Msc. Kristinë Dedaj
(Marie Shllaku: Nuk do t’i mungojnë kurrë lulet Kosovës t’i sjellë mbi vorrin tim)
Heroina Marie Shllaku la gjurmë të pashlyeshme në jetën dhe mendjen e popullit shqiptar.
Kjo ikonë emblematike mbetët njëra ndër figurat e pazevëndësueshme në historinë e kombit tonë, që nga koha kur veproi deri në ditët e sotme, si një atdhetare e flakët, ku synonim i saj ishte Shqipërina etnike.
Puna, jeta dhe veprimtaria e saj prej një atdhetare la gjurmë duke e begatuar epokën e ndritur të historisë së femrës shqiptare në luftë për liri dhe çlirim e bashkim kombëtar. Historia është mësuese e jetës prandaj jeta flet për njeriun, koha flet për vitet e njeriu me punë e sakrificë le gjurmë në histori. E tillë ishte edhe Marie Shllaku e cila edhe pse e re në moshë u gjend kudo ku e kërkonte nevoja për të kryer detyrat që i kishte dhënë vehtës përkrah atdhetarve të çështjës sonë kombëtare. Heroina e guximshme me veprën dhe kontributin e saj na tregoi se ishte trimëreshë, e fortë dhe e pathyeshme ku nuk iu frikësua as vdekjës.
Marie Shllaku u lind në qytetin e Shkodrës më, 22 tetor 1922 ku edhe i mori njohuritë e para në kuvendin e motrave Stigmatine. Pastaj vazhdon studimet në Universitetin e Romës në degën e filozofisë. Marie Shllaku zotëronte disa gjuhë : gjuhën frënge, italiane, gjermane, greke dhe pak edhe në gjuhën serbokroate. Kjo atdhetare e devotshme shumë shpejt u admirua nga populli në Kosovë. Figurën e saj mund ta përshkruaj si një vajzë shumë e zgjuar e vizionare, e bukur, oratore, e shkathët dhe shumë e guximshme.
Marie Shllaku u inkuadrua e u rreshtua në radhë me atdhetarët më të devotshëm të asaj kohe siç ishin : prof. Ymer Berisha, Ndue Përlleshi, Shaban Dema, Ukë Sadiku, Alush Smajli, Shaban Polluzha, Ndrecë Nikolla, Mehmet Gradica, Zef Gjidoda, Adem Shala, Feriz Boja, Qazim Bajraktari si dhe shumë atdhetarë të tjerë të cilët vepruan për çështje kombëtare dhe në asnjë mënyrë nuk pajtoheshin me pushtimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në ish-Jugosllavi.
Marie Shllaku ka shërbyer një kohë si ndihmëse në Qelën e Gjergj Fishtës e pastaj si sekretare e patriotit Iliaz Agushi në vitin 1942 në Ministrinë e Punëve Botërore dhe gjatë viteve 1943-1944 ishte sekretare e Ministrit të Brendshëm inxh. Xhafer Deva.
Ajo bashkëveproi me të gjitha forcat politike që me përkushtim ishin dhe mbanin tokat tona që na i lanë të parët tanë. Marie Shllaku me ato që bëri për atdheun mbetët për ne Orleania Shqiptare.
At Bernard Llupi prifti atdhetar shkodran që në atë kohë ishte famullitar në Pejë,e njoftoi atdhetarën Marie Shllaku me trimin e Dukagjinit Ndue Përlleshin i cili në atë kohë ishte kryetar i komunës së Budisalcit të Lugut të Drinit.Organizohët ato ditë edhe një takim me popullatën e kësaj ane në Budisalc ku në atë takim flet edhe Marie Shllaku. Pas disa ditësh në fshatin Krushevë e Madhe në odën e Ukë Bekës heroina trime mban një fjalim pranë Flamurit ku u bëri thirrje popullates së këtyre trojeve të ngritën në një kryengritje kundër këtij pushtuesi të egër sllavo-komunist. Shqiponja e maleve tona, Marie Shllaku, plagoset nga forcat e egra dhe gjakatare sllavo-komuniste në fshatin Gllogjan në Lugun e Baranit, ku trimat dhe atdhetarët tanë heroinën legjendare do ta strehojnë në kullën e Pjetër Tomës nga Doberdoli deri sa Maria të sherohët.
Në dimrin e vitit 1945 në Rrezallë të Drenicës heroike u mblodhën shumë burra si: prof Ymer Berisha, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Ukë Sadiku etj. dhe e vetmja femër Marije Shllaku. Në këtë kuvend luftëtaret trima u betuan dhe u dakorduan që do të luftojnë deri me vdekje për të realizuar çlirimin e Kosovës kreshnike. Në mesin e atyre që mbajtën fjalime atë ditë ishte edhe fjalimi i heroinës Marie Shllaku ku do të kujtohet më vonë nga hetuesi:
”Gjithë vllaznit shqiptarë, me tana forcat duhet me e luftue sllavo – komunizmin, me i largue partizanët jugosllavë nga Kosova, se çdo pus e kanë mbushë me krena shqiptarësh.” Ku pastaj do të shtojë : ”Partizanëve të Serbisë po u ndihmojnë partizanët e Shqipërisë… Shqiptarët nuk duhet me shkue e me luftue në tokë të huej.”
Merita e pajtimit dhe bashkimit të dy komandanteve Shaban Polluzhës e Mehmet Gradicës i takon heroinës Marije Shllaku. Këta dy komandantë trima që nga ajo ditë që u besatuan e deri sa ranë heroikisht nuk u ndanë më nga njëri – tjetri.
