PESHA E KRYQIT: DOMOSDOSHMËRI APO HIPOKRIZI?!

0
1887

Av. Xhabir Zejnuni

Në Itali, por edhe në Europë, po diskutohet shumë në lidhje me ekspozimin apo jo të KRYQIT nëpër shkolla dhe insititucione publike.

Ata që kërkojnë heqjen e KRYQIT, justifikohen me LAICITETIN e Shtetit të garantuar edhe me Kushtetutë.

Mbështetësit e ekspozimit të KRYQIT, justifikohen me vlerat fetare, historike, tradicionale të këtij simboli të pazëvendësueshëm dhe të patjetërsueshëm.

Në lidhje me këtë problem, pas rekurseve të personave (apo grupeve!) të interesuar, janë shprehur Gjykata të ndryshme, të cilat kanë pasur pikëvështrime të ndryshme mbi këtë argument kaq delikat.

Në vitin 2003, pas rekursit të Adel Smithit (President i Bashkimit të muslimanëve të Italisë!), Gjykata e Aquilas në një vendim të sajin “Mbron paanshmërinë e shkollës publike përballë fenomenit fetar” dhe shton se “Kjo pavarësi realizohet me mungesën e simboleve fetare”.

Në vitin 2006, ndërhyn Këshilli i Shtetit (Gjykata e Apelit Administrativ në Itali) me një vendim (Nr. 556, datë 13.02.2006), e cila duke hedhur poshtë pretendimin e një Zonje finlandeze (rezidente në Itali), thekson se “Eskpozimi i KRYQIT në shkolla apo insittucione publike për besimtarët apo jo, nuk përbën diskriminim” dhe se “KRYQI nuk është vetëm simbol fetar, por shpreh të gjitha vlerat civile dhe tolerante, respektin reciprok, vlerësimin e personave, afirmimin e të drejtave dhe të solidaritetit, pra të gjitha ato parime që ravijëzojnë LAICITETIN në rendin aktual të Shtetit”.

Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, në një vendim të sajin në vitin 2009, thekson se “Prania e KRYQIT në shkolla, është një dhunim i të drejtave të prindërve që të edukojnë fëmijët sipas bindjeve dhe lirive të tyre”.

Vatikani u shpreh se “Është shumë e çuditshme se si një Gjykatë Europiane ndërhyn kaq rëndë në një lëndë kaq të thellë, të lidhur me identitetin historik, kulturor dhe shpirtëror të popullit italian”.

Në Itali, Prania e KRYQIT është vendosur me anë të Dekretit Mbretëror (akoma në fuqi), Nr. 4336 të vitit 1860, i cili në nenin 140 parashikon se “Çdo shkollë, duhet patjetër të pajiset me këta objekte: 1. bankat e studimit me karriket e mjaftueshme për të gjithë nxënësit; 7. Një KRYQ; 8. një foto të Mbretit”.

Bën shumë çudi fakti se askush nga të “interesuarit”, nuk i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të deklaruar antikushtetuese normën më lart!

Në Itali (dhe jo vetëm në Itali), ka shumë festa, të cilat burimin e tyre e kanë tek KRYQI, ku u gozhdua KRISHTI para 2000 vitesh.

Këto festa janë:

1. 7 janar, Befanat;
2. mars-prill, (datë që ndryshon) Pashkët;
3. 1 nëndor, Shenjtit;
4. 8 dhjetor, Imaccolata Concepita;
5. 15 gusht, Ferragosto;
6. 25 dhjetor, KRISHTLINDJET;
7. 26 dhjetor, Shën Stefani.

Dhe të gjithë i festojnë këto festa. Përfshirë edhe ata persona, të cilët kërkojnë heqjen e KRYQIT nga shkollat dhe institucionet publike.

Por, asnjëri prej tyre deri më sot, nuk ka kërkuar edhe heqjen e FESTAVE që kanë lidhje me këtë KRYQ.

Pse?!
HIPOPRITA.