NDERIM, PËR STUDIUESIN DHE MIKUN E PAHARRUAR, NDUE ZEF TOMA (NOSHI)!

0
2046
Ndue Zef Toma

Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues

1.
Lajmin e hidhur, për ndarjen përgjithnjë nga jeta, të kolegut e mikut të kahershëm dhe të paharruar, Ndue Zef Toma –Noshi (1935-2017), ma dha Prof.Ilinden Sterjo Spasse, ish-punonjës në Institutin e Studimeve Pedagogjike, botues i njohur në fushën e arsimit tonë kombëtar dhe mik i tij. Ishte diçka e befasuese dhe e papritur për mua edhe nga fakti, se kisha kohë pa bisduar më atë në telefon, siç vepronim shpesh herë. Por dhe me banim ishim paksa larg, ai në Lagjen “Ali Demi” dhe unë në ish-stacionin e trenit.

Kujtoj këtu, se para disa kohësh, folëm gjatë në telefon dhe të dy shprehëm dëshirën që të takohemi, diku nga qendra e kryeqytetit dhe të pinim kafe bashkë. Po ja, që ditët rodhën me shpejtësi dhe, faatkeqësisht, ne nuk u pamë më e u ndamë pëjetësisht e papritur, për mua!?

Me Noshin, kështu i thërrisnim të gjithë, njheshim prej shumë vitesh. Më së së shumti, jemi bërë miq e kemi pirë sa herë kafe bashkë, kur ai punonte në revistën “Të drejtat e njeriut”, me zyrë afër Ministrisë së Arsimit e Kulturs, ku unë shërbeja në gazetën “Mësuesi”. Por dhe kam bouar disa herë shkrime në atë revistë, të cilat Noshi i merrte e kujdesej, me atë korrektësinë e dashamirsinë e tij të njohur, që të dilnin sa më bukur.

Pastaj edhe në vitet pasradhëse, kur të dy ishim në pension, takoheshim jorrallë ose bisedonim me kanaqësi në telefon.Me timbrin e zërit të tij të butë, të qetë e të mbël, përcillte kurdoherë mirësi, pasi kishte një botë të pasur e të pastër shpirtërore.

Po të shfletosh skedarin e Bibliotekës Kombëtare ose ta kërkosh atë online, bien në sy botime të panumërt, me emrin e Ndue Zef Tomës. Ata janë me tematikë të larmishme, si kur ai ka qenë autor ose bashkautor. Shkrimet e tij kanë përmbajtje të theksuar atdhetare, për çështje shoqërore, arsimore e kulturore etj., të hartuar me kulturë dhe në gjuhën letrare të njësuar.

Kështu, ai ka shkruar edhe për figura të njohura të letërsisë e arsimit shqiptar, si për Atë Gjergj Fishëtn e Mati Logorcin etj. Sigurisht, shumica e punimeve të Noshit kanë patur objekt të drejtat e njeriut, që nga moshat e reja ose jo dhe të moshuarit e profesionet e ndryshme të tyre. Ai ka bashkëpunuar me prof.Hamit Boriçin në botimin e punimeve me interes“ Publicistikë“(nr.1 e 2) ose “Një shekull e gjysëm publicistikë shqiptare” etj.Pra, na ka lënë një pasuri të çmuar, me botimet e studimet e tij, që mund të kenë mbetur edhe dorëshkrim.

2.
Jeta e Ndue Zef Tomës është e ngjashme me atë të sa e sa djemvëe e vajzave të malësive ose fshatrave tona. Shkollën fillore e nisi në moshën rreth 6-vjeçare, aty në fshatin Velipojë të Shkodrës. Pas çlirimit të vendit, pra më 1945, ndoqi mësimet më tej, në shkollën unike “24 maji”. Që aty, vazhdoi edhe të mesmen, në Shkodër, që të dilte mësues dhe më vonë arsimin e lartë, për gjuhë e letërsi shqipe. Që në bankat e shkollës u dallua për sjelljen e tij shembullore, por dhe për zellin në mësime, për prirjet e shfaqura ndaj krijimtarisë letrare.

Pasi mbaroi shrbimin ushtarak, e caktuan inspektor në seksionin e arsimit të rrethit Shkodër. Por nuk e lanë gjatë aty dhe, për biografi “të dyshimtë”, e dërguan mësues në Bregun e Lumit, të zonës së thellë të Dukagjinit. Po, më tej, fati i buzëqeshi dhe e emëruan me punë në Institutin studimor, për çështje të letërsisë shqipe.

Në ato vite, ai krijoi familjen e tij, me bashkëshorte Anën dhe u trashëguan me një djalë e një vajzë, që i deshën aq shumë dhe ata ua shpërblyen, në të gjitha drejtimet, duke i nderuar për çdo gjë. Sigurisht, ky fakt ia lehtësoi punën Noshit, në kërkimet e studimet shkencore të tij me mjaft vlera dhe botimin e tyre.

…Në mbyllje të këtyre pak radhëve, u shprehim ngushëllimet e thella dhe marrim pjesë në hidhërimin e madh të bashkëshortes e dy fëmijëve, familjarëve të tjerë, si dhe kolegëve të punës e miqëve të shumtë, që ai i kishte, kudo. Emri dhe vepra e tij janë të pashlyera në kujtesën tonë dhe do të kujtohen gjatë.

Tiranë, 24 nëntor 2017