4 Korriku i vitit 1945 u mbajt Mbledhja e Plloçicës në të cilën u morën vendime të rëndësishme ku u vendos edhe për mbajtjën e Kuvendit të Dobërdolit.
Ishte iniciativa e prof. Ymer Berishës dhe shumë veprimtarve të tjerë të kësaj lëvizje që të mbahët më, 4 – 5 gusht 1945, Kuvendi i Dobërdolit, apo siç quhej ndryshe “Besa Kombëtare” apo si njihej në popull të Llugat e Dan Pjetrit i cili kishte jehonë të madhe në qarqet shqiptare. Ky Kuvend tuboi rreth vetës diku 2000 luftetarë.
Në këtë ngjarje të rëndësishme historike morën pjesë shumë trima të asaj kohe si: Ukë Sadiku me vëllanë Shabanin dhe birin Skenderin, prof. Ymer Berisha, Marie Shllaku, Ndue Përlleshi me vëllanë e tij Zefin, Bajraktari i Uçës, Zef Gjidoda, Feriz Boja, Qazim Bajraktari, Ferat Kotorri, Kolë Bibë Mirakaj, Prekë Shyti, Ali Meta, Adem Shala, Mehmet Aga i Rashkocit, Alush Smajli, Demë Ali Pozhani, Adem Shala, etj.
Rol të madh në këtë ngjarje të rëndësishme luajti edhe trimi Alush Smajli – Qerraja ( 1899 – 1946 ), i cili përveç luftëtarve të tij solli me vete edhe Flamurin Kombëtar (të gjatë tetë metra) e vuri në Dardhën e Madhe dhe i caktoi rojet e nderit gjatë tërë kohës sa është mbajtur ai Kuvend Ky kuvend i rëndësishem historik mblodhi rreth vetës edhe një oficer nga Shqipëria, një oficer gjerman edhe një oficer anglez.
Pjesëmarrja e tyre ishte me shumë interes ngase këtu shihej edhe rëndësia e këtij Kuvendi dhe serioziteti për një qëndresë edhe më të organizuar e çetave kryengritëse shqiptare ndaj forcave partizane – çetnike në Kosovë.
Në këtë Kuvend u mor qëndrimi të formohej kryesia e cila do të përbëhej nga dymbëdhjetë veta ku më vonë do të quhet: ” 12 Këshillat ” e Kuvendit të Dobërdolit.
Marie Shllaku përveç pjesmarrjës ishte ideatore edhe procesmbajtëse e këtij kuvendi të madh historik me qëllim të organizimit për bashkim me Shqipërinë dhe të gjitha viseve ku jetonin shqiptarët. Për qëllim të një organizimi më të mirë në këtë kuvend u vendos që të luftohej për çlirimin e Kosovës nga kthetrat serbo-sllave e komuniste dhe të bëhet bashkimi kombëtar. Kuvendi zgjodhi Ukë Sadikun për udhëheqës i sektorit ushtarak ndërsa prof Ymer Berishën udhëheqës i sektorit politik.
Në hetuesi ajo heroina Marije Shllaki do të kujtojë fjalimin e saj të rëndësishëm :
”Motra dëshiron me vdekë me ju, e ju me të ! Vëtëm dorëzimin sllavokomunistëve mos me jua ba sa të jemi gjallë! Ma mire me vdekë me gra e fëmijë e me i pa si po desin se sa serbi me na i pre! Po së shpejti ne do të fitojmë !” E burrat ia kthyen: ”Ti motër shqiptare na ke ndihmue në kohët më të vështira. Ti pranove vdekjën më ne, e edhe ne pranojmë vdekjën me ty! Rrnoftë motra jonë.”
Për pjesëmarrjen në Kuvendin e Dobërdolit, për strehimin e kaçakëve dhe për përkrahjën e lëvizjës kombëtare dhe një Shqipëri etnike, udhëheqësit e këtij Kuvendi dhe shumë veprimtarë të kësaj ane u dënuan me burgim shumëvjeçar. Atyre sistematikisht iu plaçkitën dhe iu dogjën shtëpitë, u maltretuan familjet dhe iu bënë akte gjenocidiale ndaj tyre.
Ideali i Marie Shllakut ishte të shihte Kosovën e lirë, bashkimin e shqiptarëve brenda kufijve etnikë dhe krijimin e një shteti të fortë shqiptarë pra i një Shqipërinë Etnike.
Përfundimisht mund të thuhet se në Kuvendin e Dobërdolit kishte ndodhur ngjarje shumë e rëndësishme dhe e veçantë e historisë sonë sepse në atë Kuvend u mblodhën për të parën herë prijësit e Lëvizjes për Bashkimin dhe çlirimin e trojeve arbërore. Për herë të fundit u vunë në provë forcat dhe energjitë gjithëshqiptare për të organizuar një luftë kundër armikut serbo – sllav.
Publicisti e studiuesi ynë i njohur Tomë Mrijaj në librin ”Gjeneza e familjes Mrijaj ndër shekuj” shpalos për lexuesit disa nga kujtimet që ia kanë rrëfyer gjyshja dhe babai gjatë qendrimit një javor të sokoleshës heroike Marie Shllaku në shtëpinë e tyre.
