Kanuni, Sheriati apo Kushtetuta Shqiptare?

0
3822
Kushtetuta - Kanuni - Sheriati

(Foto, Kushtetuta, Kanuni i Lek Dukagjinit, Sheriati)

Nga Paul Tedeschini

Myslimanët për çdo përçarje, mosmarrëveshje duhet t’i drejtohen sheriatit dhe ligjit (Kur’anit dhe Synnetit) të Allahut xh.sh. dhe jo ligjit të shtetit apo Kanunit të Lek Dukagjinit, i cili ka filluar të aplikohet edhe në shtëpitë myslimane. Ne nuk kemi nevojë për ligjët e huaja.”

Kjo asht thirrja, që me rastin e Ramazanit, teologu Arben Halluni, zevendës myftiu i Shkodres në vitin 2009, i bani besimtarve në shkrimin e tij: “Unifikim dhe jo ndarje, vllazerim dhe jo perçarje” të publikuem me daten 17 Gusht 2009 në gazeten Zeri Islam.

(Shih në internet: Sheriati është përmbledheje e ligjeve fetare dhe shtetërore të fesë Islame që praktikohen në Shtete Islamike si Iran, Irak, Arabi Saudite etj. Përmbledhjen e parë të këtyre ligjeve e ka bërë Esh-Shafiu. Kjo përmbledhje e ligjeve në shtete islamike shërben si kushtetuta në shtete e sistemeve tjera.)

Une kam respekt per klerikët, të cilët predikojnë mësimet e mira të “Librave të Shejtë”. Por kjo nuk do të thotë, që këto mësime të merren kallëp, pa ba pyetje dhe rrahje mendimesh, tue mbrojtë seicili lirisht dhe në menyrë të qytetnueme pikpamjen e vet, kështu që askush nuk do të kishte të drejtë të pretendojë se ndihet i ofenduem. E Verteta nuk ofendon kerkend!

Nga pohimet e masiperme të myftiut teolog Arben Halluni, lindin dy pyetje:
1) A janë të huej per shqiptart ligji i shtetit apo Kanuni i Lek Dukagjinit?
2) Cili duhet të vlejë per shqitarët, Kanuni, Sheriati apo Kushtetuta Shqiptare?

1) A janë të huej per shqiptart Ligji i Shtetit apo Kanuni i Lek Dukagjinit?
(Foto, Dr. Ismet Elezit, Dr. jur. Emid Tedeschinit, Libri MENDIMI JURIDIK SHQIPTAR)

Mbasi studimi i kanuneve dhe në pergjithësi i “Të drejtes zakonore” nuk i perket teologjisë dhe as teologve, por i perket jurisprudences, pergjegjen e këtyne dy pyetjeve po e kerkoj në studimet e njenit prej juristve shqiptar ma të njohtun në këtë fushë dhe pikrisht të Prof. Dr. Ismet Elezit.

Në vitin 1999 doli nga shtypi në Tiranë libri monumental i Prof. Dr. Ismet Elezit me titull: “MENDIMI JURIDIK SHQIPTAR” me 326 faqe. Në kreun e XVI (faqe 89-122) profesori trajton çeshtjen “Kuptimi i së drejtes zakonore shqiptare, burimet dhe parimet e sajë”. Ma poshtë do të citoj nga ky kapitull disa pjesë, të cilat i japin pergjegje këtyne dy pyetjeve:

I°– “ E drejta zakonore shqiptare, e trasheguar që nga iliret dhe gjatë gjithë historisë së zhvillimit të shoqerisë shqiptare veçanerisht gjatë mesjetes kur Shqiperia ishte nen sundimin osman (Shek XV deri në fillim të shek. XX) nuk ka qenë statike, por është ndryshuar duke lënë në harresë norma të vjetra dhe duke u pasuruar me norma të reja, por nuk u asimilua nga ligjët e shteteve pushtuese”.

