Emancipimi dhe zhvillimi i femrës shqiptare synim i evropianizimit të kombit!

0
1244

Shkruajnë: Luan-Asllan dhe Jola Doçi Dibrani

Sot bota ka arritur të hedh hapa gjigantë në zhvillimin e gjinisë femërore! Ajo sot gjendet ne pozicione për krah burrit. Po ta bësh një analizë në Shqipëri, Kosovë dhe pjesët tjera ballkanike të banuara me shqiptarë hasim në skena të pabarabarta të gjinisë femërore shqiptare !!!

– Gruaja është fillimi, vazhdimi, fundi, urrejtja, dashuria, mirësia, përkrahja dhe sakrifica, e zhvillimit njerëzor në etapa të ndryshme, sa do bota që të eci përpara, femra është dhe do të jetë e “përshkallëzuar si shtresë e persekutuar” edhe tek populli ynë. Përse?. Vete misioni i saj dhe shpirti human e bëjnë skllave të vetvetes e kundrejt të tjerëve edhe tek popujt tjerë, por e theksuar është edhe tek shqiptarët me tretmane të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, por edhe në visar tjera te banuara me shqiptarë…

Femra kudo është shtylla kryesore e shoqërisë qofte ne një sistem shoqëror të zhvilluar apo të pa zhvilluar…

Fokusimi i saj në shoqëri nga respekti, përkrahja ndihma, dhe paragjykimi është shumë me i madh në mes femrash se sa tek meshkujt ne relacionin e egoizmit.

Ato nga pasiguria e aftësisë së vet, janë vete mosbesuese dhe vlerësuese e vlerave qe mbartin brenda vetes. Këtu qëndrojnë shumë në shkallë më të mirë femrat që jetojnë në Shqipëri se sa në Kosovë dhe viset tjera. Rol vendimtar këtu është se shkollimi ka rënë, prandaj bota e femrës shqiptare mbetet jashtë koniozave të botës së zhvilluar. Aty ku është femra e emancipuar dhe e shkolluar ai shtet është i zhvilluar. Femra kudo është shtylla kryesore e shoqërisë qofte ne një sistem shoqëror të zhvilluar apo të pa zhvilluar…

Përmes kulturës, vetëdijes, pabarazisë gjinore të një populli, mund të kuptohet se emancipimi i saj është një proces i domosdoshëm në te mirën e saj dhe te tërë shoqërisë. Nëse emancipimi i saj nuk u arritë në shkallën e duhur, mund te vlerësohet se nuk ke mundur ta ndërtosh atë popull në skemën e duhur të një populli të zhvilluar. Zhvillimi dhe emancipimi i gruas në shoqërinë e sotme moderne i jap një imazh atij shteti se ne cilën shkallë te kulturës është si popull apo komb. Gjinia femërore nuk është në favor të mirë as ne Shqipëri po as në Kosovë, të e mos flasim për Maqedoni në popullatën shqiptare?. Në një shoqëri qe nëpërkëmbet femra shqiptare, atëherë nuk ka familje të shëndoshë!

Mos mundja ta marrin në duar e veta menaxhimin qoftë të vetvetes, qoftë familjare, ajo është dhe mbetet në pozitë jo të qëndrueshme, kur kemi fjalën në proceset e zhvillimit te saj në popullin shqiptar! Ajo është e pafuqishme shpirtërisht, ekonomikisht dhe si e vetmuar ne ato zona qe ngec ecuria e saj krahas burrave!?