”Me ardhjen e babait të saj Mark Simon Shkrelit nga Shkodra në Kosovë i dërguar nga forcat e sigurimit të Shqipërisë për të bindur vajzën e tij të re, që të hiqte dorë nga rruga e saj patriotike në male me çetat nacionaliste të Kosovës. Frati i Pejës at Bernard Llupi e kishte drejtuar babain e saj Mark Simon Shllakun tek Patër Tomë Xhaja frati i kishës së Zllakuqanit e ky i fundit si vend strehimin e sigurtë për heroinën atdhetare kishte zgjedhur shtëpinë e tyre.”
”Gjatë ditës kur antarët e familjes punonin punët e bujqësisë në arat e mbjellura Maria kalonte ditën duke biseduar me babain e saj. Ishin vërtetë momente emocionuese dhe gëzohesha kur i shihja tek bisedonin ngrohtësisht atë e bijë tregonte gjyshja fisnike. Nuk e harroj kurrë ditën e ndarjes mes babait dhe bijës së vet të re. Shumë lot derdhi shkodrani Mark Simoni për bijën e tij. Maria, si burrëneshë malesh qëndroj e forte deri sa babai i saj u largua. Ajo duke menduar babain filloi të qajë me dënesë saqë mendova se zemra po i del nga krahërori.”
Kështu pra, shtëpia e Nikollë Pren Mrijajt nga fshati Zllakuqan i komunës së Klinës ishte vatra ku u pritën ngrohtësisht heroina legjendare e trojeve etnike Marie Shllaku bashkë me babain e saj. Marie Shllaku në shenjë respekti dhe dashamirësie gjyshës Liza Mrijaj i dha flamurin e Gjergj Kastriotit – flamurin kombëtar.
Amazona shqiptare, Marie Shllaku e deshti shumë Kosovën ku mori pjesë në shumë aksione luftarake. Dita e 12 shtatorit e vitit 1945 ishte ditë e rëndë dhe e zezë për luftëtarët tanë dhe për fshatarët e kësaj ane sepse në Çeli të Jellovcit fshat ky i komunës së Klinës u zhvilluan luftime të ashpra kundër forcave të egra sllavo-komuniste. Gjatë kësaj përleshje që zgjati me orë të tëra trimat tanë nuk dorzoheshin. Pra, atë natë të zymtë shtatori me gjakun e tyre të pastër lanë tokën e ripushtuar të Kosovës kreshnike ushtarët e vrarë të çetës se prof Ymër Berishës e të Ukë Sadikut. Në luftën e Çelisë së Siçevës u asgjësua Çeta e komandantit të njohur Ukë Sadikut nga Gjurgjeviku i Madh. Ata trima që bien duke luftuar në altarin e lirisë për realizimin e idealeve kombëtare do të ngritën përseri.
U vranë Sadri Hoti, nipi i Ukë Sadikut – Isufi, Smajl Hajdari, Rexhep Ademi, Sadik Lutani, Zefi me djalë, Metë Dina etj., ndërsa u plagosën Alush e Murat Smajli, Marije Shllaku, Ali Meta etj. Mirpo edhe nga ana e armikurt kishte shumë të vrarë e të plagosur.
Nga Lugina e Çelisë dolën të gjallë nga Çeta e Ukë e Shaban Sadikut, por me shumë plagë të rënda në trup tetë luftëtarë : Komandanti Shaban Sadiku, Ali Meta, Musli Hoti, Marie Shllaku, Alush Smajli, Rexhep Ismajli – Kapter Rexhepi, Ali Zeqiri dhe Sokol Ahmeti.
Kësaj ngjarje me rëndësi historike i kanë kënduar edhe këngë. Në odat tona rapsodët iu këndonin heronjëve dhe ato këngë edhe sot percillen brez pas brezi. Rapsodi e lartësoi personalitetin e heroinës dhe luftëtarve trima me këto rreshta:
”Ç’ka Çelia që ushton ?
Shaban Sadiku po lufton.
Në Çeli bash të Kisha,
Po lufton Shaban Berisha.
Po lufton Shaban Sadiku,
Vet i gjashti nga Gjurgjeviku.
E ke rritë Sadik Ramën,
S’e ka shoqin n’krejt Ballkanin.
E ke rritë Ukë Sadikun,
Si luan n’Bjeshkë t’Gjurgjevikut.
Gjithë në ballë i ka dal anmikut.
E ke rritë Shaban Sadikun,
Gjithmonë tmerr ishte për anmikun.
E ke rritë prof. Ymer Berishën,
N’krejt Shqypninë s’ia gjanë çiftin.
Marije Shllaku – bijë shkodrani,
Midis vllazneve si yll i dritës,
Bash si n’malet e Drenicës,
Po m’i ngjan Shote Galicës.
Prej Çelisë deri të Shapi,
Kah po m’shkon Marie Shllaku,
Rrjedhshin n’tokë asaj pika gjaku,
Fort prej plumbash shpue shtati.
Thërret Maria: – Pjetër, o vlla?!
A asht mbet kund ndoj shka?
Jo ori motër tanë i kem’ vra!
Se çfarë trimash ka Shqypnia
S’i ka mreti as shtatë kralia”.
Edhe plagёt e marra nё trup nuk e mposhtёn heroinёn e re e tё guximshme, e cila arriti qё tё çante rrethimin. Gjatë kësaj kohe nacionalistët trima edhe pse Kosova ishte e pushtuar nga forcart serbo- malazese nuk u gjunjëzuan e as nuk u zbrapsen sepse popullatën e kishin në ndihmë.
I mbante zemra prej shqiptari dhe nje vendim i tyre i prerë: ose do te jetonin në Kosovën e lirë e të bashkuar me Shqiperinë ose të gjithë do të vdisnim.
