Një mision i mundur nga diaspora shqiptare

1
678

Modeli gjerman, model kthese dhe ndryshimi për shqiptarët

Nga Dukagjin Hata

Sot faktori shqiptar në Ballkan, edhe Që nga shpallja e Pavarësisë së reduktuar të shtetit shqiptar, ku gati dy të tretat e teritoreve mbeten jashtë kufijve administrativë, e mira shqiptarëve iu ka ardhur nga diaspora, e cila ka synuar të mbajë ndezur modelin e Perëndimit në të ashtuquajturin vendi dhe populli i shqiponjave. Fan Noli, Faik Konica e të tjerë u bënë shembull i luftës së shqiptarëve të diasporës për t’i çliruar shqiptarët nga vargonjtë e politikave dritëshkurtëra dhe politikanëve mediokër.

Edhe pse iu është ofruar mundësia më e madhe në këta njëqind vjet shtet i rrudhur e rakitik dhe tani së fundi dy shtete shqiptarësh në sijudhesën e vjetër ballkanike, faktori shqiptar përkundër rrjedhave të favorshme ku e kanë orientuar qasjet euroatlantike, për fat të keq, është një faktor i çoroditur, i keqorientuar, i shantanzhuar nga partitokracia, si një nga plagët më të rënda të shoqërisë panshqiptare.

Në rrethana të tilla, që nga viti 2009, një grup idealistësh nga diaspora shqiptare kanë ndërmarrë një nismë për ta pastruar shoqërinë e infektuar shqiptare nga fryma e keqe e ndasive dhe përçarjeve të gjithëfarëshme, korrupsionit, klientelizmit, çoroditjes dhe nga pasojat e një politike infatile e të papërgjegjshme, duke themeluar Këshillin Global Alban, si një qasje, alternativë dhe mundësi ndryshimi që vjen nga diapsora.

Gjithçka ka filluar nga ideja e Adem Ulurit, shqiptar nga Kosova me banim në Gjermani, i cili është një nga organizatorët më aktivë dhe sponsori i Këshillit Global Alban, një organizatë që tanimë ka grumbulluar rreth vetes disa nga figurat më emblematike të botës shqiptare, profesorë e doktorë shkencash, akademikë të mirënjohur nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, që synojnë të bëhen pjesë e aksionit atdhetar panshqiptar, për të ndërtuar një shtet civil, të cilit shtet, sidomos Evropa dhe Gjermania do t’ia zgjasin dorën. Një shtet real demokratik për shqiptarët ku të sundojë puna, konkurenca e ndershme, dëlirësia,

Në botën ku jetojmë gjithçka nis dhe funksionon mbi bazën e një logjike, thotë Uluri. Filozofë, shkrimtarë, mendimtarë, ideolgë, profesorë, doktora shkence, studiues, institucione janë marrë me çështjen e LOGJIKËS.

Uluri thotë se gjithçka nis nga Logjika dhe duhet të funksionojnë mbi bazën e logjikës: kur prishet logjika, çorientohet dhe degradohet gjithçka, individi, institucioni, atdheu, kombi, siç ka ngjarë dhe po ngjet aktualisht në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni dhe kudo ku jetojnë shqiptarët në Ballkan.

Logjika, shton aktivisti Uluri është një interes i ndërsjellët marrës dhe dhënës, që kur prishet deformon dhe çekiulibron gjithçka dhe i bën institucionet e të drejtës qytetare të brishta dhe të pamundura për të dhënë drejtësi qytetare e njerëzore.
E them me shumë dhimbje, pohon Uluri, se Albanët e kanë humbur këtë logjikë, janë mësuar vetëm me marrë , askush nuk është duke dhënë dhe duke vepruar për nesër, por vetëm për sot dhe antimodelin e kësaj ua japin politkanët dhe politika, që janë kthyer në rrënuese të sistemit të vlerave të individit shqiptar dhe shoqërisë shqiptare.

Çorodija, mungesa e vizionit dhe kthjelltësisë, apatia, dembelizmi, pritshmëria, neglizhenca, mungesa e përkushtimit ndaj punës dhe gjithçkaje janë fenomena që kanë infektuar shoqërinë tonë dhe kemi të bëjmë me një shoqëri të infektuar, të sëmuarë, e cila duhet të diagnostikohet dhe kurohet me themel, thotë Uluri dhe ky konsiderohet misioni i Këshillit Global Alban.

Duke parë faktorët që kanë kapluar këtë fushë të veprimit ardhur si çorodi e prishjes së këtij elkuilibri, janë rrënuar standardet ekonomike dhe jetësore, i janë shmangur thelbit të modelit për të cilat janë krijuar mediat dhe shoqëria civile, dixhitalizmi në një shoqëri të papërgatitur, interneti, kafenetë në çdo dhjetë metra të hapësirave private e publike, papunësia, radikalizimi si formë dhe mënyrë e jetësës dhe e përballjes me alternativën e tjetrit, na ka çuar ne albanëve vite dritë prapa në kohë, në raport me vendet evropiane.

