Atdhe mbete në ankthin e shekujve

0
632
Asllan Dibrani - pikturë

Nga Luan-Asllan Dibrani

Botë pa prindër e pa atdhe
I strukatur në një Atelie
Sofrën dhe mallin e ndan pikëllimi!
Thellë në zemër mbretëron mallkimi…
Atdhe mbete në ankthin e shekujve
Ëndrrat lundrojnë brigjeve dhe lumenjve
Dashuria dhe kujtimet fluturojnë
Me brushë në Atelie i shpaloj…
Atdhe t’i kujtoj dhimbjet në gjirin tënd
Vetullat e tua cep në cep i skicoj
Shtatin tënd e vendosi në pikturë
Gurë,gurë gjyshërit e mi kur bënin mur…
Unë do i ngjyrosi në pëlhurë!

Atdhe i syrgjenosur si gjithmonë
Hedhi ngjyrën për atedhe
Atedheun e kam në Atelie…
Vizatoj shtratin ku kam le!
Këtu ekujtoj gurrën e ujtë ku kam pi
Ato fusha,male dhe bregore
Më rrinë pranë syshë ore pas ore…
Sytë lotojnë dhe bëhen lum
Për tokë ,diell edhe atë hënë
Vatrat e mia që i kam lënë
Fushë me fushë e gur me gur…
Lule lajthizat kur lulëzojnë
Kurrë vendlindjne s’do e harrojmë!…

Poezi dhe pikturë nga Autori
Luan-Asllan Dibrani, Shtutgart 2017