Marie Sllaku ashtu e plagosur strehohet në një shtëpi të fshatit por pas disa ditesh bie në duar të armikut. Fatkeqësisht vajza e re pas disa ditësh në Açarevë duke rrugëtuar për në fshatin Dobërdol rrugës takon një faqezi nga fshati Açarevë i cili e dorëzon në OZN-së, organizatë kjo famkëqe sllavo – komuniste në Skënderaj. Pasi u arrestua nga focat famkeqe komuniste filloi një etapë e rëndë dhe më shumë peripeci për heroinën shqiptare sepse dergohet ne burgun famkeq të Mitrovicës ku përjetoj maltretime nga bishat e egra sllavokomuniste : Gojko Medenica, Spasoje Gjakoviqi dhe tradhtari Nazmi Kursani dhe dërgohet pastaj në gjykatën e qytetit të Prizrenit.
Ndaj kësaj heroine u përdorën metodat më të rënda të tortures sa që i premtuan nëse flet edhe do të lirohej por sokolesha nuk u mposhtë për asnjë moment dhe nuk nxori asnjë fjalë nga goja. U inskenua kinse edhe rrembimi nga ”ballistët e Ymer Berishës” dhe e dergojnë në një vend të izoluar për shumë ditë. Ia punojnë me lojën e letrave kinse për prof Ymer Berishën dhe priftin e Pejës at Bernard Llupin.
Dita e 29 qershorit e vitit 1946 për qytetin e bukur të Prizrenit ishte ditë e kobshme sepse para një trupi gjykuesish sllavokomunist do të uleshin në bankën e të akuzuarve njëzet e shtatë veta me akuzë pse e duan vendin e tyre dhe janë shqiptarë. Kah fundi të rinjtë gjimnazistë të Pejës. E në fund fare më i vogli, me moshë e me shtat, kujtuesi i kesaj ngjarje Shefqet kelmendi, I cili thot se ishte nderë e kënaqësi e veçantë për mue.
Pra , procesi gjyqësor i Marie Shllakut u zhvillua në qytetin e Prizrenit më 29 qershor 1946 ku zgjati deri më 13 korrik 1946 ndërsa vendimin e morën dy ditë më vonë më 15 korrik 1946. Prokuror i përgjithshëm ishte kumunisti i pistë e antishqiptar, Ali Shukria i cili kërkoi që kjo lule e re të dënohej me pushkatim vetëm pse donte Shqipërinë etnike. Në këtë proces gjyqësor atë ditë u shqiptuan dënimet me vdekje edhe për tre bashkëluftëtarët e saj pra, për at Bernard Llupi Gjergj Martinin dhe Kolë Parubin. Martirët shkodranë u pushkatuan nga armiku por idealin e tyre nuk munden ta ndalin. Ndërsa për njëzet e tre të burgosurit e tjerë u dha denimi me burgim nga 1 deri me 20 vjet.
Dita e 25 nëntorit 1946 për Prizrenin dhe mbarë trojet etnike shqiptare ishte ditë zije sepse atë ditë u pushkatuan katër martirët e Shkodrës së lashtë: Marie Shllaku 24 vjeçare, at Bernard Llupi 60 vjeçar, Kolë Parubi 41 vjeçar dhe Gjergj Martini 29 vjeçar ku deri me sot nuk u dihen as varret.
Heroina Marije Shllaku, për prof. Ymer Berishën ishte një sinonim se si femra shqiptare kishte vyrtytin e : krenarisë, trimërisë, diturisë, besnikërisë por edhe të dashurisë për atdheun. Ishte ”Orleania”e Shkodrës, ishte ”Janica” e Sulit, ishte ”Shota ”e Drenicës, ishte ”Teuta ilire”! Prandaj e nderonte dhe e çmonte këtë vajzë më tepër se ta kishte motër dhe ndjeu dhimbje të thellë kur mësoi për fatin e saj tragjik.
Marie Shllaku dhe at Bernard Llupi kishin të njejtat ideale nacionaliste dhe për këtë qëllim komunistët i pushkatuan po së bashku me të njejtat plumba dhe në të njëjtën ditë nga xhelatët sllavokomunistë dhe tradhëtarët shqipëtarë.
Një nga pyetjet që hetuesi komunist ia bëri heroinës guximtare e sypatrembur ishte: Kur keni filluar të merreni me politikë?, ”Që në moshën time të re jam marrë me politikë në qoftë se mund të quhet politikë dashuria e ime për vendin, përpjekja ime për një Shqipëri Etnike dhe të bashkuar me pjesët e saja të shkëputura siç janë Kosova me Çamërinë.”