Femra shqiptare në Maqedoni, sot njihet si një lloj sllaveje pa “kurrfarë roli në shoqëri”?…

– Shembull të marrim një grua nga Tirana apo Prishtina qe rriten dhe e edukohen në qytete me qendra universitetesh, ndryshon me ato të viseve malore, apo në ato zona qe mbretëron prapambetura në thirrjen fetare siç është rasti të viktimizuar dhe i diskriminuar tek shqiptarët e Maqedonisë. Femra shqiptare në Maqedoni, sot njihet si një lloj sllaveje pa “kurrfarë roli në shoqëri”?…

Me mijëra femra në gjithë trojet shqiptare sot janë të arsimuara qe udhëheqin dhe variojnë vende kyçe sidomos në Shqipëri, por jo në shkallë të kënaqshme në Kosovë dhe viset tjera, qe në mungesë shkollimi, pune, dhe përkrahje janë të renditura, si femra të skllavëruara nga vet mentaliteti dhe familja.

Fatkeqësisht dikush thirret dhe trajtohet me ligjet e “Leke Dukagjinit”, me qindra vite dritë larg, ku jeta po shkon drejt virtuales dhe pushtimit te galaktikave.
Nga tretmani i keq menaxhuar, lind pyetja vet ku janë grupet dhe institucionet e krijuara për mbrojtjen dhe përkrahjen e femrave tona ???

Ligje ka plot, shteti pse nuk i zbaton ato?! – Jo ndihma sociale, por shkollim dhe edukimi i nevojitet sot femrës shqiptare… Ajo është forcë ndihmëse e jetës në familje, pune, institucione dhe kudo në jetën e përditshme.

– Ajo është një hallkë e madhe e ndërthurjes dhe e ecjes përpara, por jo pa standardizimin e e zhvillimit të saj. Zhvillim do te thotë jo mbulim, apo zhveshje, por standarde njerëzore, jo debat por autoritet, jo pune pa kriter, por diçka frytdhënëse, jo fjalor vulgar, por fjalë me vlere, jo mospërfillje, por vlerësim, jo inat, por qetësi dhe logjikë me ato që themi dhe mendojmë. Nuk është frik të thuash mendimin ashtu siç e mendon ti, ai ajo apo ata, por e gabuar është drejtimi, qe i jepet mendimit duke menduar se nuk do të pritet mire opinioni i hedhur ne letër siç jemi ne dy si artikullshkrues të këtij shkrimi. Njeriu sajon shumë gjëra të gabuara rreth vetes dhe krijon një rreth “vicioz” për vete, e për tu kuptuar nga të tjerët.

Një martesë pa baze edukative, kulturore, përvoje sociale, pune etj. përveç debatit, fukarallëkut, injorancës dhe nënshtrimit, degradimit nuk ka tjetër rrugë pos ç’thurjes familjare apo bashkëshortore…

Një gjë tjetër dhe kryesorja në zhvillimin dhe emancipimin e femrës shqiptare janë martesat !!! Një martesë pa baze edukative, kulturore, përvoje sociale, pune, njerëz qe nuk kane çfarë të gjejnë dhe të marrin nga njeri-tjetri, përveç debatit, fukarallëkut, injorancës dhe nënshtrimit ose me e keqja shkon degradim te situatave te përditshme, ajo është në procesin e ç’thurjes familjare apo bashkëshortore… Një gjë duhet të dini se baza fillimisht është familja, ajo qe e ndërton bazën e edukimit tek fëmijët. Edukimi bazë merret në familje, ndërsa kultura dhe mësimi merret në shkolle dhe institucione tjera.

Siç është rinia sot, nesër duhet ta kesh shtetin…

Prandaj zgjohu grua merre jetën në duart tua. ” Vlerësoje dhe duaje shpirtin dhe qenien tënde më shumë se të duan të tjerët”? Nuk je për të vuajtur, po për jetën, jo për heshtjen, por për te drejtën, jo plogështinë, por gjallërinë drejt shtigjeve të jetës, por për punësim dhe shkollim, emancipim dhe edukim.

Ju dhe vetëm ju, do jeni baza e të tashmes, e te ardhmes për jetën tuaj. Zhvillimi i juaj do të jetë, ardhmëria e jonë drejt popujve të zhvilluar në procesin e standardizimit për evropianizimin e shqiptarëve.