrume me i kursye.

Vrrik n’fyt ju sul t’parit t’sofrës,
fort tuj gjimu e tuj u hakërrue,
mos luj shah e dam Zotni me mue,
ndrro ti lojën sa nuk je vonue.

Her majtas e her djathtas ti tuj shkue,
pazareve gjithmonë tuj ju devijue,
harrove shpejt, bashkë sa jem mundue,
begatinë tonë kush mos me e cënue.

Mos guxo ma me m’u hakërrue,
frikën s’ma kall hiç ti mue,
se nuk jam Mona e piktor Da Vinçit,
por jam Mona e sokol Ilirit.

Ndigjoji ti pra kshillat e mia,
pazaret sa ma shpejt me i sistemue,
mos harro edhe t’fundit fjalë,
shum prej meje tash ke me shikue.
XH. Z.