NË MJEDISET E LOKALIT “BULEVARD”, TË KRYEQYTETIT TONË…

0
1780
Murat Gecaj - Sejdo Harka

Shënime:

Murat Gecaj

Sot në mëngjes, në lokalin ‘Bulevard” të kryeqytetit tonë (afër Bulevardit të Ri, ku dje u organizua një festë e bukur për 105-vjetorin e Flamurit Mbarëkombëtar Shqiptar), uruam njëri-tetrin dhe pimë kafe e çaj, shoqëruar nga dollitë me raki. Por aty bëmë dhe biseda të ngrohta e miqësorë, duke treguar kënaqësitë tona të ditës…

Ndër të tjerat, mikun tonë Sejdo Harka, studiues e drejtor i një shkolle të mesme jopublike, e uruam përzemërsisht, duke i dërguar një dhuratë simbolike, për 14-vjetorin e mbesës së tij të dashur (nga vajza), Emi Yzeiraj. Ndërsa shkrimtarit të njohur Viron Kona i dorëzova librin, e lënë dhuratë, nga poetja Ermira R. Jusufi (Vushtrri-Kosovë), “Mos ma fundosni ëndrrën…”. Po kështu, i dhashë një kopje të revistës “Dituria” (Boras-Suedi), me kryeredaktor Sokol Demakun, ku në kapakaun e parë është fotoja e mbesës së tij simpatike (nga djali), Diora. Me këtë rast, Vironi na tregoi se ka përfunduar e pret ta dërgojë në shtyp, një novelë të re për fëmijë, me titullin “Shitësi i vogël i kekëve”.

Por nuk mbeta “prapa” as unë, sepse u fola për mbesën time të dashur (nga vajza), Dorelën, për të cilën kam botuar një libër, me emrin e saj, kur ishte vetëm 9 vjeçe. Ndërsa tani ajo vazhdon klasën e 9-të të një shkolle të Tiranës. Kënaqësi për mua ishte se, ndërsa ne po bisedonim, mora mesazh nga ShB “Edlora”, që është faqosur e bërë gati për shtyp libri im i 3-të për femrat krijuese, me titullin “Si ujëvarë bjeshke…”. Ashtu si dhe në dy të maparshmit, personazhe të këtyre librave janë poete,shkrimtare e veprimtare shqiptare, nga vendi ynë e trojet tjera amtare, por dhe që janë emigrante në shtete të ndryshme të Europës, në Amerikë e Kanada.

Të “pranishëm” në bisedat tona ishin edhe disa kolegë e miq të tjerë. Kështu, biseduam në cel. me arsimtarin veteran e publicistin Kadri Tarelli (Durrës) dhe me Dr. Foto Totin (Tiranë), mjek stomatolog. Gjithashtu, në bisedat tona zunë vendin e merituar: Shkrimtari e publicisti i njohur, Bardhyl Xhama- “Mësues i merituar”; arsimtarët e publicistët Fran Gjoka (Lezhë, Ibrahim Hajdarmataj (Zogaj-Tropojë), Bajram Gashi (Durrës) etj.

…U ndamë përzemërisht me njëri-tjerin, duke uruar shëndet e gjitha të mirat, për veten e familjet dhe me dëshirën për takime të tilla të bukura, me një rreth më të zgjeruar, kolegësh e miqësh tanë.

Tiranë, 29 Nëntor 2017