Marie Shllaku u akuzua nga komunisti Ali Shukriu për :
Ishte sekretareshë e Ministrit të Punëve të Brendshme Iljaz Agushit dhe ing. Xhafer Devës dhe kishte mbetur në Kosovë për të punuar kundër sistemit të ri shoqëror ;
Ajo së bashku me disa fshatar i kishte organizuar ata dhe kishte dal në male për të luftuar kundër partizanëve dhe kundër sistemit të ri duke penguar UNÇ- në të ndërtojë pushtetin popullor dhe për të rregulluar situatën në Kosovë;
Në fund të vitit 1944 duke i njohur njerëzit që ishin në lidhje me ing. Xhafer Deva, ajo bëri lidhjen e ndërsjelltë të tyre me Ismail Goranin dhe Ukë Sadikun të cilët pastaj sulmuan Gjilanin, Ferizajin dhe vendet e tjera ;
Në janarin e vitit 1945 pasi doli në mal ajo bëri prapagandë që shqiptarët mos të rreshtohën në armatën njugosllave por të dalin në mal për të luftuar kundër forcave partizano – komuniste ;
Se në janarin e vitit 1945 mori pjesë në Kuvendin e Drenicës, së bashku me prijësit e njohur siç ishin : prof Ymer Berisha, Mehmet Gradica, Major Qinsi, major Kutova, Ahmet Shala, Ukë Sadiku, Shaban Polluzha, Metë Dina etj. ku u vendos të sulmoheshin njësitë e UNÇ–në Drenicë ;
Se me të mbaruar lufta e Drenicës dhe derisa u burgos në vjeshtën e vitit 1945, ajo vazhdoi aktivitetin e saj në mal duke i nxitur luftëtarët e rezistencës antikomuniste, mori pjesë në shumë tubime ku u morën vëndimet për të vazhduar rezistencën me armë dhe e bindte popullin që të dilte në male e të bashkoheshin luftëtarëve të Shqipërisë Etnike;
Se mori pjesë në Kuvendin e Dobërdolit apo siç quhej ndryshe “ Besa Kombëtare ” në gusht të vitit 1945, ku u vendos që prof Ymer Berisha të jetë udhëheqës politik, Ukë Sadiku udhëheqës ushtarak i gjithë luftëtarve të rezistencës në Kosovë ;
Se mbajti lidhje të vazhdueshme dhe të pandërprera me prof Ymer Berishën dhe me prijësit e tjerë;
Se ishte pjesëmarrëse në betejat kundër njësive ushtarake jugosllave dy here me radhë ndërsa në betejën e Siqevës aty nga gjysma e muajit shtator 1945, u vranë 11 oficerë dhe ushtarë të armatës jugosllave e ajo vet u plagos në disa vende;
Se mbajti lidhje me at Bernard Llupin dhe nga ai mori të holla, ushqim, letra dhe porosi të tjera.
Se Marija edhe pse ishte e plagosur u kujdes që bandat të tërhiqen jashtë kufijve të endit tonë sipas vendimit të aprovuar më parë.
Për heroinën legjendare që la emër në historinë tonë kombëtare sa të dhimbëshme por edhe krenare njëkohësisht janë thurë edhe vargje :
”Por ma së fundi në at kuvend
Mbasi folën shumë me rend,
Çohetn n’kambë nji vajzë e re,
E merr fjalën si tue u nxe,
Të gjith kuvendi ashtu tue e pa,
Si kjo vajzë në at moshë që ka,
Ende shtatin mirë pa rritun,
Aq e pjekun, e përgatitun!…”
Shefqet Kelmendi kishte fatin ta njihte heroinën trime dhe e ndjente se Kosova dhe vetë qyteti i bukur i Prizrenit historik do të jenë mirënjohës për atë që bëri ajo për këto troje ku ndër të tjera citojmë:
”Verë e vitit dyzetegjashtë…
Sot Prizreni në gji të vet,
Me xhelozi ruan një sekret.
Borxhlinj të jemi motra jonë,
O Marije o shqiponjë”
Heroina sypatrembur vdiq në lulen e rinisë, por jetoi me shumë intensivitet e trimëri, ku jetën dhe veprën e saj e vuri në shërbim të atdheut dhe të lirisë dhe kështu me sakrificën e vet, mbajti gjallë në shpirtin e kombit dëshirat e shpresat liridashëse deri në fitore.
Ditët e fundit në burg, martirja e Dardanisë i kalonte duke kënduar sa që kush e degjonte duke kënduar, mendonin ose nuk është mire mentalisht ose ka ndonjë informacion se do ta falin për arsye se është femër. ”Ajo i qetësonte me fjalët se edhe pak ditë e po martohëm e nisjani këngës edhe ju kosovarë se kurrë Kosova nuk ka marrë nuse shkodrane më këngëtare se unë…”
Atdhetarja jonë legjendare, Marije Shllaku ishte krenare që jetën ia fali Kosovës kreshnike. Fjalët e fundit të Marie Shllakut përpara pushkatimit nga komunistet ishin: “Kosova ime e dashur sa me shpresë të madhe të gjeta e sa me zemër të plasun po të lë! Edhe në këto çastet e mia të mrama po i lutem Zotit që gjaku im të bëhet dritë.”
Heroina Marije Shllaku në mendimet, kujtimet dhe në opinionet e të tjerëve
Tomë Mrijaj, publicist dhe studiues: Kushdo që merr përsipër misionin fisnik apo mendon të studioj dhe shkruaj mbi figurën e heroinës së pamposhtur shkodrane Marie Shllaku, i bën një shërbim të madh trojeve etnike, kulturës dhe historiografisë mbarëshqiptare, e cila e ka lënë në harresë për shumë dekada këtë personalitet të shquar të atdhetarizmit.
Tek portreti intelektual dhe patriotik i vajzës së re, gjatë gjithë jetës së saj të shkurtër, kanë spikatur disa cilësi shumë të veçanta, si: zgjuarësia, urtësia, trimëria, guximi, vetëmohimi, largpamësia, të cilat i përdori të unifikuar me dashurinë e madhe për trojet e lashta të Dardanisë heroike, me të cilën ajo u lidh ngushtë deri sa flijoi jetën e saj.