Adam Uluri beson tek nisma e tij dhe e bashkëthemeluesve, se ky këshill do të jetë një zë i fortë i shoqërisë civile gjithëshqiptare, për të ofruar shanse të reja të shqiptarëve në Ballkan në rrugën e ndërtimit të një shoqërie të konsoliduar demokratike dhe të një shteti të së drejtës. Beson se integrimi evropian do të jetë real dhe jo propogandë, kur qasjet e shqiptarëve ndaj shtetit të tyre kudo ku jetojnë të jenë të drejta e njerëzore dhe ky shtet të bëjë maksimumin për shtetasit e tij.

Në tavolinën e punës së Ulurit mund të gjeshë ide, projekte, qasje nga të të ndryshmet, por në lidhje me Këshillin Global Alban, ai ka të detajuara tre elmentë kryesorë të saj, të cilët i etiketon: Qëllimi, Vegla dhe Rruga. Si vegla ai konsideron veglat hyjonre të ligjit të Zotit, Natyrës dhe Njerëzve. Si rrugë konsideron Logjikën, Sinqeritetin dhe Drejtësinë. Si Qëllim konsideron dhe synon për të gjithë shqiptarët që duan të çlirohen nga kthetrat e partitizmit të sëmurë, siguri, shëndetësi, arsim, ekonomi, sport, kulturë dhe, në thelb, ringjallje të shpresës, duke mundësuar që të fryjë një erë e re për shqiptarinë, në përputhje me modelet më të avancuara të Perëndimit e kryesisht të shtetit gjerman, që Uluri dhe bashkëidealistët e tij e servirin si një model kthese dhe ndryshimi për shqiptarët.

1 KOMENT

  1. Lidhur me kontributin apo meriten e Lirise dhe Pavaresise se Kosoves, ka mendime dhe propagande, se kjo parti apo ai individ ishte i merituar, apo me i merituari.

    Mendoj se pjesa me e merituar dhe me e rendesishme qe Kosova eshte e lire dhe e pavarur, eshte ajo pjese e popullit Shqiptar te Kosoves, qe qendroi ne Kosove, dhe jetoi ne Kosove ne te gjitha rrethanat qe u imponuan deri ne diten e fillimit te bombardimeve, qe i beri NATO-AMERIKA, pra deri me 24 Mars 1999.

    Shqiptaret qe kurrë nuk e nderruan vendin e lindjes dhe vendin e jeteses, perkunder te gjitha diskriminimeve, torturave, burgimeve, arrestimeve, vrasjeve politike, bombave, helmimeve… edhe te mijera veprimeve tjera anti-Shqiptare, qe i beri shteti i RSFJ-se dhe pastaj shteti i Serbise, jane pra pjesa me e rendesishme, me e merituara per LIRI dhe Pavaresi.

    Ne media lexojme per shume te ashtuquajtur veprimtarë apo parti politike qe vepronin jashtë Kosoves, ne Zvicer, Gjermani, Austri, Suedi, Britani apo ne ndonje shtet tjeter demokratik, dhe ekzagjerohen veprimtarite e tyre kinse patriotike.

    Shpesh ne media dalin individë duke evokuar kujtimet e kesaj veprimtarie jashtë Kosoves, ne shtetet demokratike, duke rrefyer aktivitetet e tyre qe nga vitet 1970-ta deri ne vitin e fundit te roberise 1999, te cilat aktivitete jane takimet neper klube, restorante, kafeteri etj… ne te cilat takime keta veprimtarë debatonin e ziheshin me njëri-tjetrin, se ne Kosove gjendja nuk eshte e mire!!!! Dhe kjo ishte e tere veprimtaria e tyre. Perjashtime benin kur kacafyteshin ndermjet vehtes, se cila te ashtuquajtura parti jane me te drejta apo me te mira.

    Ne te vertete shumica e ketyre veprimtareve, qe iken nga fushebeteja per liri, e cila fushe-beteje ishte KOSOVA, e jo Gjermania, Zvicra… etj, … treguan frike dhe iken. Beteja zhvillohej ne Kosove, aty ku protestat dhe veprimet tjera ishin te rrezikshme, dhe gjithmone kishin pergjigje te dhunshme nga ana e okupatorit.

    Ne Kosove patriotet e vertete kurrë nuk u dorezuan dhe nuk ia lane TOKEN, Shtepine, Banesen, Shkollen, Ajrin, Livadhet, Kumbullat, Dardhat, Misrin, Armët, Grurin, Malet dhe te gjitha pronat dhe pasurite tjera mbi toke dhe nen toke… okupatorit… siç e bene ata qe vendosen me ike dhe i dorezuan ato qe nuk bente t’i dorezohen okupatorit. Pra ata qe u dorezuan nuk jane patriotë por jane frikacakë qe iken nga beteja.

