FTESË PËR TË FESTUAR DITËN E FLAMURIT NGA LD NË MAL TË ZI

0
2994

K u m t e s ë p ë r o p i n i o n

JU FTOJMË TË MERRNI PJESË
NË FESTIMIN E 28 NËNTORIT – DITËS SË FLAMURIT
NË OSTROS NË KRAJË, të hënën, më 27 NËNTOR 2017, në orën 18:00

Në këtë 28 Nëntor 2017 po mbushën plot 27 vjet që Lidhja Demokratike në Mal të Zi, simotra e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e kryetarit historik, dr. Ibrahim Rugova, përfaqësuesja e parë dhe e devotshmja politike e kombëtare në trojet e veta stërgjyshore, sot në Malin e Zi, filloi që në mënyrë publike të organizuar të shënojë e festojë 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, këtë datë e ditë të veçantë e të madhe të mbarë kombit shqiptar, kudo që jetojnë në trojet e veta etnike, në shtetin amë Shqipëri e Kosovë e në diasporë.

LD në MZ, ishte e para që ngriti zërin, u angazhua në mënyrë legjitime, legale e publike, me vendosmëri e dinjitet për të realizua të drejtat kombëtare, në mesin e të cilave ishin shënimi dhe festimi i festave tona kombëtare: 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, për heroin tonë kombëtar Gj.K. – Skënderbeut etj.etj. dhe me shembullin e saj konkret organizoi e po vazhdon të organizojë shënimin e festimin e këtyre datave të rëndësishme kombëtare shqiptare.

Të freskëta, kumbuese e kuptimplote, ende edhe sot aktuale jehojnë fjalët e kryetarit të LD në MZ atëherë edhe kryetar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Mehmet Bardhit: “… Motra e vllazën, zonja e zotërinj, të nderuar të pranishëm, sonte jemi mbledhë këtu në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, që për herë të parë në mënyrë të organizuar e publike të shënojmë e festojmë ditën e datën më të dashtun e historike 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, ditën kur Ismajl Qemali ngriti flamurin me shqiponjën e zezë dykrenore në fushën e kuqe si gjaku, si gjaku i mijëra e mijëra dëshmorëve e atdhetarëve, në Vlorën historike dhe shpalli mvetësinë e Shipërisë… Sonte këtë flamur e kemi këtu para nesh përsëri… Jo, nuk pyetëm kërkend për ta ngritur e festuar! Këtë e kemi obligim. Kjo është kënaqësi… Rrnoftë flamuri kombëtar me shqiponjën dykrenore e të lirë… Festofshim gjithmonë më gëzime… Urime!”

Të nderuar qytetarë (anëtarë të LD në MZ dhe të partive të tjera politike e organizatave joqeveritare), tubimi në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Ostros, që e organizojmë me rastin e festave të 28 Nëntorit, të hënën, më 27 NËNTOR 2017, në orën 18:00, ka karakter kombëtar, shoqëror, kulturor e arsimor. Prandaj ftohën të gjithë pa dallim partie e jopartie që të merrni pjesë. Në këtë manifestim, për 28 Nëntorin, këtë datë të një rëndësie e krenarie të veçantë, do të flasë profesori, doktori i shkencave, punëtori shumëvjeçar i arsimit shqiptar, atdhetari, punëtori shkencor e mbledhës i folklorit, nj;ri nga 87 delegatët e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, mbajtur në Tiranë nga 20 deri më 25 nëntor 1972, kryetar i Degës dhe këshilltari i LD në MZ në Kuvendin e Komunës së Tivarit, zotni dr. Ismail Doda.
Në fund të manifestimit për pjesëmarrësit do të ketë, si përherë në kësi rastesh sa solemne e kombëtare, një koktej modest.

Bajmë me dije se me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, në orët e mbasditës së 28 Nëntorit 2017, në zyret e Lidhjes Demokratike, si zakonisht, për anëtarë e qytetarë do të ketë pritje nga funkcionarë të LD në MZ, me nga një kafe.
Urime! Gëzuar përherë e suksese!

Mirë se vini!

KËSHILLI PËR INFORMIM