Nga Kujtim Dusha
Ditëlindja është festa më e shenjtë e çdo njeriu, por ka njerëz dhe familje që as e kujtojnë, as e festojnë ditëlindjen e tyre. Disa të tjerë e festojnë ndryshe nga njëri-tjetri.
Mua më kanë ftuar për ditëlindje miq e shokë. Më ka ftuar dhe shkrimtari e poeti Sali Leka. Ditëlindjen ai e ka festë të shenjtë jubilare dhe e feston çdo vit me shokë, miq, njerëz të njohur dhe lexues të apasionuar për letërsinë dhe kulturën. E feston me tregime, këngë, poezi, kafe, meze e raki.
Shkrimtari dhe poeti Sali Leka ka bërë kaseta vizive, por nuk i ka dërguar në asnjë televizon. Saliu thotë: “Unë shkrimtari dhe poeti lirik, erotik, eposik jam ndarë me telvizonet në Shqipëri, që kur u burgos drejtori humanist Todi Lubonja, intelektuali i kulturuar, mendimtari vizionar i admiruar, artdashës i përkushtuar, burrë fisnik i betuar për shkrimtarët, dramaturgët dhe poetët e talentuar, por e burgosën, internuan, diskriminuan egësrisht, në vitet kur Shqipëria quhej socialiste, proletare, revolucionare marksiste leniniste”.
Shkrimtari dhe poeti Sali Leka, ish i burgosur, i përndjekur tmerrësisht, por i padëshpëruar, i pa egërsuar, në 4 nëntor 2017 festoi ditëlindjen, këndoi poezi lirike, erotike dhe eposike të pabotuara, por të mbyllura në ingranazhet e censurës së llahtarshme me vite dhe dekada.
Në strofat dhe vargjet poetike shkrimtari dhe poeti Sali Leka tregoi dhe këndoi për veprat e tij letrare artistike, për ndihmën dhe mbrojtjen e shokëve, për punën e madhe të redaktorëve e korrektorëve letrarë artistikë, që nga viti 1967, nën drejtimin e shokut besnik Dhimitër Fullani, redaktor i kulturuar, i dalluar në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” Tiranë.
Me shumë nderim po rreshtoj poezinë:
Katër viganikë dhe pesë viganesha
4 nëntor 2017
O kjo ditë e shënuar me obligim
Me 75 vite jetë, o jetë
Me punë të mira i kam plotësuar
Çdo sekondë e minutë pa ndalim
Dyzet e pesë mijë faqe libri i kam shkruar
750 poezi me shokë e shoqe i kam kënduar
Me vullnet vital e admirim.
Isha e jam besimtar iradin teuratin
Lum ata që bëjnë Amin, o Amin!
Kush të dojë me mua të këndojë
Me shpirt e zemër të jehojë
Pa shpirt s’ka jetë asnjeri.
Pa zemër s’ka poezi as melodi.
Shpirti të garanton jetën
Zemra don të mirën, të drejtën.
Goja këndon të vërtetën…
O gurgullojnë zemrat tona
Vallzon Durrësi e Tirana
N’Krujë e n’Shkodër arrin jehona.
Do këndoj me shumë vullnet
Me ilmin vitalitet
Për redaktorët artistikë të talentuar
Të palodhur, të papërtuar, të përkushtuar
Fisnikë eposikë të kulturuar
Me punë të madhe, me kontribut të çmuar
85 librat e mia i kanë daktilografuar
Në makinë shkrimi i kanë shkruar
Si dielli e ylberi me shkëlqim
Dhimitër Fullani që nga viti 1967
Redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”
Ka punuar i gëzuar ditë e natë
Me kolegët Pirro Tase, Enver Bitri
E me Sejdi Kondin viganik sublim
Mendimtar vizionik me admirim
Krenarë me guxim jetik e betim teuratik.
Të katër të nderuar, të paharruar.
Me fjali e fraza si margaritari e krstali
Ata ishin e janë si fildishi e qelibari.
Edhe pesë redaktore letrare shembullore
Delije Marku, Jolanda Gjoni, Drita Doçi
Dilona Dushku e Drita Fekollari
Këto pesë viganesha krenare
Të lindura si fratesha të larta hyjnore
Janë djersitur shumë, kanë punuar
Çdo orë e minut me përkushtim sublim.
Më kanë mahnitur dyzet e pesë vjet
Për asgjë nuk kanë pretenduar
Por për dituri kulturë e ilmin
Metaforat artistike i kanë shkëlqyer
Lexuesit janë gëzuar, i kanë pëlqyer.
Këto pesë mendimtare vizionare
Intelektuale vigane vitale
Me punë të dobishme kolosale
Do të gëzojnë e do të këndojnë
Ashtu sa unë do të jetojnë
Pesëqind e pesëdhjetë e pesë vjet
Si pesë gjeraqina e skifterina
Nëpër fusha e lëndina me lule dafina.
Yjet e qiellit vezullojnë
Pyjet e bjeshkët ushtojnë
Këto redaktorë letrarë artistikë
Ishin e janë atdhetarë eposikë
Bashkë me shkrimtarin dhe poetin Sali Leka.
Me tregime të mrekullueshme teuratike
Epike kombëtare historike
Si malet me pllaja e shkrepa.
Drita Fekollari e nderuar
Në vitin 2001 2002
Dy libra në kompjutër ka daktilografuar
Dy libra me poezi brilante të mahnitshme
“Kur buzëqeshin yjet”
“Epos pellazgjik epiko poetik”
Edhe në vitin 2003 2004
Dy libra të tjerë me shumë vlerë
Me tregime të mrekullueshme të dobishme
I botuan Kastriot Hasa, Ermal Ymeri
Të dy si breza shiriti e ylberi.
Në katërmijë e pesqind kopje
Librat i zmadhuan, shumëfishuan
Lexuesit me vullnet i kanë lexuar
Me gëzim më kanë uruar e falenderuar
Edhe unë me admirim u kam premtuar
Edhe tetëdhjetë e dy libra janë për t’u botuar.
Lexuesit me vullnet të aftësuar
Më kanë ripërtëritur, vitalizuar.
Kemi edhe kryeredaktorin
Të lartin, modelin, shembullorin
Dukagjin Hata vitali viagni
E ka atdheu e don vatani
Ta dijë Europa, Azia, Ballkani.
Këta redaktorë specialistë letrarë
Mendimtarë të kompletuar vizionarë
Shqiptarë të shquar të kulturuar
Për letërsinë janë përkushtuar
Për demokracinë janë betuar.
Me këta redaktorë viganikë eposikë
Brilantë të spikatur artistikë
Shumë do të zhvillohet Shqipëria
Shpejt do të triumfojë demokracia
Do të jehojë arti, kultura, kënga, poezia
Do të gëzojë populli, rinia.
Me shumë gëzim dhe nderim
Kujtim DUSHA
Cel: 0683398129
Tiranë, nëntor 2017
Dërgoi për publikim, Denis Hata