Përfaqsues të Kongresit dhe Këshilli Kombëtar i Hapësirës së lartë dhe të tjerë marrin pjesë n nënshkrimin nga Presidenti Donald Trump i Direktivës 1 për rivendosjen e rolit historic amerikan për eksplorimin e kosmosit ndërplanetar në të ardhmen. Credits: NASA/Aubrey Gemignani
Nga Frank Shkreli
Këtë javë, enti amerikan i Hapësirës së Lartë, NASA njoftoi se ka zbuluar një sistem të tërë hapësinor që i përngjanë sistemit tonë. Shkencëtarët e entit hapësinor NASA njoftuan për medien dhe për publikun e gjërë amerikan dhe botëror se bëhet fjalë për sistemin e quajtur Kepler-90, ylli i të cilit, thonë shkencëtarët amerikanë është i ngjashëm me Diellin tonë. Kepler-90, është zbuluar më heret, por sipas shkencëtarëve amerikanë të hapërsirës së lartë, lajmi që e bën këtë zbulim të “madh” është fakti se kësaj radhe në këtë sistem u zubuluan dy planete krejtësisht të rinjë, të panjohur deri tani – si dhe përdorimi i ri i inteligjencës artificiale që çoi në këtë zbulim të madh, sipas NASA-s.
Njoftimi i NASA-s për zbulimin e një sistemi tjetër diellor i ngjashëm me tonin dhe me 7 planete të tij, të madhësisës së Tokës, shton mundësitë për zbulimin e kushteve për jetesë në universin e gjërë hapësinor. Kjo do të thotë se shkencëtarët amerikanë të entit hapësinor NASA besojnë se ka të ngjarë që shumica e yjeve në hapësirë të kenë një numër planetesh në orbitin e tyre, gjë që sipas tyre, shton mundësitë e ekzistencës së planeteve të tjera si Toka me kushte për mundësimin e jetës.
Natyrisht, se sot për sot, këto zbulime mund të jenë edhe spekullime se cilat në fakt janë këto 7 planete dhe ç’përbëjnë ato, por zbulimet e njoftuara nga NASA këtë javë rrisin mundësitë që në një të ardhme jo të largët, njerëzimi të mund të mësojë më shumë, duke siguruar informata më të sakta në lidhje me përbërjen dhe atmosferën e këtij sistemi diellor.
Ky njoftim nga ana e entit amerikan të Hapësirës së lartë ka rëndësinë e vet për nga pikëpamja shkencore, një lajm ky që ka gëzuar shkencëtarët anë e mbanë botës si dhe të gjithë ata që janë të interesuar në hapësirën e lartë dhe kosmozin ndërplanetar. Por një lajm më me rëndësi këtë javë mbi hapësirën e lartë qe njoftimi nga administrata e Presidentit Trump se pas një pauze të gjatë prej disa vjetësh mos angazhimi në hapësirë, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të rivendosin rolin e tyre të dikurshëm në hapësirë.
Të hënën që kaloi, në prani të disa përfaqsuesve të Kongresit amerikan dhe të Këshillit Kombëtar të Hapësiërs së lartë, Presidenti Donald Trump nënshkroi Direktivën numër 1, e cila ndryshon politikën e deritanishme kombëtare në fushën e hapësirës së lartë dhe e cila vendosë krijimin e një program të integruar e në bashkpunim me sektorin privat dhe me partnerët ndërkombëtarë, por të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky program i posa njoftuar nga Presidenti Trump, në një ceremoni në Shhtëpinë e Bardhë ku mori pjesë edhe Zëvëndës Presidenti Mike Pence, sipas NASA-s, parashikon këthimin e astronautëve amerikanë në Hënë, program ky që do të pasohet me misione të tjera në drejtim të planetit Mars dhe përtej.
