Letër e hapur drejtuar Qeverisë së Kosovës

0
2377

Përshëndetje Fjala,

Unë jam Liridona Berisha, sekretare e organizates jo qeveritare ”Forumi Norvegji Kosovë”.

Po u drejtohem juve me një letër të hapur, që i kemi bërë qeverisë së Kosovës në lidhje me gjendjen aktuale të tyre, pasi që ato janë pjesa më e përvuajtur e shoqërisë.

Ju lusim që t’i dilni në ndihmë kësaj kategorie, duke na ndihmuar që ta shpërndani këtë letër në mënyrë që të arrijë deri tek ta.
Ne realisht nuk e dimë se si ato kanë jetuar përgjatë këtyre 18 viteve, se çfarë vuajtje ato kanë përjetuar, mirëpo atyre duke ju dalur në ndihmë, mund t`u ndihmojm që ta jetojnë një të ardhme më të mire.

Kështu të paktën do e dime që të paktën nuk kan vdekur nga uria dhe varfëria e thellë ashtu si ka ndodhur me shumë të tjera, të cilat nuk jetojnë më…

Bashkangjitur gjeni letren te cilen duam te na ndihmoni qe ta shperndajme!

Sinqerisht,

Liridona Berisha
Secerary
http://www.truth-commission.com/


Nëntor 2017

Kjo letër është përgjigje ndaj dështimit të Ministrit të Punës dhë Mirëqenies Sociale dhe Qeverisë së Kosovës që të merren me viktimat civile shqiptare femra përgjatë 18 vjetëve të kaluara.

Hyrje

Gjatë Luftës së Dytë Botërore autori i mirënjohur norvegjez Arnulf Øverland (1889-1968) e shkroi atë që ndoshta u bë poezia e tij më e njohur e titulluar “Nuk guxon të flesh!”, pjesë e së cilës thotë kështu:

“S’duhet të qëndrosh, i ulur qetë në shtëpinë tënde,
Duke thënë: Dëshpëruese është, të varfër janë dhe të vetëm.
Nuk mund ta lejosh! Nuk guxon, në asnjë mënyrë.
Ta pranosh nëpërkëmbjen, që mund t’u ndodhë tjerëve!
Këlthas me gulçimin e fundit të frymës time:
Nuk guxon të prehesh, të qëndrosh dhe të harrosh!”

Citati i mësipërm mund t’i aplikohet situatës në të cilën ndodhen viktimat e dhunës seksuale të luftës.

Kanë kaluar tetëmbëdhjetë vjet që nga përfundimi i luftës dhe asgjë e prekshme nuk është bërë për grupin e regjistruar të viktimave femra të luftës. Për shkak të shoqërisë patriarkale në të cilën ato jetojnë dhe qëndrimit çnjerëzor ndaj tyre, viktimat e dhunës seksuale të luftës janë trajtuar në një mënyrë degraduese. Duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për këtë gjë, politikanët nuk kanë bërë pothuajse asgjë që nga përfundimi i luftës për të sjellë çlirim ekonomik për këto gra dhe fëmijët e tyre.

Rasti

Shqetësimi i viktimave të përdhunimit të luftës është prirja e pafund e zvarritjes së procesit të ndarjes së pensionit që iu takon. Minstri Reçica së fundmi i tha mediave se “këta persona do ta fitojnë të drejtën për të marrë pensionin pas shqyrtimit të aplikacioneve.”
Kjo mungesë e plotë e të drejtave të grave përgjatë shtatëmbëdhjetë vjetëve të fundit duket se po vazhdon, ndërsa politikanët kanë përfituar nga ndihma e vendeve Perëndimore të cilat ua mundësuan që ata të kenë pozita të larta në shoqëri. Një nga kushtet për zënien e këtyre pozitave është përfshirja e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët pavarësisht gjinisë. Barazia për femrat duket se mungon në Kosovë.

Ideja e krijimit të një komisioni tjetër të ri për rastet e viktimave femra të përdhunuara gjatë luftës, në të vërtetë është një formë e re e ngacmimit për to. Grupi prej 423 grave tashmë është intervistuar dhe ekzaminuar nga mjekët dhe spitalet. Pse vallë na qenka përsëri i nevojshëm “shqyrtimi i aplikacioneve”? Ne të gjithë e dimë se koha nuk është në anën e këtyre viktimave të varfëra sepse ato në të vërtetë po vdesin vazhdimisht nga kushtet e vështira të jetës. Por kam frikë se kjo është pikërisht ajo çfarë politikanët duan. Ata thjeshtë duan të blejnë kohë edhe me një premtim tjetër.

Ky vetëm “vendim historik” që nuk është, siç e quajti Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.
Edhe pse kemi pritur me durim për 18 vjet, ne padyshim që nuk kemi pritur 18 vjet për këtë shumë përçmuese që i është ofruar viktimave.
Qeveria duhet ta dijë se më këtë “zgjidhje” ata kurrë nuk do të mund të kompensojnë vitet që tashmë kanë kaluar; ata kurrë nuk do të mund ta kompensojnë dhimbjen dhe vuajtjet e këtyra viktimave. Këshilla ime është trajtimi i këtyre viktimave me respekt. Mos u mundoni të fshiheni mbarapa shumës qesharake që keni zgjedhur ta jepni.

Nevojitet një zgjidhje e menjëhershme.

Më herët e kam sugjeruar një pension të menjëhershëm të përkohshëm prej 500€ në muaj deri sa politikanët të gjejnë kohë që ta marrin një vendim për viktimat më të dobëta të luftës. Në qoftë se ndonjë politikan mendon se kjo shumë është e madhe, unë mund t’ju siguroj se nuk është. Jo vetëm që këto gra u dhunuan gjatë konfliktit, por ato gjithashtu u ekspozuan ndaj formave tjera të krimeve të luftës. Ato janë heroinat e gjalla të krimeve të kryera nga regjimi serb!

Josef Martinsen
Autor
www.forumnorwaykosovo.com