PRESIDENT RUGOVA RA EDHE ISTOGU!

1
1098
LDK - lidhja

Nuk ka rëndësi fare nëse në votat me kusht z. Haki Rugova e rrëzon kundërshtarin e tij, e rëndësishme është rënia e tij morale e politike në Istogun e Ibrahim Rugovës. Nëse e kemi parasysh se Hakiu vjen po nga kjo familje, humbja është edhe ma tragjike, prandaj Haki Rugova bashkë me të gjithë ata që janë identifikuar si “LIDHJA.”, duhet të përjashtohen menjëherë nga LDK-ja.

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Këta janë shkaktarët real të shkatërrimit të LDK-së, këta janë shkatërruesit e Rugovizmit dhe të Elitës intelektuale në LDK, këta janë shkatërruesit e Degëve të LDK-së në Diasporë. Këta kanë ardhur arave në LDK, këta janë në krye të Misionit të UDB-ës dhe BIA-s Serbe. Këta ia falën tokën e Kosovës Malit të Zi dhe tash çfarë mund të na thonë përveç retorikës bajate se e kemi fituar Votën Popullore, por i kemi humbur komunat dhe asamblistët, e më këtë e shkatërruam LDK-në.

Me çka krenohen tashti përkrahësit e Isa Mustafës, njeriut ma antidemokratik që e ka LDK-ja, njeriu që e ka urryer për të gjallë dr. Rugovën, njeriu që erdh me MISION për ta shkatërruar LDK-në, e ju përkrahës jeni bërë pjesë e këtij Misioni.

Fol prof. dr. Vjosa Osmani, si na mashtrove për Reforma të Brendshme në LDK dhe tash nxore fytyrën në përkrahje të Isa Mustafës. Fol profesoreshë Vjosa Osmani, pse ia ktheve shpinën Kryetarit të Degës së LDK-së në Zvicër, Shefqet Dibrani, madje as keqardhje nuk ka shprehur?! Pse e tradhtove Donikë Gërvallen, Kryetaren e Degës së LDK-së në Gjermani? Ku e le Teutë Rugovën, kur shkove në Istogun e dr. Ibrahim Rugovës?! Pastaj shpjego pse ua ktheve shpinën prof. dr. Shpejtim Bulliqit, e miqve të tjerë deputet të cilët i shkeli Isa dhe llaskucat e tij. A ky na qenka Rugovizmi yt?

Ju që po zgërdhiheni në këtë foto, me duart tuaja të ngritura lart në përkrahje të Isa Mustafës, jeni pjesë e shkatërrimit të LDK-së, kurse emrin e dr. Rugovës e keni përmendur vetëm sa për ta mashtruar elektoratin i cili nuk u mashtrua me premtimet e juaja sepse ua pa qëllimet e fshehta.

Tash na flisni a mbet LDK-ja partia ma e madhe, me ma shumë Komuna tē fituara në Kosovë apo realiteti është se LDK-ja ra përfundi AAK-së. Flisni demagog që në emër të kauzave tuaja për “LIDHJEN”, shkatërruat LDK-në. Demagog dilni tashti nëpër debate e na tregoni se ju jeni fituesit e Votës Popullore, dilni në konferenca e mbroni Isa Mustafën dhe “LIDHJEN”, flisni ju që erdhët nga rruga për ta shpëtuar Isa Mustafën, e për ta fundosur LDK-në dhe emrin e dr. Rugovës.

Ju jeni “LIDHJA.?!, Lidhja me Beogradin dhe me të gjitha shërbimet kundër LDK-së, e kundër Kosovës. Ju jeni “LIDHJA.” që shkatërruat LDK-në, flisni për cilën LIDHJE jeni betuar, dhe me cilin MISION qenkeni hyrë në LDK?

Jo vetëm Isa Mustafa, por komplet sojnikët e Isa Mustafës të cilët kanë zënë poste në LDK, sidomos ata që erdhën jashtë strukturës politike e nga RIINVESTI, të gjithë ata që erdhën nga kabinetet e Fatmir Sejdiut dhe të Isa Mustafës duhet të shkojnë, si dhe ata që erdhën në LDK nga Organizatat Joqeveritare, (popullorçe prej arave?!), duhet të ikin sa ma parë nga LDK-ja, sepse janë në shërbim të qarqeve anti LDK dhe anti Kosovë, e me këtë qe besa janë edhe Kundër Amerikës dhe proceseve integruese të Kosovës.

LDK-së i duhet një kandidat tjetër,
LDK-së duhet t’i prij prof. dr. Rexhep Gjergji
i cili mund t’ia kthen dinjitetin e nëpërkëmbur dhe autoritetin e vrarë LDK-së!
Çdo përpjekje e sojnikëve të Isa Mustafës, sidomos e këtyre që janë në këtë foto,
do të jetë një veprim tjetër mashtrim për LDK-në, do të jetë vazhdimësi e shkatërrimit të LDK-së.

1 KOMENT

  1. Shefqet Al Dibrani,

    Ti te gjitha kritikat i ke personale, dmth. te lidhura me ty. Isa Mustafa eshte kryetar i dobet i LDK-se, por ju qe jetoni jashtë Kosoves nuk keni çka te folni me zhvillime politike ne partite qe veprojne ne Kosove. Kosova eshte e lire dhe secili mund te vije te kontribuoje per Kosoven. Partite politike qe veprojne jashtë Kosoves nuk jane legjitime dhe nuk ka nevoje te ekzistojne.

    Ndersa sa i perket nje klloshari te llojit Shpejtim Bulliqi, apo nje gabelice te llojit Donika Shfarc, apo te nje zdrali sikur Shefqet Al Dibrani …mund te te informoje se vlera e juaj ne aspektin politik nuk eshte as ZERO POZITIVE, por ju jeni negative dhe humbesa, qe nuk keni me çka te mirreni dhe kinse po mirreni me Kosoven.

    Kosova nuk eshte vendi me i mire ne planet, as ne Europe, por Kosova kuurrrrrë nuk ka qene me e mire dhe me e lire… por ju zdralat qe keni ike nga Kosova ne vitet 80 dhe 90-ta… ju nuk e duroni lirine dhe zhvillimin e Kosoves dhe çdo dite sikur langojtë shkruani dhe veproni kunder Kosoves, se bashku me langojtë e llojit shpejtim al Bulliqoviq, edhe te sojit te tij…

Komentet janë mbyllur.