Në një njoftim të NASA-s titulluar, “Presidenti Donald Trump po dërgon astronautët sërishë në Hënë”, thuhet se politika e re i kërkon Admanistratorit të këtij enti që të, “Udhëheq përpilimin dhe zbatimin e një programi inovues dhe të vazhdueshëm në bashkpunim me partnerët privatë dhe ndërkombëtarë, me qëllim për të bërë të mundur zgjërimin e veprimtarisë njerëzore anë e mbanë sistemit diellor dhe për të sjellur në Tokë njohuri dhe mundësi të reja.” Sipas ekspertëve kozmikë, pritet që kjo ndërmarrje e re të jetë një nismë më efektive organizimi të përpjekjeve qeveritare, të industrisë private dhe ndërkombëtare – gjë që nuk ekziston tani për tani – drejtë këthimit sërisht të astronautëve në amerikanë në Hënë dhe, njëkohësisht, të vendosë një prani amerikane atje për eksplorime drejtë sistemeve tët jera diellore.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të direktivës 1, Presidenti Trump u shpreh se, “Direktiva që po nënshkruaj sot do të ri-fokusojë programin kozmik të Amerikës duke u përqëndruar në eksplorimet njerëzore dhe në zbulime të reja. Ky është hapi i parë”, shtoi Presidenti Trump, “drejt riktjimit të atsronautëve amerikanë në Hënë, për here të parë ç’prej vitit 1972, për eksplorime dhe qëndrim afagjatë atje. Kësaj radhe jo vetëm që do të vendosim rishtas flamurin tonë dhe të lëmë gjurmët atje, por do të vemë bazën për një mision të ardhëshëm në Mars dhe ndoshta edhe në shumë bota të tjera ndërplanetare dhe përtej Marsit, më vonë.” Kjo directive, shtoi Z. Trump siguron se program amerikan I hapësirës së lartë do të udhëheq dhe do të frymëzojë rishta mbarë njerëzimin, pa përjashtim.”
Njoftohet se politika e re mbi hapësirën erdhi si rrjedhim i një rekomandimi unanim të Këshillit të ri Kombëtar mbi Hapësirën që kryesoshet nga Zevëndës Presidenti amerikan Mike Pence. Ky ent këshillon dhe mbështetë Presidentin që të zbatojë politikën e tij mbi eksplorimet kozmike, si një përparësi të politikës kombëtare amerikane. Z. Pence citohet të ketë thënë se nën udhëheqjene Presdientit Trump, Amerika do të udhëheq rishtas në të gjitha frontet e eksplorimit hapësinor.” Ai rithkesoi se hapësia e lartë përbën mundësitë më të mëdha për eksplorimet kozmike dhe e tillë është jo vetëm detyra jonë – por edhe fati ynë – që këto eksplorime të udhëhiqen nga nga Amerika, nga kuraja dhe nga vlerat amerikane, shtoi Zëvëndës presidenti amerikan Mike Pence.
Duket se politika e re për rivendosjen e rolit historik amerikan në hapësirë, përveç përfitimeve shkencore dhe teknologjike, është edhe edhe pjesë e menduar mire e politikës yzratre të interest kombëtar të Shteteve të Bashkuara. Zëvndës presidenti Pence u shpreh gjatë ceremonisë në Shëpinë e Bardhë se, “Rivendosja e një pranie amerikane në Hënë është jetike për sigurimin e objektivave strategjike të këtij vendi.” Arritja e këtyre objektivave, tha Z. Pence forcon sigurimin kombëtar të Shteteve të Bashkuara si dhe kapacitetin për mbrojtjen e popullit amerikan.
Administratori i NASA-s, Z. Robert Lightfoot e priti mirë angazhimin e administratës Trump për eksplorime të mëtejshme në hapësirë duke thënë se, “Kjo ndërmarrje do të prëfshijë ekspertët më të mire dhe më të mençur në radhët e qeverisë dhe të industrisë private, si dhe partnerët tanë anë e mbanë botës, për të arritur suksese të reja për njerëzimin…Brezi i ri do të ëndërrojë pakufi për të arritur zbulime të reja ndërkohë që po fillojmë këto misione sfiduese drejtë përparimeve teknologjike, në këtë rrugë tepër dinamike”, tha zyrtari i lartë i NASA-s.
25 Maj, 1961, Presidenti Xhon F. Kennedy duke njoftuar para Kongresit programin e ri amerikan për ekplorimin e kosmozit dhe për dërgimin e astronautëve në Hënë, mbrenda dekadës.
Ishte pikërisht më 25 maj të vitit 1961, kur presidenti i atëhershëm Xhon F. Kennedy, në fjalimin e tij historik para Kongresit të Shteteve të Bashkuara, sfidoi kombin amerikan me programin e propozuar prej tij për eksplorimin e kozmozit dhe për dërgimin e astronautëve amerikanë në Hënë para mbarimit të asaj dekade. Ashtu edhe ndodhi. Por, ndonëse njoftimi, këtë javë, i Presidentit Donald Trump për të rivendosur rolin historik amerikan në përpjekjet për eksplorimin e hapësirës së lartë, ishte më pak spektakolar në krahasim me fjalimin e ish-presidentit Kennedy më 1961 – mbetet për t’u parë nëse, Shtetet e Bashkuara të Amerikës — me të vërtetë — do të luajnë përsëri rolin udhëheqës historik në ekslporimin e hapësirës së lartë në të ardhmen dhe për brezat që vijnë, ashtu siç u premtua në ceremoninë e Shtëpisë së Bardhë këtë javë nga admnistrata e Presidentit Trump.