Shefqet Dibrani – Podujevë, Kosova ·
Sekretari i LDK-së Ismet Beqiri vazhdon aventurën e tij kundër diasporës e cila ka bërë shumë për këtë vend dhe LDK-në. Por le të shtrohet pyetja cili ishte raporti i Ismet Beqirit me Degën e LDK-së në Zvicër, sidomos në dy vitet e fundit? Po cili ishte kontributi i Ismet Beqirit në shkatërrimin e Degës së LDK-së në Zvicër. Unë flas me përgjegjesi morale se nuk ka subjekt politik në Kosovë i cili është sjell në mënyrë poshtëruese ashtu siç është sjellur Kryesia e LDK-së me Diasporën e saj. Prandaj Ismet Beqiri duhet të korrë atë që e ka mbjellur, injorimi ka tagër të lartë?!
Në anën tjetër zyrtarët e LVV-së ishin në fushatë zgjedhore në Zvicër dhe kanë mbajtur tubime të mëdha në Gjenevë, Bernë, Cyrih dhe St. Gallen. Ata e kanë respektuar elektoratin e tyre në mërgatë, ndërsa Ismet Beqiri i ka injoruar dy Degët ma të mëdha në Diasporë. LDK i ka perjashtuar vullnetarisht Degët e saj nga procesi zgjedhor, tash të mos e shajë Diasporën se nuk i ka faj.
LDK nuk ka pasur kuraje të takohet me përfaqësuesit legjitim për dy vjet rresht, por ka krijuar konflikt të hapur dhe poshtrues me Diasporën.
Po ashtu Ismet Beqiri e din se me urdhër të Arban Abrashit është nxjerr zvarrë nga mbledhja e KP të LDK-së Donikë Gërvalla, kryetare legjitime e Degës së LDK-së në Gjermani dhe po ashtu e dinë fort mirë se në mënyrë antidemokratike është eliminuar Shefqet Dibrani në Degën e LDK-së në Zvicër për tu emëruar Arif Baftiu, vetëm pse ishte anëtarë i Bordit të UFORK.
Ia bëjë me dije Ismet Beqirit dhe të gjitha mediave, si dhe Trupit Diplomatik, se unë jam në Kosovë, dhe jam i gatshëm për tu ballafaquar në debat publik me Ismet Beqirin ose me të gjithë së bashku Kryesinë e LDK-së, për t’ua shpjeguar shkaqet e humbjes së thellë të LDK-së, pasojat dhe jam i gatshëm të flas për të gjitha zhvillimet antidemokratike, antirugoviste dhe ti shpjegoj edhe shkaqet pse LDK-ja është kundër Diasporës!
I nderuari Diasporist Shefqet Al Dibrani, qe per ty… edhe llojin tend…
Lidhur me kontributin apo meriten e Lirise dhe Pavaresise se Kosoves, ka mendime dhe propagande, se kjo parti apo ai individ ishte i merituar, apo me i merituari.
Mendoj se pjesa me e merituar dhe me e rendesishme qe Kosova eshte e lire dhe e pavarur, eshte ajo pjese e popullit Shqiptar te Kosoves qe qendroi ne Kosove, dhe jetoi ne Kosove ne te gjitha rrethanat qe u imponuan deri ne diten e fillimit te bombardimeve, qe i beri NATO-AMERIKA, pra deri me 24 Mars 1999.
Shqiptaret qe kurrë nuk e nderruan vendin e lindjes dhe vendin e jeteses, perkunder te gjitha diskriminimeve, torturave, burgimeve, arrestimeve, vrasjeve politike, bombave, helmimeve… edhe te mijera veprimeve tjera anti-Shqiptare, qe i beri shteti i RSFJ-se dhe pastaj shteti i Serbise, jane pra pjesa me e rendesishme, me e merituara per LIRI dhe Pavaresi.
Ne media lexojme per shume te ashtuquajtur veprimtarë apo parti politike qe vepronin jashtë Kosoves, ne Zvicer, Gjermani, Austri, Suedi, Britani apo ne ndonje shtet tjeter demokratik, dhe ekzagjerohen veprimtarite e tyre kinse patriotike.
Shpesh ne media dalin individë duke evokuar kujtimet e kesaj veprimtarie jashtë Kosoves, ne shtetet demokratike, duke rrefyer aktivitetet e tyre qe nga vitet 1970-ta deri ne vitin e fundit te roberise 1999, te cilat aktivitete jane takimet neper klube, restorante, kafeteri etj… ne te cilat takime keta veprimtarë debatonin e ziheshin me njëri-tjetrin, se ne Kosove gjendja nuk eshte e mire!!!! Dhe kjo ishte e tere veprimtaria e tyre. Perjashtime benin kur kacafyteshin ndermjet vehtes, se cila te ashtuquajtura parti jane me te drejta apo me te mira.
Ne te vertete shumica e ketyre veprimtareve, qe iken nga fushebeteja per liri, e cila fushe-beteje ishte KOSOVA, e jo Gjermania, Zvicra… etj, … treguan frike dhe iken. Beteja zhvillohej ne Kosove, aty ku protestat dhe veprimet tjera ishin te rrezikshme, dhe gjithmone kishin pergjigje te dhunshme nga ana e okupatorit.
