“Si po tentojnë të më bëjnë presion kamikazët e klanit Berisha, për të mbyllur gojën”

0
2034

Juristi Romeo Karaj vazhdon betejën e tij me familjen Berisha.

Pas akuzave ndaj Berishës dhe të biritpër aferën korruptive me CEZ, ai është paditur tre herë nga Shkëlzen Berisha, padi të cilat, në mënyrë të çuditshme, do të shqyrtohen nga njerëz të afërt të familjes Berisha.

Reagimi i Romeo Karaj

“Nuk ka dy pa tre”, eshte shprehja popullore.
Sot pata kenaqesine e madhe, te mesoj se, pinjolli i familjes me kriminale shqiptare, Berisha i vogel, me ka bere padine e radhes per shpifje.
Pra, deri me tani, Zogu i Gerdecit, me ka paditur tre here, dhe ne te gjitha rastet, ka bere padi penale.
Si gjithmone ne rastin e padive te tija penale kunder meje, shorti bie tek kamikazet e Saliut.

Dy here, e njejta padi penale, i caktohet me short, kamikazit Gerd Hoxha, familjaret e te cilit, kane punuar me Argiten dhe famekeqin Ismail Mulleti.
Lidhur me padine e dyte, shorti i bie Shefqie Demirajt, e cila eshte e lidhur koke e kembe me klanin kriminal Berisha, me nyje te pazgjidhshme. Familja e saj eshte rreshtuar hapur ne konfliktin gjakatar te Tropojes, ne krah te kryegjakatarit Berisha.
Nga media mesova se kjo tropojane, zoteron nje supevile ne Qytetin Studenti dhe burri i saj eshte kryetar seksioni i PD-se.

Padia e trete, ajo me e fresketa i ka rene me short tropojanit te lashte, por si gjyqtar fringo i ri, Ahmet Metaliaj.
Po ketij gjyqtari i ra me short, shqyrtimi i ceshtjes te perjashtimit te gjyqtarit Gerd Hoxha, te kerkuar nga une dhe te hedhur poshte prej tij, pa i lexuar fare provat.
Megjithese ofrova disa dhjetera faqe prova, ai brenda dy minutave dha vendimin e tij.

Pra, e gjithe garda mbrojtese e klanit Berisha, eshte hedhur ne veprim.
Ok zoterinj kriminele.
Une jam ketu, dhe do t’i pergjigjem flake per flake, cdo veprimi tuaj.
Perse gjithe kjo histeri dhe fushate represive e presioni karshi meje, pikerisht tani?

Padia e pare u leshua pikerisht mbas deshmise sime ne komisionin parlamentar Balla, ku une argumentova me prova e fakte, korrupsionin lidhur me aferen e privatizimit te OSSH-se.
Padia e dyte dhe padia e trete, u leshuan pikerisht tani, mbas kallezimit penal, te bere nga une, kunder Berishes, Metes dhe pese personave te tjere, lidhur me korrupsionin e aferes DIA-ÇEZ.

Pikerisht tani, une me veprime te plota ligjore, po punoj per te hedhur poshte vendimin e prokurorise se Tiranes, lidhur me pushimin e ceshtjes penale qe ka te beje me korrupsionin e privatizimit te OSSH-se, ku i akuzuari kryesor eshte, SALI RAM BERISHA.
Keto padi, te bera jashte cdo llogjike e karari, nuk tregojne gje tjeter, pervecse makthin qe po perjeton klani kriminal Berisha.

Me ane te ketyre padive pafund, te bere nga Saliu ne emer te te birit te tij çyryk, kane per qellim qe, une te vihem nen presion, mundesisht te heq dore nga rruga dhe misioni im, te denohem penalisht, duke u shpallur fajtor, gje qe do serviret neser ne gjykate per te goditur integritetin tim dhe besueshmerine e deshmise sime, te krijojne probleme punesimi tek une, dhe ne fund, te me godasin ekonomikisht, duke me sekuestruar te ardhurat nga rroga ime.

Ky eshte hesapi i Saliut dhe i shkon mjaft per shtat, shpirtit dhe fytyres se tij, por kete hesap, ai e ka bere pa hanxhine.
Saliu e ka pasur zakon e ves goditjen e se vertetes, dhe ne keto 27 vite, ai eshte kampioni i luftes kunder se vertetes.
Tanime ai ia ka kthyer ne ves, edhe çyrykut te tij, berjen e padive penale, a thua se atij nuk i mjaftonin veset qe kishte.

Padite e tyre mbi te gjitha cenojne lirine time te shprehjes, e cila eshte nje e drejte themelore e cdo njeriu, qe jeton ne nje shoqeri demokratike.
Sipas vete GJEDNJ, liria e shprehjes perben nje nga bazat themelore te shoqerise demokratike, nje nder kushtet baze per progresin e saj dhe te veterealizimit te individit.
GJEDNJ ka arsyetuar qarte se, procedimi penal, lidhur me lirine e shprehjes eshte i papranueshem dhe perben nderhyrje ne lirine e individit per t’u shprehur.

GJEDNJ ka aprovuar nje mbrojtje te qarte dhe te forte ndaj lirise se shprehjes, dhe ne vecanti ndaj lirise se investigimeve dhe informacioneve qe kane te bejne me politikane dhe perfaqesues te zgjedhur.
Iu referova persa me siper, nje pjese te marre nga arsyetimi i mbrojtjes se Saliut, perballe Aneta Rames, ku ai mori pafajesine.
Do t’a perball çyrykun e vogel dhe gjykaten me ate arsyetim, dhe do t’i vendos ata ne poziten me te veshtire te mundshme.

Çyryku do te perballet me detyren e veshtire, per te provuar te gjithe elementet e shpifjes, sidomos pavertetesine e thenieve te mia.
Po keshtu, ai do te duhet te provoje se theniet e mija, i kane demtuar nderin dhe dinjitetin atij…

Klani Berisha, nuk e ka marre mbase seriozisht, por beteja e shpifjeve, shortit qesharak te gjyqtareve, qe cenon drejtesine ne gjykim, do te vazhdoje pertej influences se tij, deri ne Gjykaten Nderkombetare per te Drejtat e Njeriut.

E siguroj Saliun, se kur te arrije ceshtja perpara asaj gjykate, do t’i kujtohet morali i nazisteve perpara Stalingradit.

Bujrum Sali!
Come to daddy çyryk!