DORA E SHKRONJAVE

0
946
Atdhe Rrustem Geci

DORA E SHKRONJAVE

Një e vërtetë e fshehu në miell
për origjinën tonë pellazgo- ilire
vazhdon të pengohet me pengën
nga Akademitë tona kombëtare

Asnjë kohë s´mund të harrojmë
Pse kaq mistere për origjinën tonë
u thoshte një urtak studentëve të
tij, Mos i harroni ecjet dh hapat

Në një ditë betejash dhe epokash
Nuk mund t´i numroj pikat e ujit
në krua,në përrua, në lumë në det
retë vazhdimisht sjellin të reshura
erëra të forta, stuhi, dhe bubullima

Nuk ka më shqip se gjuha shqipe
Nuk ka më shqip se shkrimi ynë
Nuk ka më shqip se sa pellazgji
Nuk ka më shqip se sa Çamëri
Nuk ka më shqip se sa Dardani
Nuk ka më shqip se sa Iliridë
Nuk ka më shqip se Mollë e Kuqe
Nuk ka ma shqip se sa Shqipëri.

Shqiptar, nxirr nga mielli at´që e
ke fshehur, shembi demonët tuaj
flaki nga skena bijtë e përdorur
origjina jonë është pellazgo-ilire!…

Rrustem GeciDortmund, 2017