II°– “Normat e së drejtes zakonore janë krijuar nga mençuria popullore, nga pleqtë anonimë (pleqësi), kuvendet e burrave të zakonit dhe janë ruajtur në kujtesen e popullit.”

III°– “Normat e së drejtes zakonore shqiptare, në tërësinë e tyre perbëjnë një sistem juridik nga më të vjetrit në Europe.”

IV°– “Burimet kryesore të së drejtes zakonore shqiptare janë: “Kanuni i Leke Dukagjinit”, i mbledhur nga Atë Shtjefen Gjeçovi; “Kanuni i Skenderbeut” i botuar nga Dom Frano Ilia; “E drejta zakonore e Laberisë” botuar nga Ismet Elezi; “Kanunet e Lumes, Bendes, Çermenikes etj”, “Kanuni i Mirditës” i mbledhur e i botuar nga Pal Doçi dhe “Kanuni i Leke Dukagjinit” simbas variantit të Pukës, i mbledhur dhe botuar nga Xhemal Meçi.”

Për të thedhue studimin e të drejtes zakonore shqiptare Pref. Dr. Ismet Elezi jep mendimet e studiuesve kryesorë nga Shqipnia dhe nga Kosova, të cituem këtu poshtë:

A) “Studjuesi i mirënjohur i së drejtes zakonore Emid Tedeschini doktor i shkencave juridike, ka dhënë ndihmesë të çmuar sidomos me studimet krahasuese të së drejtes zakonore me atë romake dhe gjermane. Në radhë të parë, Tedeschini ka bërë një punë serioze per rikostruktimin e sistemimit të Kanunit të Lekë Dukagjinit, duke u mbeshtetur në Kodet bashkëkohore.”; “ Në qoftë se Tedeschini do të kishte vazhduar me tej studimet krahasuese të së drejtes zakonore shqiptare me të drejten e vendeve të tjera, s’ka dyshim, se do të kishim një veper monumentale në fushen e mendimit juridik. Megjithëatë, edhe me atë që ai ka dhënë, Emid Tedeschini, mbetet një shkencetar i shquar shqiptar, një erudit i madh, poliglot dhe punëtor i palodhur i shkences”,

B) “Studjuesi tjeter i njohur doc. Vangjel Meksi, i ka dhënë shkences juridike shqiptare, perfshirë historinë e shtetit dhe të drejtes punime me vlerë… Duke analizuar çështjet e shtetit dhe të së drejtes gjatë pushtimit turk, Vangjel Meksi ndalet posaçerisht per komisionin e Xhibalit (Gjyqi i Maleve) me qendër në Shkodër (rreth vitit 1856, emruar nga Valiu i Shkodres). Në bazë të të dhënave arkivore autori provon se ndonese zbatohej Kanuni i Leke Dukagjinit, vendimet e Komisionit te Xhibalit merreshin në gjuhën shqipe (per këtë jep edhe dy shembuj).

Megjithëate Komisioni i Xhibalit nuk u pranua nga malësoret e Veriut, sepse konsiderohej vegeël e pushtuesve të huaj, prandaj ato vepronin simbas traditave e zakoneve të tyre shekullore.”; “Ndihmesa e tij (Vangjel Meksit) bëhet edhe me e madhe me artikullin “Kanuni i Skenderbeut dhe Kanuni i Leke Dukagjinit-monumente me vlerë të së drejtes shqiptare”. Vangjel Meksi thekson se edhe populli ilir, ashtu si ai romak e grek, kishte të drejten (zakonore) të tij”,

C) “Nder autort shqiptar që kanë dhënë një kontribut të madh është studiuesi kosovar Prof. Syria Popovçi, me një varg studimesh shkencore për të drejten zakonore shqiptare”, “…Lidhur me origjinen e Kanunit te Lek Dukagjinit parashtron pikpamjet e ndryshme… pa mohuar faktorin subjektiv – roli i Lek Dukagjinit dhe i Skenderbeut…”.

D) “Ndër studiuesit shqiptar që ka treguar interesim për të drejten zakonore shqiptare ka qënë juristi Zef Benusi duke zhvilluar temen “Zakonet juridike”.

