Gjin Musa, gazetar.
Edi Rama, Ilir Meta, Sali Berisha dhe Lulzim Basha, s’fshihen dot pas gjethes së fikut!!!
Gazetaret dhe shqiptaret e ndershem te mos frigohen perbadhe kesaj politike korruptive, keta jane nji pjes e vogel qe kane pervetesuar pasurit kombetare. Ne gazetaret dhe populli i ndershem jemi shumice e pa thyesheme, per te marrur ne dore pushtetin e popullit, keta kusar bejne presione dhe pazare politike, ne i mposhtim dhe jua tregojm vendin, drejtesin e kane korruptuar pushtetaret, ne emer te forces se shtetit.
POLITIKA LARGE DUARTE NGA REFORMA NE DREJTESI, KOMPROMISET POLITIKE NE DEME TE VETINGUT THIK PAS SHPINE PER BE DHE SHBA. SHQIPERIA NENE PRESIONIN E POLITES GRABIQARE DHE KORRUPTIVE.ZOTI DO QE SHBA DHE BE TE JENE PERKRAHE POPULLIT SHQIPTARE. PESHQIT E MEDHEJE TE SHKOJN PRAPA HEKRAVE TE BURGUT! ÇDO VONES RREZIKOHET SIGURIA KOMBETARE NE VENDE, POLITIKA ME KOMPROMISE TE TURPSHEME PO PROVOKON POPULLIN HAPURE PER NJI DESTABILIZIM TE VENDIT.
RAMA,META,BERISHA DHE LULI TE DISTANCOHEN, KRYEPROKURORI TE ZGJIDHET NGA ORGANET KOMPETENTE TE DREJTESIS. POLITIKA TE MOS FSHIHET PASE KOMPROMISEVE TE TURPSHEME. GAZETARI GJERGJ ZEFI JUA THOTE TROCE.
Pas bllokimit me kontribut të përbashkët të organeve të reja kundër korrupsionit, si Prokuroria e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Gjykata Speciale, katër peshkaqenët e mëdhenj të politikës shqiptare, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha tentuan të zgjatnin deri në vitin 2019 mandatin e kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili do të mbahet mend jo vetëm si kryeprokurori më qesharak dhe i dështuar në 27 vitet e fundit, por edhe si kryeprokurori i parë shqiptar që nuk lejohet të shkelë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Berisha, Rama, Meta dhe Basha, me veglat e tyre në parlament dhe institucione, kanë bllokuar ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me qëllim për të zgjedhur vetë një prokuror të përkohshëm, për të shtyrë sa më shumë ditët e tyre në politikë. Nëse do të ishte ngritur KLP, debati për largimin dhe zëvendësimin e Adriatik Llallës nuk do të ekzistonte. KLP nuk po ndërtohet për shkak se shoqëria civile nuk propozon kandidatët e saj. Dihet se shoqëria civile është një qen që luan bishtin sa sipas linjës së PS, PD dhe LSI.
E thane troçe peshqit e medheje po kerkojn te bejne mishe per top pashqit e vegjel.
Shqiptaret tani duhet te tregohen te kujdesshem, ne se do kete nji kompromis te piste,nga kokat e politikes korruptive, duhet kaluar deri ne mos bindje politike.
Shqiperia eshte e Shqiptareve!
Te mose mendoje ase Edi Rama, ase Ilir Meta s’bashku me Sali Berishen dhe Lulzim Bashen se do ta mbajne shqiperin penge te tyre, per ta vjedhur dhe plaçkitur si ne keto 27 vite “demokracie”.
Politika ti veri mire gishtin kokes, ti leri sharjet dhe mashtrimet ne sadhen e parlamentit, nuk durohet ma kjo klase politike e teje degjeneruar.
Kryeministri Edi Rama ka marre persiper reformen ne drejtesi, mire ka bere, po nuk mundet te reformohet drejtesia, pau reformuar politika qe e ka korruptuar.
Une e kame ngritur disa here ne shkrimet e mia, nji drejtesi korruptohet kur politikes korrupsioni i ka hyre deri ne palce.
Shqiptaret presin nga qeveria aktuale dhe nga ky parlament veprime konkrete, jo ulu hoxhe e te hypi prifti, iku ajo kohe, nderkombetaret i njofin mire politikanet tane, ka vite qe kane dhan alarmin qe drejtesia ka vdekur ne Shqiperi.
Sali Berisha dhe Ilir Meta duhet te shkojn te paret perpara drejtesis,keta jane njerzit e pushtetshem qe kane korruptuar drejtesin shqiptare.
Prokurori i pergjithshem z.Llalla nji dite do shprehet, do thot te verteten,sepse dy duar mbrojn nji koke, nuk besoje se behet koke turku per Saliun dhe per Ilir Meten.
Edi Rama ne se do te beje ndonji pazar politik me zgjedhjen ose shtyrjen e mandatit te krye prokurorit aktuale, po luan me nji zjarre ku do digjet brenda. Lojrat nene rrogoz duhet te vdesin z. Kryeminister, ne te kundert gjyqi popullor do jete i pa meshirshem.
Mos te mendoje asnji politikan i vjeter apo i ri se Shqiperin dhe shqiptaret do mbahen ma penge i politikes se inkriminuar. Shqiptaret do te kene djem dhe vajza qe doi marrin fatet e vendit qofte edhe me flijim jeteshe, lufte pa gjak nuk ka, po kure lufta behet ne emer te atdheut, gjithmonë eshte e fituar.
Pase 27 viteshe “demokraci” vendi perbadhet me nji te keqe qe ne se politika nuk e nderq shpejte, pasojat do jene fate! Saliu, Rama, Iliri dhe Luli te mendojn se gjyqi popullore do jete fatale per keta qe kerkojn te mbajne nene tutelen e tyre shqiperin dhe shqiptaret.
Gazetari Gjergj Zefi nuk ka si ta thot ma paster dhe ma prere:
Ditët e fundit, një nga zarat e Lulzim Bashës, Oerd Bylykbashi, kërkoi zgjidhjen një kryeprokurori të përkohshëm me 3/5 e votave. Pra, ai kërkoi hapur zgjidhjen e një prokurori, produkt i pazarit të PD, PS dhe LSI. Ditët e fundit, Taulant Balla foli për një takim me Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në Bruksel. Ka zëra se pasuesi i Llallës tashmë është caktuar nga Berisha, Rama, Meta dhe Basha. Ky pazar mund të zgjasë ditët në pushtet, por nuk e ndryshon dot fundin e tyre.