Nue Oroshi
Pse?
Pse në rrjedhën e jetës përshkruhen ngjyrat?
Ku në bishtanijet e zgjedhura
Kundrojnë tymnajet e gjithësisë
Ecjakët e kohës dhe shkëmbi i mirësisë
E në sfidat e kohës ngjitën shkallët e jetës
Ku e rrethojnë shpirtin që bënë luftë me veten.
Pse në tymnajën e zjarrit satanikë
Sillën qelbanikët e kohës
Duke gjuajtur gurët e zisë
Që në qiellin e lartë
Përzihen me retë e bardha
Duke i fryrë tokës rreth diellit
Pa i parë fare levizjet e Qiellit.
Pse në një kohë e në një motë
Oxhaqet tymonin ma mirë se sot
E hijëshia e musteqokut plisbardhë
Ja shtonte hijeshin diellit
Dhe i ndalte ëndërrat rreth qiellit.
Pse na u ka thy përgjysmë Besa
Janë shuar jetërat dhe iu ka humbur shpresa
Te rinjët tonë në moshën e diellit
Janë të rrethuar rreth tokës së territ
Duke e pritur kohën që iu ikë pa e ditë
Pranë Dritës me sy dhe syrit magjik.
Kiel, 23 Nëntor 2017