Tërmet në politikë!

0
1770

Deputetët dhe ish-deputetët shesin banesat, makinat dhe sendet personale, gjyqtarët lëvizin natën paratë me thasë!

Një forcë e padukshme, mbase produkt i politikave dhe strategjive të Perëndimit për rrëzimit mureve të korrupsionit në Ballkan, ka trembur si kurrë më parë politikanët shqiptarë dhe familjet e tyre biologjike. Gjatë muajve të fundit, shërbimet inteligjente vendase dhe të huaja po vëzhgojnë me kujdes të shtuar një tendencë të politikanëve shqiptarë, për të shitur pasuritë e paluajtshme, sendet me vlerë, makinat etj.

Ministra dhe ish-ministra, deputetë dhe ish-deputetë, kryebashkiakë dhe ish-kryebashkiakë, drejtorë, shefa policie, doganierë, ambasadorë etj., po shesin gjithçka që është lehtësisht e sekuestrueshme, duke e kthyer në para. Sipas burimeve, në organet ligjzbatuese figurojnë vetëm një përqindje e vogël e pasurive të paluajtshme që janë shitur muajt e fundit nga politikanët. Shumë pasuri të tjera po kalojnë në emër të miqve të besuar dhe të afërmve. Disa të tjerë, pasuritë që i kanë në emër të miqve apo të afërmve, po i shesin për arsye sigurie, por nuk i deklarojnë shitjet, për t’i shpëtuar ligjit.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shitur katër apartamente, me vlerë 345 000 euro, 55 503 euro, 85 088 euro dhe 57 885. Të gjitha të ardhurat e ligjshme të Kryemadhit dhe Ilir Meta gjatë 27 viteve të fundit nuk justifikojnë as njërin nga apartamentet, atë me 345 000 euro. Deputeti i LSI Vangjel Tavo ka shitur shtëpinë në Pire, për 90 000 euro. Robert Bitri i LSI ka shitur banesën dhe makinën. Sadri Abazi ka shitur makinën 25 000 euro. Ditmir Bushati ka shitur makinën 12 000 euro. Fidel Ylli ka shitur makinën 2 200 000 lekë dhe apartamentin 9 500 000 lekë. Gledion Rehovica ka shitur një apartament, lir Xhakolli ka shitur 264.8 m2 zyra në Pogradec dhe makinën. Luan Duzha ka shitur apartamente, garazhe dhe makinën. Mhill Fufi, Përparim Spahiu, Piro Kapurani dhe Shkëlqim Troplini kanë shitur makinat. Mira Shehu ka shitur makinën, trojet dhe banesën. Këto janë vetëm maja e ajsbergut. Shitjet më të mëdha janë bërë nga fshehtësi.

Gjyqtarët lëvizin natën paratë me thasë sa në një banesë në tjetrën

Në një kohë kur politikanët po veprojnë me kujdes, gjyqtarët dhe prokurorët po përjetojnë një tërmet të vërtetë. Gjetja në mënyrë të befasishme e 300 milionë lekëve në banesë, gjyqtarit Shkëlqim Miri, ka vendosur në lëvizje prokurorët dhe gjyqtarët, cilët lëvizin paratë me thasë natën, sa në një banesë në një banesë tjetër. Teksa agjentët amerikanë kanë caktuar njerëzit e tyre në pikat kufitare për të identifikuar çdo tentativë të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të kaluar paratë cash, këta po tentojnë t’i fshehin paratë brenda vendit. Gjithashtu, gjyqtarët dhe prokurorët po shesin pasivisht pasuritë e paluajtshme, duke deklaruar vetëm ato pasuri që i kanë patur deklaruar më parë zyrtarisht. /Pamfleti/