Kënaqësia arrihet kur njeriut i plotësohen ëndrrat e jetës?!

0
763

Nga Skënder MULLIQI

Kur e kemi dhuntinë të cilën na falë Zoti, kur e kemi deshirën dhe kur punojmë edhe sukseset në jetë sigurisht së arrihen. Vetëm kur jemi këmbëngules dhe të paluhatshem në qendrimet tona, atëherë sigurisht së arrihet edhe çdo synim i dëshiruar. Asnjë njeri nuk ka mundësi që të afirmohët në ndonjë profesion, nese është i luhatshem në qendrimet e tija. Shumë njerëz i marrin gjerat për të gatshme, gjithëqka që jetën e bënë të bukur dhe të begatshme e kupton si diqka që arrihet pa ndonjë mund të madh. Sigurisht së kënaqësia arrihet kur njeriut i plotësohen ëndrrat e jetës, sigurisht së edhe bëhët i lumtur për punën të cilën e ka siguruar, dhe bëhët i lumtura pse ka arritur të dalë nga anonimiteti. Kemi pasur rastin të gjithë të ndëgjojnë dhe të shohim njerëz të cilët janë bëre shumë të lumtur kur I kan arritur objektivat veta.

Kemi vërejtur të ai një ndryshim të madh, është bërë krejt përsonalitet tjetër. Caku i arritur jetësor ka bërë që ai të jetë i lumtur, i kënaqur më atë që ka arritur në jetë. Është mirë kur gëzohemi dhe kur i çmojmë edhe gjerat e vogëla. Kur zgjohemi në mengjes për të shkuar në punë, nuk jemi shumë të disponuar së do të kishim fjetë edhe më gjatë, jashtë bie shi dhe është kohë e ftoftë, e neve për qefë e kemi ende shtratin. Por, kur e kthejmë mendimin së vendi i punës na sjellë siguri për një jetë më të rehatshme, së marrim pagë, pagë më të cilat i mbulojmë deri diku shpenzimet e familjës, kjo na heq pritesën. Ka plotë njerëz sot në Kosovë të cilët shumë do të dëshironin ta kenë një vend të punës, dhe nuk do të pritonin që të zgjoheshin heret në sabah të përgatitën për punë, e nuk kan atë kenaqësi.

Duhet të mendojmë së ka shumë njerëz të cilët vuajnë nga sëmundjët e ndryshme, të cilët do të kishin dhënë gjithëçka që të shijojnë atë që jetën e bën të bukur. Njeriu i sëmuar nuk ka mundësi të ecë pa ndihmen e tjetrit, nuk ka mundësi të pastrohet vet, as të ushqehet, dhe shumë qka tjetër. Të gjitha këto duhet ti mendojmë, dhë të jemi mirënjohës Zotit për ditët dhe netët e mira të cilat i kemi, më punën që kemi siguruar, në përditshmerinë tonë dhe çdo gjë tjetër sa do e vogël që na duket së është. Kur pregatisim ushqimin shpesh e bëjmë këtë punë më nervoz të theksuar, duke mos menduar faktin së si do ta kishim punën kur nuk kemi qka qesim në tryezë. Duhet të kujtohemi së çka do të bënim kur nuk kemi ujë të nxehtë për tu pastruar, sikur nuk e kan sot këtë kenaqësi shumë familje në Kosovë. Duhet të kujtojmë së si do të ndiheshim kur shumë qka na mungon për fëmijët tanë, siq po ju mungojnë shumë familjëve skamnore.

Duhet që në qdo mengjes të lutemi së kemi rastin ta shijojmë jetën më gjithë bukuritë natyrore të cilat na dalin përpara qysh në hapin e parë të cilin e bëjmë .Duhet ta falendërojmë të madhin Zot, i cili na ka bërë të mundur të shohim, të shijojmë, të kemi përjetime të mira apo edhe të keqija, të ndiejmë të mirën dhe të keqën, gjithë ate që jetën e bënë interesante. Shumë njerëz në këtë botë nuk e kan fatin e mirë të bëhën të lumtur. Gjithmonë duhet ta kërkomjë lumturinë tonë, të kemi jetë të rehatshme më familjët tona, kur dihet së më qfarë përpetish po përballën familjet shqiptare. Nuk ka gjë më tragjike së kur kemi përjetime e keqija ose përjetime te dhëmbjës për humbjën e më të dashurëve tanë. Çdo ndarje është dhëmbje e cila nuk kompenzohet më asgjë tjetër në këtë botë.

Jeta tek e fundit është loto. Në këtë botë të trazuar nuk është lehtë të mbijetohët, nuk është lehtë të përballohen sfidat që na sjellë jeta, nuk është lehtë ta bëjmë jetën ashtu siq në e planifikojmë atë. Një fjalë e popullit, thotë ”Dimë kur shkojmë për një rrugëtim të gjatë ose të shkurter, e nuk dimë kur dhe së si kthehemi”. Është një thënje e dalë nga përvoja e jetës. Edhe fati është shumë hërë përcaktus i të ardhmës tonë. Por, njeriu duhet të punon që jetën mos ta lënë kurrë në dorën e fatit. Gjithmonë duhet të jemi mirënjohës më ate qka kemi arritur më punën tone në plotësimin e dëshirave tona. Është gjë e bukur dhe përjetim edhe me i bukur kur I jemi mirënjehës Zotit që kemi arritur deri të objektivi i synuar…