    Nese do te iknin edhe keta 1.3 Milion SHQIPTARË nga Kosova, sikur qe iken frikacaket, ne Kosove nuk do te kishte lufte… dhe KOSOVA nuk do te çlirohej kurrë.
    Okupatori do t’i mbyllte kufijtë si në Çamëri dhe ne do te ishim te shkaperderdhur neper planet… jashtë Kosoves… dhe me lejoni që te e shkruaj ne anglisht “game over”.

    Protestat ne Europen Perendimore qe konsiderohet demokratike, nuk kane qene te rrezikshme edhe nuk kane qene te dobishme, sepse kjo Europe edhe sot nuk e pranon Lirine dhe Pavaresine e Kosoves, me disa perjashtime (Britania e Madhe, Italia, Holanda, Belgjika, Gjermania), ndersa edhe sot ka shtete europiane te Europes demokratike qe votojne kunder Kendimit te Kosoves ne Eurovizion, apo kunder te drejtes qe Kosovaret te luajne futboll ne Europe (24 Shtete Europiane votuan kunder Kosoves ne UEFA)!!!

    Pra, perkunder kinse aktiviteteve te diaspores, ky aktivitet nuk arriti te siguroje as kengen ne EUROVIZION apo ndjekjen e topit neper stadiume te Europes… e çka te pritet prej aktiviteteve per LIRI dhe PAVARESI?

    Aktivitetet e partive ne vitet 1970-ta-1999 ne Europe ishin vetem biseda per te drejtat e Shqiptareve!!! Edhe me kaq kryhej aktiviteti patriotik.
    Disa frikacakë qe iken nga Kosova mburren se kontribuan me nje financim 3%, qe i paguan qeverise poashtu qe ka ike nga Kosova ne vitet 1990-1999, dhe kete obligim financiar e madherojne pa asnje aresye, sepse te gjithe qytetaret e Kosoves qe vazhduan te jetojne ne Josove kane paguar obligimin 3%. Ketu nuk ka çka te vleresohet apo diskutohet, sepse ka qene obligim.

    Disa thojne citoj ”ne ju kemi derguar mjete financiare per armatim” e ju keni luftuar !!! Dergimi i mjeteve per armatim eshte baraz me xero ne krahasim me luften per liri, qe zhvillohej ne çdo dite te ROBERISE. Gjate okupimit, çdo ambasade dhe çdo imstitucion shteteror i okupatorit,  ne cilindo shtet, ka qene target ligjor, luftarak, dhe çlirimtar per çdo Kosovar qe ka jetuar jashtë Kosoves. Asnje sulm nuk ka ndodhe kunder Ambasadave, Konsulateve …etj. etj… te okupatorit!!! Pse?!

    Ne vitet e renda te roberise 1990-1999 te gjithe Shqiptaret ishin trajtuar ne menyre mizore pa asnje perjashtim. Mirepo disa patriotë te rrejshem ne biografite e tyre patriotike te rrejshme pohojne se, citoj: ”per shkak te dhunes politike nga okupatori ne vitn 1993 e leshova Kosoven!!!” Po cili Shqiptar nuk ka pase dhune politike ne vitin 1993, apo ne vitet 1990-1999? Asnjeri nuk ka qene i kursyer, por disa iken nga fushe-beteja, ndersa te fortit dhe patriotet qendruan ne Kosove, dhe nuk e zgjodhen rrugen e lehte te shpernguljes ne vende te sigurta te Europes.

    Kjo Europe VIZA-REFUZUESE dhe sot preferon SHQIPTARËT te jenë refugjatë, azilantë, hajna, e jo TURISTË, STUDENTË apo BIZNISMENË (me perjashtime UK, ITALY, AUSTRIA, BELGJIKA, Gjermania)…

    Perfundim: sot ne trojet SHQIPTARE jetojne ata, rë cilet se bashku me para-ardhesit e tyre duruan te gjitha diskriminimet e te gjithe okupatoreve ne 578 viteve te fundit dhe jane edhe sot SHQIPTARË, e jo sikur shumë qe iken ne Otomani, Turqi, Europe… etj…

    Shumica e ketyre te ikurve ne perioden e okupimit Otoman jane asimiluar, perveç Arberesheve, qe u dëbuan ne Kalabri dhe akoma jane Shqiptarë.
    Ndersa keta qe iken ne perioden 1955-1998 nuk aresyetohen, sepse te gjithe kane pase te njejtat aresyera per ikje… por shumica vazhdoi  me durim jeten ne kushte diskrimnimi dhe terrori… deri ne LIRI dhe PAVARESI.

    Përpjekjet dhe luftimet e 678 viteve per LIRI, u kryen me 12 Qershor 1999, dhe me te merituarit ishin SHQIPTARËT qe jetuan dhe luftuan ne KOSOVE, dhe natyrisht me e merituara per finalizimin ishte ndihma madheshtore e SHTETEVE TE BASHKUARA TE AMERIKES.

Komentet janë mbyllur.