NËPËR FAQET E NUMRIT TË RI TË GAZETËS “NIKAJ-MËRTUR”…

0
3406

Nga: Murat Gecajhttp://nikaj-mertur.com/

Para pak ditëve, doli në qarkullim numri i ri i gazetës “Nikaj-Mertur” (17-2017), botim periodik i Shoqatës atdhetare, shoqërore e kulturore të krahinës Nikaj-Mërtur, nderuar kjo me titullin e lartë, “Nderi i Kombit”. Ajo është përgatitur për botim nga Dedë Zhivani, me redaktimin letrar të Age Qehajaj (Doçaj) dhe sponsrizuar nga Gjin Niklekaj, kryetar i Shoqatës “Nikaj-Mërtur”.

Gazeta jepet falas dhe, për lexuesit e interesuar, adresa është: “Rruga e Barrikadave”, nr.260/3-Tiranë.
Si zakonisht, në faqen e parë janë paraqitur, me fotografi e tij, disa nga shkrimet, që ka gazeta në brendësi.

Në faqet 2-5 është botuar shkrimi i Frrok Vukajt, për shkollën e fshatit Gjonpepaj, në krahinë e Nikaj-Mërturit, e para në Malësinë e Gjakovës (Tropojë). Ndërsa në faqen 5 është botuar dhe shkrimi “Danjel dhe Fotini, fituesit e Big Brother-9, dashuri si në përralla”. Në vazhdim është çelur rubrika e re, “Personalitet nikajmërturase, në piedestal kombëtar”. Aty, në dy faqe, është botuar biseda e Dedë Zhivanit, me prof. Murat Gecaj, “Kam ndjeshmëri të veçantë, për krahinën tonë të bukur, Nikaj-Mërtur”. Po në këtë rubrikë, është botuar “Një intervistë e shkurtër me prof.Kolë Krasniqi, një bir i shquar i Nikaj-Mërturit, nga Kosova”.

Me interest ë veçantë është reportazhi i botuar në faqen8 e11, “Nikaj-Mërturi shpallet “Nderi i Kombit”, ashtu si dhe fshati Geghysen (nga Dedë Zhivani). Një reporazh tjetër është dhe ai me tgitullin “Bytyçi në festë”, po nga ky autor. Në faqen 10 janë publikuar shkrimet: ”Skrimtari e përktyesi Lekë Imeraj” dhe “Ndriçimi i pishtarit të Demokracisë, Bardhyl Ukcamaj” (Shqiptarët në qytetërimin perëndimor).

Në faqen e fundit të numrit të ri të gazetës “Nikaj-Mërtur” janë botuar fotografitë e kopozitorti Kolë Susaj, ing.Sokol Meshi, sportistit Ndoc Qokaj e këngëtarit Gëzim Nika, që Presidenti i Republikës së Shqipërisë u ka thënë titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

I përgëzojmë kolegët e miqtë, që kan shkruar, si dhe ata, që kanë punuar e kanë ndhmuar në botimin e ri të kësaj gazette. Njëkohësisht, shprehim dëshirën e besimin, se gazeta “Nikaj-Mërtur” do ta vazhdojë, pandërprerje, udhën e saj!

Tiranë, 17 nëntor 2017