Këngëtari anglez John Baine: Çohu Enver nga varri!

0
636

24-ore.com, 23 nëntor 2015

Ky është një shkrim i publikuar nga e përditshmja britanike e krahut të majtë, “The Morning Star”. Shkrimi mban vulën e poetit dhe këngëtarit britanik, John Baine, i njohur me emrin e skenës Attila the Stockbroker

Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipëri, për të zgjidhur problemin e ndarjeve shoqërore dhe trapllëqeve mesjetare të shkaktuara nga feja.

Ndalimi i mjekrave, një muze i ateizmit dhe deklarata në vitin 1967 se Shqipëria është zyrtarisht i pari shtet ateist në botë dhe natyrisht shprehja apokrifale: “Populli shqiptar do jetë i lirë vetëm kur të varet prifti i fundit me zorrët e hoxhës së fundit”.

Disa vite më parë, megjithatë përpiqesha të pranoja që rruga e zgjedhur nga shoku Hoxha ishte një reagim i tepruar dhe se njerëzit kanë të drejtën për të ardhuruar çdo mik imagjinar apo artifakt që zgjedhin ata, pavarësisht vendit të origjinës, formës apo numrit të tentakulave apo testikujve.

Më vjen keq nëse kjo bën që të dukem si një hipi liberal.
E kam bërë dhe kam një justifikim për këtë.

Kjo zgjidhje presupozon se ata nuk do përfundojnë duke djegur kryqe në periferi, duke ndërtuar në tokat e tjetrit ose duke masakruar fansa të pafajshëm të muzikës rock në një klub nate të premten.

Tani, liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe përfundimisht kam nisur të jem në krah të shokut Enver, sërish.
Kjo është sigurisht e vërtetë, që në duart e duhura, ai mashkulli imagjinar me mjekër, mund të jetë një forcë për mirë.
Gruaja ime është e krishterë, është e dashur, e mirë dhe socialiste. Ajo ka miq nga fe të tjera, që janë njerëz të mirë.

Por në duart e gabuara ata marrin formën e shprehjes: “Oh Zot, çfarë kemi bërë për të merituar këtë?”.
Sigurisht kjo është ajo që pyesin shumë njerëz tani.

Edhe me standardet imperialiste, ishte e paimagjinueshme që të hidhje acid në fytyrat e femrave në Afganistanin e viteve ’70.
Gra të lira dhe të arsimuara? Sekularizmi në zemër të Kushtetutës? Reforma e tokës, që i jep mbështetje fshatarëve të varfër? Nuk mund ta kesh.

Ishte akoma më çmenduri dhe budallallëk të bombardosh Sadamin dhe Gadafin- dy nga antifondamentalistët më të angazhuar në planet- duke çliruar çmenduritë fetare nga burgjet.

Në vend të thirrjeve “Faleminderit demokracia perëndimore, ju duam. Na sillni McDonalds, Top Man dhe Coldplay”, nisën të thërrasin “Allahu Akbar”.

Natyrisht, përpara 11 Shtatorit, këshilltari për sigurinë i presidentit Jimmy Carter, Zbigniew Brzezinski pati thënë për rritjen e fondamentalizmit islamik: “Çfarë është më e rëndësishme për historinë e botës? Talibanët apo rrëzimi i perandorisë sovjetike? Disa myslimanë të trazuar apo çlirimi i Europës qendrore dhe fundi i Luftës së Ftohtë?”

Epo ti idiot djallëzor, armiku i armikut tënd nuk është miku yt, apo jo?