Gazeta New York Times jep përshkrime rrëqethëse për masakrat serbe ndaj shqiptarëve më 1912

0
3192
Serbët - prerja e kokës me sopatë shqiptarit

Ja se si na kanë vrarë serbët, pas masakrave turke… një popull i dhunuar sa s’ka!

10 dhjetor 2017

Përparimi i serbëve nuk u ndal. Më 22 tetor ata morën Prishtinën, duke shkatërruar fshatrat shqiptare nëpër të cilat kaluan.

Gazeta New York imes jep disa përshkrime rrëqethëse të asaj që u ndodhi shqiptarëve: Afër Prishtinës, pesë mijë arnautë gjetën vdekjen në duart e serbëve, jo në luftë të ndershme, por me anë të vrasjeve të pajustifikuara…

Ushtria serbe lë pas një pellg me gjak: Mijëra burra, gra dhe fëmijë u masakruan në mars në bregdet – thonë raportet hungareze.

Për të kryer këto krime, ushtarët e përfshirë nga çmenduria shpikën metoda të reja mizorie për të kënaqur epshin e tyre për gjak. Në shumë fshatra të gjitha shtëpive iu vu zjarri dhe, kur banorët fatzinj përpiqeshin t’u shpëtonin flakëve, ata qëlloheshin si të ishin minj.

Burrat pushkatoheshin në sytë e grave dhe të fëmijëve dhe pas kësaj, gratë detyroheshin të shikonin sesi ua copëtonin fëmijët me bajoneta.
/360grade.al