Ne Kosove patriotet e vertete kurrë nuk u dorezuan dhe nuk ia lane TOKEN, Shtepine, Banesen, Shkollen, Ajrin, Livadhet, Kumbullat, Dardhat, Misrin, Armët, Grurin, Malet dhe te gjitha pronat dhe pasurite tjera mbi toke dhe nen toke… okupatorit… siç e bene ata qe vendosen me ike dhe i dorezuan ato qe nuk bente t’i dorezohen okupatorit. Pra ata qe u dorezuan nuk jane patriotë por jane frikacakë qe iken nga beteja.
Nese do te iknin edhe keta 1.3 Milion SHQIPTARË nga Kosova, sikur qe iken frikacaket, ne Kosove nuk do te kishte lufte… dhe KOSOVA nuk do te çlirohej kurrë.
Okupatori do t’i mbyllte kufijtë si në Çamëri dhe ne do te ishim te shkaperderdhur neper planet… jashtë Kosoves… dhe me lejoni që te e shkruaj ne anglisht “game over”.
Protestat ne Europen Perendimore qe konsiderohet demokratike, nuk kane qene te rrezikshme edhe nuk kane qene te dobishme, sepse kjo Europe edhe sot nuk e pranon Lirine dhe Pavaresine e Kosoves, me disa perjashtime (Britania e Madhe, Italia, Holanda, Belgjika, Gjermania), ndersa edhe sot ka shtete europiane te Europes demokratike qe votojne kunder Kendimit te Kosoves ne Eurovizion, apo kunder te drejtes qe Kosovaret te luajne futboll ne Europe (24 Shtete Europiane votuan kunder Kosoves ne UEFA)!!!
Pra, perkunder kinse aktiviteteve te diaspores, ky aktivitet nuk arriti te siguroje as kengen ne EUROVIZION apo ndjekjen e topit neper stadiume te Europes… e çka te pritet prej aktiviteteve per LIRI dhe PAVARESI?
Aktivitetet e partive ne vitet 1970-ta-1999 ne Europe ishin vetem biseda per te drejtat e Shqiptareve!!! Edhe me kaq kryhej aktiviteti patriotik.
Disa frikacakë qe iken nga Kosova mburren se kontribuan me nje financim 3%, qe i paguan qeverise poashtu qe ka ike nga Kosova ne vitet 1990-1999, dhe kete obligim financiar e madherojne pa asnje aresye, sepse te gjithe qytetaret e Kosoves qe vazhduan te jetojne ne Josove kane paguar obligimin 3%. Ketu nuk ka çka te vleresohet apo diskutohet, sepse ka qene obligim.
Disa thojne citoj ”ne ju kemi derguar mjete financiare per armatim” e ju keni luftuar !!! Dergimi i mjeteve per armatim eshte baraz me xero ne krahasim me luften per liri, qe zhvillohej ne çdo dite te ROBERISE. Gjate okupimit, çdo ambasade dhe çdo imstitucion shteteror i okupatorit, ne cilindo shtet, ka qene target ligjor, luftarak, dhe çlirimtar per çdo Kosovar qe ka jetuar jashtë Kosoves. Asnje sulm nuk ka ndodhe kunder Ambasadave, Konsulateve …etj. etj… te okupatorit!!! Pse?!
Ne vitet e renda te roberise 1990-1999 te gjithe Shqiptaret ishin trajtuar ne menyre mizore pa asnje perjashtim. Mirepo disa patriotë te rrejshem ne biografite e tyre patriotike te rrejshme pohojne se, citoj: ”per shkak te dhunes politike nga okupatori ne vitn 1993 e leshova Kosoven!!!” Po cili Shqiptar nuk ka pase dhune politike ne vitin 1993, apo ne vitet 1990-1999? Asnjeri nuk ka qene i kursyer, por disa iken nga fushe-beteja, ndersa te fortit dhe patriotet qendruan ne Kosove, dhe nuk e zgjodhen rrugen e lehte te shpernguljes ne vende te sigurta te Europes.
Kjo Europe VIZA-REFUZUESE dhe sot preferon SHQIPTARËT te jenë refugjatë, azilantë, hajna, e jo TURISTË, STUDENTË apo BIZNISMENË (me perjashtime UK, ITALY, AUSTRIA, BELGJIKA, Gjermania)…
Perfundim: sot ne trojet SHQIPTARE jetojne ata, rë cilet se bashku me para-ardhesit e tyre duruan te gjitha diskriminimet e te gjithe okupatoreve ne 578 viteve te fundit dhe jane edhe sot SHQIPTARË, e jo sikur shumë qe iken ne Otomani, Turqi, Europe… etj…
Shumica e ketyre te ikurve ne perioden e okupimit Otoman jane asimiluar, perveç Arberesheve, qe u dëbuan ne Kalabri dhe akoma jane Shqiptarë.
Ndersa keta qe iken ne perioden 1955-1998 nuk aresyetohen, sepse te gjithe kane pase te njejtat aresyera per ikje… por shumica vazhdoi me durim jeten ne kushte diskrimnimi dhe terrori… deri ne LIRI dhe PAVARESI.
Përpjekjet dhe luftimet e 678 viteve per LIRI, u kryen me 12 Qershor 1999, dhe me te merituarit ishin SHQIPTARËT qe jetuan dhe luftuan ne KOSOVE, dhe natyrisht me e merituara per finalizimin ishte ndihma madheshtore e SHTETEVE TE BASHKUARA TE AMERIKES.
Komentet janë mbyllur.