Shkruan Jola Doçi-Dibrani
O vendlindje djep trimërie
E zhuritur, djegë e thye…
Por krenare nder breza
Na vlon gjaku nëpër vena…
Kosovë të qofshim falë
Për këtë jetë e zemër të bardhë…
Sa do larg që do jemi
Ty n’vendlindje n’zemër të kemi…
O rini, o’brez i bukur
Shih Kosovën si një flutur
Plotë hijeshi e çiltërsi
Me mikpritje e plot burrëri…
Ty të vlon gjaku i arbrit
Ec përpara e mos ndalo
Si çdo herë për gjithmonë
kjo do quhet veç Kosovë…
O Shqipëri, o nënë e motshme…
Bashko trojet si nder kohëra
Ka ardhë dita e drejtësisë
Me bashku trupin e Shqipërisë
Nuk rrinë shqipja kurrë e ndame
Është mbretëreshë e pa varme…
Është zotruse e tokës dhe qiellit
Është nëna e Skender trimit…
Tiranë, Dhjetor 2017