Bekimi i Kryqit në tokën e dhuruar Kishës së Zllakuqanit nga Franë Mrijaj

0
1943

Shkruan: Lekë MRIJAJ

Sot, në fshatin Pataqan të Klinës, në truallin prej 15,20 ‘ha ( pesëmbdhjetë ari e njëzet metra) dhuruar Kishës së “Shën Gjon Pagëzuesit” Zllakuqan nga ana e pasardhësit të Nue Jak Mrijaj – Fran Mrijaj, u bë bekimi i Kryqit të Krishtit.

Bekimi në fjalë u bë nga ana e don Izak Dodës, famullitar i kësaj Kishe, e që morën pjesë edhe fort i çmuari i famullisë së Klinës e dekan i dekanatit të Pejës don Lenc Sopi, famullitar i Kishës “Zoja e Këshillit t’Mirë” Klinë e shumë pjestarë të dy famullive asaj të Zllakuqanit dhe të Klinës.

Don Izak Dodës, pas ritualit të bekimit të Kryqit të Krishtit, e falenderoi dhuruesin e këtij trualli, veq tjerash potencoi duke thënë: “Bacën Franë e familjen Mrijaj, për këtë gjest vullnet mirë Zoti i shpërbleftë dhe e bekoftë me hiret e veta në familje e jetë!

Menjëherë pas përfundimit të ritualit të bekimit, ishte Kisha Katolike e Zllakuqanit ajo e cila për të pranishmit të këtij evenimenti ofroi një koktel rasti me ushqim e pije tradicionale.