Nga Fahri Xharra – 17 Nëntor 2017 – Konica.al
“Vallja e shotës, valle autoktone shqiptare e Kosovës, që përshkoi si rrymë tëra vendet e Ballkanit e më gjerë’. Vallja e Shotës, është njëra ndër vallet e cila luhet, por edhe këndohet në Kosovë, Shqipëri, në Bosnje, në Serbi, Kroaci, Maqedoni, Turqi, Bullgari e madje edhe në Greqi, jo vetëm te arvanitasit. ( Nga Ahmet Qeriçi ) Nuk besoj të jetë shënuar në muzikën e popujve ballkanikë një valle aq e luajtur dhe aq e përhapur sa “Shota”, e cila është e vetmja valle, që ka depërtuar edhe në muzikën serbe, ndërsa në muzikën boshnjake është po aq e mbase edhe më e përhapur se te ne. Nuk e saktësojmë dot kohën kur është luajtur për herë të parë në Shqipëri, por e dimë me siguri se në Kosovë është luajtur edhe para luftës së Dytë Botërore. Gjyshet tona, një pjesë e madhe prej tyre, kanë ditur ta luajnë vallen dhe e kanë luajtur e kënduar nëpër dasma. ‘
Ah, serbët shkruajnë: ”Shota nuk është fjalë shqipe e as këngë shqipe, kjo është këngë e pastër serbe. Shotka dhe Shotani tek serbet quhet çifti i ri bashkëshortor, që e pret lindjen e fëmiu të parë (ŠOTA nije albanska reč, ni albanska pesma, to je čisto srpska pesma, Šotka i Šotan su srpski bračni par koji očekuje prinovu.)”
Më tej nëfalsifikimet serbe lexojmë: “ Të fillojmë nga emri. Emri “Shota” nuk ekziston në gjuhën shqipe dhe nuk e ka asnjë kuptim. Cili është ai popull normal, i cili e quan një valle të tij kombëtare, emri is ë cilë në atë gjuhë nuk do të thot gjë? Edhe nëse kjo është valle shqiptare (šiptarska igra ), atëherë pse shqiptarët nuk e kanë asnjë valle tjetër kombëtare. Pse nuk ditën të bëjnë diçka tjetër të mrekullueshëm si vallen e Shotës? Ndoshta ka lindur ndonjë kompozitor tjetër që të bënë një “Shotë” të re? Shqiptarët (Šiptari ) nuk kanë vargje të shkruara në gjuhën shqipe që të krijojnë një vepër të tillë arti, si vallja “Shota”. Cili popull i bën këngët e tija kombëtare në një gjuhë tjetër, e cilat bile as që nuk ngjajnë ndër veti ??
Vallë, shqiptarët të bëjnë një këngë në gjuhën serbe ?( Nisu, valjda, Šiptari pravili pesme na srpskom jeziku? )
Burimet shqiptare: “Shota është një valle karakteristike e luajtur nga valltarët, me tërë energjinë dhe me ritëm të shpejtë, e cila zakonisht luhet nga dy valltarë, mashkull femër, (apo edhe në më shumë çifte), është valle që përshkohet me një ritëm impresionues që zgjon peshë emocionet si nga lëvizjet e shpejta ritmike, që nuk është mjaft karakteristikë e valleve shqiptare, por në këtë valle kemi karakteristika të cilat mendojmë se kanë disa veçori, që paksa dallojnë nga vendi në vend.” Vallja e Shotës ka qenë edhe në repertorin e Orkestrës Filharmonike të Beogradit, versioni i përpunuar nga kompozitori i njohur kroat, Josip Sllavenski, pastaj Rexho Mulliqi e të tjerë.”
Pastaj lexojmë: “Në emër të kësaj valleje, Lidhja Socialiste e Popullit punonjës të Kosovës, qysh në vitet e para të pushtetit popullor në Kosovë e kishte themeluar ansamblin e këngëve dhe valleve, dhe qysh atëherë ishte emërtuar Ansambli me emrin, “Shota”, ansambël i cili aktualisht financohet nga Kuvendi i Kosovës, por nuk ka një aktivitet të përhershëm në paraqitje para publikut.
