Zyra e Kryministrit të Republikës së Çamërisë
K O M U N I K A T Ë
Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Çamërisë të drejtuar nga Kryeministri i Republikës së Çamërisë z. Ali Aliu, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Çamërisë z. Festim Lato dhe Ministrat në qeverinë e tij, u bisedua për temat me ndjeshmëri për Shtetin e Çamërisë. Me këtë rast u bënë edhe disa ndryshime dhe emrime në Qeveri. Me propozim të Presidentit Lato, Kryeministrit Aliu, dhe të Ministrave në qeveri, Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Çamërisë u emrua, shkrimtari Rrustem Geci.
Kryeministri i Republikës së Çamërisë
Z. Ali Aliu
23.11.2017
Den Hagë