NUK NJOH SHOQATË TË DYTË NË EMIGRACION QË TË BËJË PUNË KAQ TË MADHE

0
1328

Intervistë me Z. Kadri Tarelli, historian e publicist

UNË KAM THEKSUAR SE NUK NJOH SHOQATË TË DYTË NË EMIGRACION QË TË BËJË PUNË KAQ TË MADHE SI BËN SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË ”PAPA KLEMENTI ZI ALBANI”, NË SUEDI

Intervistën e zhvilloi Fazli Muharremi-Tali

Fazli Muharremi-Tali: Si janë raportet Shqipëri-Kosovë, sot, po mendoj në aspektin e botimit të librave?

Kadri Tarelli: Raportet Kosovë-Shqipëri janë të mira por jo aty ku duhen të jenë. Për shembull vijnë libra nga Shqipëria në Kosovë vijnë libra nga Kosova në Shqipëri por lexuesit nuk janë fort të gatshëm për t’i përthithur këto libra tonë. Problemi qëndron te botëkuptimi dhe si pasojë e asaj ndarjes së madhe 100 vjeçare që ka pasur kombi ynë, një lloj tërheqje edhe nga gjuha standarde ose letrare për të cilën unë mendoj që mësuesve të Kosovës duhet tu ngritet një përmendore shumë e madhe për mësuesit të cilët punuan për gjuhën shqipe të standardeve letrare sepse ajo i jep mundësi të gjithë brezit të ri të lexojnë letërsinë shqiptare por edhe shkrimtarët e Kosovës duke shkruar në gjuhën letrare të pëlqehen në Shqipëri.

Kam përshtypjen se nuk po ecet në këtë drejtim ashtu siç duhet. Unë jam shumë i knaqur që unë disa herë vijë në Kosovë por në Mitrovicë jam për herë të parë dhe jam shumë i lumtur që sot jam këtu është sikur një ëndërr 18 vjeçare që nga mbarimi i luftës që është zhvilluar dhe çliruar Kosova.

Unë pata rastin që vitin e kaluar të jem në një konferencë shkencore që u bë në Istog, aty diskutoheshin dialektet dhe gjuha standarde. Dhe pata rastin që të them aty se ne pjesëmarrësit vijmë në konferenca për të mësuar nga njëri tjetri dhe jo për të mësuar njëri tjetrin dhe veç kësaj të punojmë bashkërisht për gjuhën letrare shqiptare. Gjuha është mjeti më i mirë për ta bashkuar e afruar kombin. Në qoftë se ne nuk do të arrijmë ta bëjmë këtë atëherë kemi dështuar, kjo është përshtypja ime.

Meqë më pyetët për Shoqatëne Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, Papa Klementi XI Albani është një emër shumë i nderuar, një ndër katër papatët shqiptarë më të shquar është Papa Klementi XI Albani, një emër shumë i goditur dhe shumë i gjetur.

Pastaj është i qëlluar edhe emri i librit që botohet volumi 8 Thesar Kombëtar. Fjala Thesar është shumë e madhe i prodhuar nga shqiptarët dhe për shqiptarët.

Në një shkrim timin të fundit me që merrem me publicistikë, unë kam theksuar nuk njoh shoqatë të dytë atdhetare në emigracion që të bëjë një punë kaq të madhe siç bënë Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi, me sa e kam ndjekur unë.
Njohja ime me këtë shoqatë ka disa vite. Unë bashkë me Vironin i kemi pritur në Tiranë para katër viteve ku u prezantua volumi 1 dhe 2 i Thesarit, i pritëm në Durrës ku pata rastin ti përshëndes të gjithë ata pjesëmarrës në sallën e madhe të pallatit ”Aleksandër Moisiu”, kështu që njohja me këtë shoqatë dhe veprimtarinë e tyre është disa vjeçare dhe përfundimi im është që këtë punë që bëjnë është e jashtëzakonshme.
Thash, nuk njof shoqatë të dytë për këtë veprimtari. Po marrim rastin vetëm në këtë vit 2017.

Me sa di unë vetëm këtë vit në disa qytete të Kosovës është përuruar ky libër. Erdhën edhe në Tropojë ku isha edhe unë pjesëmarrës atje, dhe e ndjeka at punë aq të bukur me një lloj aq dashamirësie, dhe mikëpritje të jashtëzakonshme të tropojanëve.

Me sa kam dëgjuar kanë qenë edhe në Strugë, në Tetovë në Universitetin e Evropës Juglindore – Shtul dhe është pritur në mënyrë të jashtëzakonshme ky libër. Libri në vetvete është një mesazh, libri në vetvete është një monument. Mundohu sa të duash që ta heqësh, ai nuk zhduket. Monomente të tjera që vendosen nëpër sheshe mund të ia prishësj themelet. Por librin se zhduk dot. Se ai mbetet në dorën time, në dorën tuaj, në dorë të fëmijëve të brezave të rinjë e mbetet për mijëra vite. Për këtë gjej rastin të them, i uroj gjithë shkrimtarët e Suedisë për veprën e madhe që bëjnë.

Por do t’i kujtoj një gjë të cilën e kam thënë para katër vjetëve, Suedia i dha mërgimtarëve tanë shqiptarë tokën dhe lirinë pa kufi por shqiptarët mbollën pemën e lirisë dhe duhet të kemi parasysh një gjë në qoftë se këta shqiptarë nuk do të ishin të zot të mbijetonin dhe krijonin nuk do të ishin sot këtu. Unë e kam thënë dhe do e them gjithherë që nuk i sollën suedezet këtu për të sjellur librin por është puna e tyre shpirti i tyre atdhetar, krijues e letrar që ata ta sjellin një pjesë të kulturë shqiptare që është në Suedi dhe kjo nuk është pak.

Në librat ato libra të botuara nga kjo shoqatë ka krijime jo vetëm të shkrimtarëve të Suedisë por ka edhe nga gjithë diaspora shqiptare, ka edhe nga Kosova e Shqipëria dhe kjo e arsyeton emrin Thesar Kombëtar sepse po të ishte vetëm e shqiptarëve të Suedisë nuk do të ishte më Thesar kombëtar por do të ishte pjesë e cunguar. Thesar Kombetar është kur ka të gjitha prurjet shqiptare ku do që janë. Ky është një kontribut i jashtëzakonshëm dhe po e citoj përsëri vetën kur e kam thënë “Këtë punë që e keni nisur kombi do t’ua vlerësoj në të ardhem”. Faleminderit.