Ky ansambël edhe sot po thuajse në çdo shfaqje fillon me ekzekutimin dhe interpretimin e valles së “Shotës” vallja më karakteristike dhe më e njohur te të gjithë popujt e Ballkanit, e vetmja valle që ka depërtuar te të gjithë popujt dhe që mbijeton edhe sot, çuditërisht po thuajse edhe në të gjitha shoqëritë kulturore e muzikore të Serbisë. “ (» Ahmet Qeriqi: Vallja e shotës, valle autoktone shqiptare e Kosovës, që përshkoi si korrent tëra vendet e Ballkanit e më gjerë )
Duke parë se kjo valle është futur aq thellë në popull dhe duke qenë se nuk ka grup folkloristik që nuk e kishte pasur, dhe nuk e ka në mesin e këngëve e valleve për interpretim, publiku serb, duke mos pasur rrugë tjetër, ka filluar ta përvetësojë si valle të moçme të serbëve të Kosovës, duke u mbështetur në emrin e valles e cila sipas tyre i “ përket “gjuhës serbe. Mashtrim i madh !
Histeria serbe vazhdon: “ Sikur të pyenin të huja . se e kujt është Shota” Pergjegja kishte me qenë : e serbëve. Fjala “„šota” në folmen e serbëve te Kosovës (žargonu kosmetskih Srba) do të thot gruaja shtatëzanë që i ngeh këmët si “shota” Kënga e “Shotës ka lindur në rrethin e Prizrenit , luhet në taktin 7/8 sikur se kënget tjera serbe të kosmetit : „Razgranala grana jorgovana”, „Cveto, kalušo”, „Baš mi je merak” Edhe unë kisha dashur që të konsultohet këgëtari i Prizrenit ( shqiptar ortodoks) Jordan Nikoliqi i cili sipas serbëve paska qenë themelues i Ansamblit “Shota “ se e kujt është kënga dhe vallja “Shota”
Ne serbëve iu themi : Fenomeni dhe tipologjia muzikore artistike e ritmike e kësaj valleje, e cila me lehtësi i ka përballuar kohës, duke u radhitur si valle emblemë, në mesin e valleve si “Vallja e shqipeve”, “Vallja e burrave” “Vallja e shpatave” dhe valle të tjera karakteristike, ka veçantitë dhe veçoritë e veta në kohë dhe hapësirë, në sinkroni dhe diakroni. Fakti se kjo valle luhet dhe këndohet te të gjithë popujt e Ballkanit e më gjerë, jep për të kuptuar se kemi të bëjmë me një fenomen që nuk është vetëm muzikor, aq më pak i rastit, por sipas mendimit tim lidhet me traditën historike
Ne serbëve iu themi, mos e rreni botën se edhe vallja “Shota “ si dhe hanjitë tjera që ia keni bërë këtij populli, me të futur Kosova në Unesko, do të iu dalin në shesh.
Po i kuptoj të mjerët se ndoshta përfundimisht e vërteta shqiptare e Kosovës në mënyrë të dokumentuar do të del në shesh.
Unë po e vazhdoj shkrimin tim me karakteristikat e popullit tonë e në këtë rast të “shotëgalicave : historike shqiptare: “Po ta krahasojmë këtë fenomen me rolin e femrave te popujt e tjerë, sidomos te popujt ballkanikë, vërehet pa dyshim se roli i femrës shqiptarë në luftë dhe në rezistencë, që nga koha ilire, fuqimisht ka qenë më i shprehur, sesa roli i femrës bullgare, serbe, rumune, kroate e të tjerë. (Ahmet Qeriqi )
Vetëm në kohën antike, femra ka lënë emër të paharrueshëm dhe të pakrahasueshëm. Femrat e njohura të asaj kohe, sipas Homerit dhe dramaturgëve grekë janë: Helena, Andromaka, Elektra, Penelopa, Antigona, Medea e shumë të tjera.
Në luftërat e Greqisë kundër Turqisë njihet vetëm një femër, Bubulina Laskarina, por ajo është me origjinë suljote, arvanitase. “
Pra, puplat e rrenave të serbëve kanë filluar të biejnë për tokë, ato mbanin nxehtë por ishin të huajat.