“GJERGJ KASTRIOTI-SKËNDERBEU-HEROI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE”

0
2655

SHOQATA “TROJET E ARBRIT”

PROJEKT-PROGRAMI I SESIONIT TË XV SHKENCOR QË DO TË MBAHET NË LEZHË MË 28 KORRRIK 2018 ME TEMË:

“GJERGJ KASTRIOTI-SKËNDERBEU-HEROI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE”

Shoqata “TROJET E ARBRIT””, në vijim të një programi afatgjatë mbështetur fuqimisht nga miq e dashamirë nga të gjitha Trojet Etnike Shqiptare, por edhe nga studiues e dashamirë të shumtë nga e gjithë bota, me rastin e 550-vjetorit të kalimit në amshim/vdekjes së Heroit Kombëtar, kryeheroit shqiptar të të gjitha kohërave Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, organizon më 28 korrik 2018 në qytetin historik të Lezhës.

Konferencën Mbarëkombëtare në kujtim të prijësit të Arbërit, Epirit dhe Maqedonisë. Janë të mirëpritur të marrrin pjesë me kontributin e tyre studiues, historianë, albanologë, nga të gjitha Trojet Etnike Shqiptare (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Arbëreshët e Italisë, Ftohen të marrin pjesë studiues nga të gjitha trevat shqiptare, nga institucione të specializuara të fushave të mësipërme, nga universitetet dhe studiuesit pasuniversitarë; shqiptarët me banim në Itali, Greqi, Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Austri, Francë e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Kanada), pra kudo ku gjenden nëpër botë, si dhe studiues albanologë, miq e dashamirës të kombit shqiptar.

Mendimi i Shoqatës “Trojet e Arbrit” është se do të përgatisim një konferencë të një niveli të lartë shkencor, gjë që pajtohet edhe me kërkesat e pjesëmarrësve për një përgjegjësi si të tillë. Bashkëngjitur po ju dërgojmë tematikën e konferencës, një platformë në të cilën janë identifikuar disa çështje themelore të cilat do të dëshironim të trajtoheshin. Pasi të njiheni me të, ajo do t’ju orientojë të përcaktoni temën tuaj në shërbim të ndriçimit sa më të plotë e sa më me objektivitet shkencor të përmbajtjes dhe qëllimit të këtij aktiviteti, temë e cila duhet të jetë e panjohur më parë ku të jenë përdorur burime informative autentike.

Propozimi orientues i disa temave për konferencën:

1-Shqipëria në prag të pushtimit osman.
2-Familja fisnike e Kastriotëve
3- Fëmijëria dhe Rinia e Gjergj Kastriotit.
4-Gjergj Kastrioti Skëndërbeu ushtarak
5-Gjergj Kastrioti Skënderbeu politikan dhe shtetar.
6-Gjergj Kastrioti Skëndërbeu Hero Kombëtar
7-Gjergj Kastrioti Skënderbeu ndër arte (letërsinë gojore, letërsi, muzikë, pikturë, skulpturë, kinamatografi)
8.Toponomastika Skënderbejane.
9-Bibliografia për Gjergj Kastriotin Skënderbeun.

Varësisht nga fusha e interesimit tuaj, mund të propozoni temën që dëshironi të mbani për këtë veprimtari. Pjesmarrësit që dëshirojnë të sjellin kumtesat e tyre, janë të lutur t’i formulojnë tekstet në gjuhën shqipe ose edhe në gjuhë të tjera (anglisht, frëngjisht, gjermanisht apo italisht). Propozimet për kumtesat së bashku me një abstrakt të shkurtër do të pranohen deri me datën 31 Dhjetor 2017 dhe më pas do të vijohet me sqarimin teknik për formatin dhe kohën e leximit të tyre në konferencë. Të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë konference duhet të konfirmojnë regjistrimin e tyre deri me datën 31 Dhjetor 2017.

Meqenëse konferenca mbahet më datën 28 KORRIK 2018 në Lezhë, jeni të lutur që konfirmimin tuaj (duke përfshirë titullin e kumtesës/ temën tuaj të referimit, që parashihni ta lexoni, e ta dërgoni, deri më 15 Maj 2018, në adresen e poshtshënuar elektronike:

[email protected]
Kryesia e Shoqatës së Intelektualëve Gjithëshqiptarë “Trojet e Arbrit”, Ju mirëpret.