Vajza sypatrembur Marie Shllaku, privoi dashurinë e saj për të pasur familjen e re, fëmijët dhe burrin e ardhshëm, vetëm e vetëm për tu martuar me Kosovën, me të cilën ajo ishte e lidhur shumë.
Sot nuk mund të gjesh një rast të vetëm në historinë e Kosovës apo Shqipërisë, ku një vajzë e re të privoj vetën nga endrrat rinore, familja, karriera politike, ekonomike, kulturore etj., sikurse ka bërë Marie Shllaku. Figurat e ndritura të kombit tonë, duhen vlerësuar për mesazhin dhe kontributin e madh që ato kanë dhënë me jetën e tyre, për ditët e bukura që gëzojnë pasadhësit në Kosovë dhe Shqipëri.Në themelet e lirisë dhe pavarësisë, janë gjaku i mijëra dëshmorëve, që ndër shekuj kanë ndërtuar historinë e lavdishme kombëtare mbarëshqiptare.
Ajo ishte e vetmja vajzë e re e shkolluar asokohe që luftoi me armë në dorë në Kosovë, e cila vinte nga një qytet i famshëm antik si Shkodra, me tradita të lashta historike, kulturore dhe patriotike, ku kanë dalë gjithnjë personalitete të shquara, që janë e mbetën sot ndera dhe krenaria e gjithë trojeve etnike.
Maria, ishte truri i organizimit të rezistencës antikomuniste dhe anti serbe në Kosovë. Ajo ishte vajza e vetme e shkolluar, që ishte në krye të 50 çetave nacionaliste, që vepronin në Kosovë, ku komunistët jugosllave dhe trathtarët shqiptarë ishin në kulmin e aktivitetit të tyre antishqiptarë. Ali Meta, kushëri i Ukë Sadikut, pjesëmarrës i masakrës së madhe në Çeli të Jellovcit: ”Më pat tregue Xhafer Deva për cilëlsitë e Marije Shllakut. Ishte femën e pazevëndësueshme. E sjellshme, e mprehtë, nji trimneshë e rrallë, nji heroinë e rrallë. Ajo ka krye punë shumë të mëdha. Unë i mbeta borxh. i pata thanë se do të kthehesha shpejt në Kosovë, por rrjedha e ngjarjeve më la borxh ndaj saj.” Dhe shtoi: ”Nanëlokja e Shkodrës ia dhuroi Kosovës martire këtë heroinë heroinash. Në botën shqiptare, deri më sot nuk ka lindë nji intelektuale sokoleshë, e aftë, trime dhe e zgjuar sa ajo.”
Emil Kastrioti: ”Marie Shllaku ka qenë një ndër bashkëthemeluesit e, atëhershme të quajtur : Organizata ”Besa Kombëtare”, të cilin e themeloi më 12 shtator 1943 në Pejën e Haxhi Zekës i nderuari prof. Ymer Berisha, ndërsa në atë mbledhje konstituive, ka marrë pjesë edhe Marie Shllaku e cila gjatë luftës së përgjakshme si dhe rezistencës malore pas përfundimit të LDB u zhvillua dhe muar përmasa të një Lëvizje mbarëkombëtare antisllave, me karakter e program të vërtetë demokratik. LDNSH përveç se humbi në mënyrë tragjike krijuesit e saj: prof. Ymer Berishën, Gjon Serreqin, Ajet Gergurin, Shaban Polluzhën, Ahmet Selacin, Haredin Vidishiqin, dhe luftëtaren shkodrane më të guximshme, oratoren, strategen dhe ”Mbretëreshën shkodrane”, siç e quanin luftëtarët e saj Marie Shllakun.”
Jetish Kadishani, studiues: ”Oratoria e Marie Shllakut ishte e zjarrtë, saqë popullates iu ndezën ndjenjat atdhedashëse dhe shumë prej tyre ishin të gatshëm t’u bashkoheshin shumë grupeve dhe çetave kryengritësish shqiptarë në vise të ndryshme të Kosovës, të cilat prej shumë vjetësh po lëviznin sa në një terren, sa në një tjetër, duke luftuar me njësitë e sapoformuar partizane, që silleshin mjaft keq me popullatën e pafajshme civile në fshatra e qytete. Marie Shllaku, bëri për vete burra e gra, të rinj e pleq, me pak fjalë, tërë popullatën, se ishte një patriote e kulluar shkodrane, të cilën e donin dhe e përkrahnin të gjithë.”
Ibrahim Metaj: ”Në luftën për çlirimin e atdheut nga ripushtuesi sllavokomunist, Marije Shllaku u gjend në Drenicën legjendare, ku, dy dekada më pare, luftoi dhe qendroi për 12 vjet me radhë heroina e popullit Shote Galica… Marije Shllaku edhe në momentet më vendimtare, në kohën më tragjike të luftës kundër ripushtimit serbosllav, ju bashkangjit krahut më atdhetar të asaj kohe, rreth 100 intelektualve që u angazhuan në rezistencën shqiptare të fundit të Luftës Antifashiste.”
Pren Nikolla, Klinë: ”- Marije Shllaku ishte trime shkodrane, vajzë e bukur dhe e shkolluar. Sapo kishte hyrë në Çetën e Ndue Përlleshit, kur erdhi në mal një vajzë e pashme, pedante, me automatik në krah e revole në këllef. Ishte edhe një person me të, nuk e njihnim askush përveç Ndout. Ai i tha Ndout që ta merr Marinë në çetën e tij, por Ndou nuk pranoi duke i thënë: – ”Vështirë është të qëndrojë një femër e vetme në mesin e këtyre meshkujve. Nuk dua të kem fjalë pastaj! dhe Maria u kthye me atë personin që erdhi. Thuhet se me atë rrugë kishte shkuar në Drenicë të profesor Ymer Berisha”.