Në faqet vijuese të ketij kapitulli Prof. Dr. Ismet Elezi flet per studjuesit shqiptarë të tjerë nga Shqipnia e nga Kosova, të cilët kanë dhanë nji kontribut të vlefshem në studimin e të drejtës zakonore shqiptare si dhe per punimet e tyne, gjë që nuk asht objekt i këtij shkrimi.

Me sa citova ma nelt del pra e kjartë se:
a) Zakonet shqiptare të permbledhuna në Kanunin e Leke Dukagjinit, në Kanunin e Skenderbeut, të Laberisë etj. nuk janë zakone të hueja, por janë zakone të mirëfillta shqiptare, të cilat e kan zanafillen qyshë nga kohet e para-ardhësve të tyne ilir,
b) Se zakonet shqiptare perbajnë nji sistem juridik nder ma të vjetrit në Europe,
c) Se shqiptart nuk i kanë huazue zakonet e tyne nga të tjerët, dhe
d) Se zakonet shqiptare nuk muejti asnji pushtues ti zevendësoje me ligjët e veta.

Natyrisht Kanuni i Lek Dukagjinit, si dhe zakonet e vjetra shqiptare në pergjithësi, kanë qënë të huej si per turqit e ardhun, ashtu edhe per sllavt e ardhun ma vonë në Shqipni dhe per pasojë logjike edhe per pasardhësit e tyne të mavonshem të mbetun në Shqipni, per të cilët “Mesuesi i Popullit” Hamdi Bushati, shkodran i mirëfilltë, i fisit të Bushatlive, ka shkrue në librin e Tij me vlera të medha historike “SHKODRA DHE MOTET”, ku Ai në kapitullin e VI (faqe 283-313) trajton temen: “Familjet shkodrane me prejardhje të huej”.

Nji nder këto familje shkodrane me prejardhje të huej dhe pikrisht me prejardhje sllavo-malazeze kristjane të konvertuem në musliman (të quejtun në Shkoder “Podgoriçan” nga fjala “Pogdoricë”), që per kete aresye u debuen nga vlleznit e tyne të gjakut sllavo-kristjan, asht edhe familja “Hallunoviq”, që në Shkoder thirret “Halluni”. Prandej, vetem nga pikpamja e origjines sllave të familjes së tij, teologu Arben Halluni mund të këtë të drejtë të thotë per Kanunin e Lek Dukagjinit dhe në pergjithësi per Zakonet e vjetra shqiptare se “Ne nuk kemi nevojë për ligjet e huaja”.

2) Kanuni, Sheriati apo Kushtetuta Shqiptare?

Ashtu siç e ka thanë ma nelt Prof. Dr. Ismet Elezi “E drejta zakonore shqiptare… nuk ka qënë statike, por është ndryshuar duke lënë në harresë norma të vjetra dhe duke u pasuruar me norma të reja, po nuk u asimilua nga ligjët e shteteve pushtuese”.

Me gjithë ndryshimet gjatë viteve, disa zakone të vjetra shqiptare kan mbetë mbrapa në krahasim me hapat e jetes në shekujt e fundit. Prandej këto zakone nuk mund të zbatohen në kohen e sotme. Aqë ma pak mund të zbatohet sot nga populli shqiptar ligji i huej teokratik i Sheriatit, që dikur, shekuj ma parë, pushtuesi turk tentoi pa rezultat t’ua imponojë shqiptarve. Mund të provohet me citime konkrete se të dyja këto ligje, kjoftë Kanuni, kjoftë Sheriati, permbajnë pika, që janë në kundërshtim me Kushtetuten e sotme të Shqipnisë, me Kodin Civil si dhe me Kodin Penal shqiptar.

Prandej shkodranët dhe shqiptarët në pergjithësi, duhet të sillen në shtëpitë e tyne dhe në shoqëri në perputhje me Kushtetuten e Shtetit laik shqiptar.