Shefqet Klemendi: ”Sot, i thinjur, e mjaft i lodhur, shpeshherë kujtoj të kaluarën time të hershme. E kur e kujtoj atë, më del përpara Ajo, Motra ime dhe jona, heroina me të cilën pata nderin të ulem në gjyq me të: Marije Shllaku.
Në ditë të zjarrta, në ballë të fortunes, vajza shkodrane jetën ia fali Kosovës martire. Dhimbja jote – dhimbja ime.
Rruga jote – rruga ime. Jetës sime i ke pri’ Në ditë të vështira më ke dhënë fuqi! Në të lashtin Prizren gjëmon historia.
Në të riun Prizren rron edhe Marija!
Këta rreshta në një kamp afër Sarandës, më 1987.
Gjithmonë e kam ndie veten borxhli ndaj saj, dritë pastë. Ajo për mua ka qenë dhe është motër shpirti.
Engjëll Berisha: ”Pesë vjet pas gjykimit dhe pushkatimit të heroinës shqiptare Marije Shllaku, më 1951, duke ushqyer një dashuri të pafund për trimërinë e saj dhe një borxh moral e njerëzor për jetën e njomë që ia fali kombit, u ula dhe bëra një nga akuarelet e mia të para. Ndonëse e quajta Nora, ajo në të vërtetë është Marije Shllaku, 24 vjeçare, të cilën e likuiduan çetnikët. Mbi dyzet vjet e kam mbajtur të fshehtë, në vetvete, frymëzimin e mirëfilltë dhe emrin e vërtetë të këtij akuareli, identitetin e së cilës e zbulova vetëm tashti vonë, më 1995.”
Rushit Ramabaja: ”Bija dhe motra jonë Marije Shllaku ishte një figurë e ndritur, largpamëse, dinjitoze dhe heroike. Ajo erdhi në Kosovë dhe doli në skenën historike kur s’kishte më shumë se 22 vjet. Pra, pikërisht atëherë, kur shkelësit tanë të moçëm, tash të veshur me rason e kuqe dhe maskuar si kalorës të lirisë,përbuzës të egër, me zhganin e furtunshëm siç na kishin rënë një mijë e katërqind vjet pandërprerë, sërish po nguteshin ta venin larine dhe atdheun tone në altarin pansllavist të pushtimeve, Marije Shllaku u ngrit t’i sfidonte me luftën dhe jetën e vet.”
Ramiz Kelmendi: ”Marije Shllakun nuk e kemi, jo që nuk e kemi askund të pranishme që ta shohim, si disa të tjerë që i kemi nëpër monumente, por nuk e kemi as edhe një pllakë përkujtimore për të. Ajo që po më vret më së shumti, po më pikëllon shumë, po më vret shumë, është se nuk mund të pajtohem me një harresë kaq të paarsyeshme, kaq jokombëtare, nuk pajtohem që po i harrojmë njerëzit tanë më të merituar.”
Mehmet Aga i Rashkocit: ”Kur përmendet emri i Marije Shllakut duhet me u çue në kambë. Në jetën time nuk kam pa e as që kam me pa e me ndigjue për nji vajzë si ajo. Nuk ban ma nana sokoleshë të tillë. E bukur, e sjellshme, me karakter të hekurt, e squet e trimneshe si ajo. Ajo asht krenaria e races sonë.”
Demë Ali Pozhari: ”Marije Shllaku… Emni i saj asht i pavdekshëm. Në kuvendin e Dobërdolit, me fjalimin që mbajti, na përloti të gjithëve. Na la pa mend. Nji rast i rrallë, i çuditshëm e i papërsëritshëm. Ajo s’dinte çka qet pushka. Dhe, ma e çuditshëme, vjen prej Shkodre bija e sojit, në Kosovë dhe vdes për larine e Kosovës. Asaj i kemi borxh…”
Gjergj Dedaj, lider politik i PLK : Marije Shllaku është femra e parë shqiptare e burgosur politikisht dhe e denuar me vdekje. Marije Shllaku është heroina shkodrane e cila la studimet në Itali, duke iu bashkangjitur luftës antikomuniste në Drenicë dhe Kosovë në vitin 1946, kur Kosova u tradhtua nga komunistët jugosllav, serb dhe shqiptarë, të cilët kishin premtuar një luftë të përbashkët antifashiste dhe në përfundim të saj Kosova do t’i bashkohej Shkodra vullnetarisht Shqipërisë. Kjo vetëm që doli genjeshtër dhe tradhti e radhës por persekutuan çdo individ, grup apo levizje e cila ishte për idenë dhe të drejtën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.
Në vitin 1945-1946 Shaban Polluzha, Xhafer Deva, Ukë Sadiku, Ymer Berisha, Shaban Dema, Ndue Perlleshi dhe shumë patriot të tjerë vazhduan rezistencën aktive për realizimin e Shqipërisë natyrale dhe të së drejtës për vetvendosje të popullit të Kosovës. Këtij grupi i cili ishte aktiv në Drenicë dhe viset tjera të Kosovës iu bashkuan edhe katër shkodran: Marije Shllaku, at Bernard Llubi, Kolë Parubi dhe Gjergj Martini. Ata nga Shkodra erdhën në Drenicë duke iu bashkuar çetave çlirimtare antikomuniste edhe studentja e re e filozofisë Marije Shllaku plagosët në Drenicë dhe arrestohet nga komunistet projugosllav dhe se bashkum me at Bernard Llubin, Kolë Parubin, dhe Gjergj Martinin dërgohet në burgun e Prizrenit ku prokuror ishte komunisti famkeq Ali Shukriu.
Bashkë me katër shkodranët u burgosën edhe me dhjetra kosovarë.Në një proces të montuar politik të katër shkodranët: Marije Shllaku, at Bernard Llubi, Kolë Parubi dhe Gjergj Martini u denuan me vdekje dhe u pushkatuan diku në rrethinën e Prizrenit ku as sot nuk u dihet varri. Të tjerët u denuan me burg. Partia Liberale e Kosovës duke e parë këtë sakrificë dhe flijim të shkodranve për Kosovën në vitin 1994 botuam librin: ”Shqipëria e Marije Shllakut-katër martirët shkodranë” të autorve Ramiz Kelmendi dhe Viktor Gashi të cilët ishin poashtu të arrestuar në vitin 1946 rne grupin e Marije Shllakut. PLK nga atëherë ka themeluar Mirënjohjen e kësaj partie ”Marije Shllaku” e cila iu ndahet personaliteteve dhe institucioneve meritore si : Bashkisë së qytetit të Shkodrës, Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit, Pjetër Arbnorit, Metush Krasniqit e shumë të tjerve për kontributin e tyre për lirine dhe demokracinë e Kosovës.
Figura e Marie Shllakut përben një figurë emblematike të luftës për liri e bashkim sepse ajo me deshirë dhe atdhedashuri të paparë vjen nga Shkodra e lashtë për t’u bashkuar me luftetarët e Kosovës për të bashkuar kombin dhe për të bërë Shqipërinë etnike.
Për vite të tëra kjo heroinë mbeti në harresë nga pushtetarët si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë për të cilën edhe Maria luftoi dhe u flijua. Duhet të përulemi para veprës së kësaj figure të ndritur të çështjes sonë kombëtare dhe asesi të lihet në harresë edhe me tutje heroina e intelektualja e shquar e kombit tonë.
Marie Shllaku është në mesin e luftëtarve të cilët duhet të kenë vendin e vet të merituar në historinë e popullit shqiptar prandaj kjo luftëtare e madhe e bashkimit kombëtar duhet të perjetësohet në lapidaret e lirisë në shumë qytete e sidomos në qytetin e Shkodrës ku lindi e u shkollua dhe në qytetin e bukur të Prizrenit ku dha jetën për lirinë e Kosovës. Lapidari i lirisë për këtë heroinë duhët të ngritet në shenjë respekti dhe falendërimi e sidomos tani kur Kosova është e lirë dhe me krenari duhet të mbajë në gjirin e vet deshmorët e kombit.
Veprimtaria patriotike e sokoleshës së re e sypatrembur do të mbetët një shembull i rrallë i atdhedashurisë ku punoi, luftoi dhe u flijua me heroizëm në historinë tonë kombëtare dhe do të këtë vend të veçantë në zemrat tona. Në pyetjen që i banë prokurorët dhe gjykatësit komunist të kohës në gjygjinë në Prizrën se: A e di se për këto krime të pret pushkatimi?
Marie Shllaku përgjigjët: Nuk do t’i mungojnë kurrë lulet Kosovës t’i sjellë mbi vorrin tim. A i ka dalë borgjitë Kosova Marie Shllakut vërtët ësht një pyetje e madhe që don përgjigje të studiuarë. Disa libra janë botuarë më iniciativën e intelektualëve atdhetarë, disa rrugë mbajnë emrin e Marie Shllakut, porë mungon një lapidarë i veqantë në Prizrenin e Beslidhjeve shqiptare, dhe në Shkodrën e saj. Prandaj Kosova i ka mbetë ende borgj Marie Shllakut, që ti sjellë luletë e vonuara në varrin e sajë që edhe pse kanë kaluar shum dekada ende nukë e dijm se ku e ka atë varrë.
Maria ishte ndër femrat e pakta që u rreshtuan në lëvizjen kombëtare të asaj kohe ku me një trimëri të rrallë ishte kundër coptimit të tokave shqiptare.
Heroina Marie Shllaku do të përkujtohet gjithmonë si njëra ndër nacionalistet e devotshme që Kosovës ia fali jetën. Ideali për të cilin punoi, luftoi dhe u sakrifikua patriotja e shquar e trojeve etnike Marie Shllaku ishte dhe është Bashkimi Kombëtar prandaj gjaku i saj dhe i luftëtarve të tjerë të lirisë përkon me amanetin se ka ardhur koha për bashkim në një shtet të vetëm pra, në Shqipërinë Etnike. Lulja e bukur dhe e veçantё Marie Shllaku la gjurmë në historinë tonё kombëtare dhe çdo herё do të kujtohet si një heroinё dhe martire e Shqipёrisё etnike. Prandaj duhet të përulemi para emrit të heroinës legjendare. Marie Shllaku dhe gjithë bashkëluftëtarve të saj që u flijuan për çlirimin tonë nga kthetrat e egra serbo – komuniste dhe synonim i tyre ishte bashkimi ynë kombëtar. Lavdi emrit dhe veprës së martirës shkodrane Marie Shllaku e cila u flijua për të mos vdekur kurrë! Një autor thoshte: ”Nuk është e tmerrshme të vdesësh, e tmerrshme është të mos jetosh.”