Lulash Ara – poezi

0
3814
Lulash Ara

Poeti Lulash Ara tashma i pranishem perpara lexueseve me krijime dinjitoze, nga numri ne numer na sjelle gjera te reja dhe kuptim plote per lexuesit, kesaj radhe Lulashi paraqitet me dy krijime, njeri i kushtohet vendelindjes Toplanë, dhe nji krijim tjeter kushtuar artistit te madh dhe te pa perseriteshem ne skenë dhe ne kinomatografinë shqiptare, i pa harruari Ndrek Luca.

Urime poetit Lulash Ara.

Gjin Musa, gazetar.


AROMË PRANVERORE

Në mëngjez dal nga shtëpija
Sa kaloj pragun e derës
Trupin ma përshkon freskija
Më përkëdhel flladi i pranverës.
Dëgjoj zërin e bilbilit
Që këndon me ëmbëlsi
Aroma e trëndafilit
Ma mbush zemrën dashuri.
Shtrihem mbi barin e njomë
Buzë kodrës, në një lëndinë
Më pëlqen shumë kjo aromë
Më kujton dikur rininë.
Kjo është stinë e dashurisë
Që frymëzon dhe çdo poet
E bekuar prej Perendisë
Me gëzim çdo kush e pret.
Kudo lule ngjyra – ngjyra
Pamje që të len pa fjalë
Ç’mrekulli që ka natyra
Dhe mbi gurë lulet kan dalë.
I dua dhe stinët e tjera
Çdo njëra ka bukuri
Por e vetmja është pranvera
Që i jep shpirtit qetësi.

– – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –

Ndrekë Luca

NJË EMËR I PAVDEKSHËM
(3/9/1927 —- 13/1/1993)

Me kujtue zëmra ma thotë
Një aktor të madh shqipëtar
Që u nda nga kjo botë
23 vjetë më parë.

E donte Shqipëria mbarë
Nga Vermoshi ne fushat Dropullit
Emri i ti, gdhendur në ar
Ndrek Luca, “Artist i popullit.”

Ky vigan nga Dukagjini
Që e rriti Shkodra nanë
Pa dyshym, ishte më i miri
Në Shqipëri shoq nuk ka lanë.

Si Ndrek Luca, Sandër Prosi
Robert Ndrenika e Tinka Kurti
Albert Verrija e Kadri Roshi
Si ka pasë as Hollivudi.

Po shkruaj me nostalgji
Për ty o artist i rrallë
Kurr nuk vdes emri i ti
Do e kujtojmë gjithmonë me mallë.

( Lulash Ara )


ARTISTI DHE RROGA…!

S’ka nevojë me përmën ëmra
Se i njihni pa pikë zorit
K’ta tre mashkuj e kjo fëmra
Janë gjigantët e humorit.
K’ta artista të pashoq
Që gjithmonë e nerojnë Shkodrën
A doni që t’ja u tham troç
Se sa lek e marrin rrogën…?!
Marre ashtë për me i thanë kujë
Por për marre dert nuk kena
300 mi ( të vjetra ) si kapin në mujë
50 vjetë tuj lujtë në skena.
Janë artista të klasit parë
Që i rriti Shkodra nanë
Krenari për çdo shqiptarë
Që naltësojnë ëmrin shkodranë.
Por ky shtet i dalun fare
Me hajduta që drejtojnë
As me tituj, as me pare
Talentin nuk ja u vlersojnë.
Ky është turp e faqe e zezë
Një aktor talent i rrallë
Si pastruesja që fshin me fshesë
Të njëjtën rrogë me të me marrë.
Si të duesh bane llogarinë
Se kjo rrogë që dhanë ju kan
Veç shyqyr si nuk e pinë
Se nuk del as për duhan.
— — — — — — — — — — — —
Lulash Ara.


KRENARIJA E SHQIPETARËVE

Zot i madh të qoftë lavdi
Që na jep ne shumë mirësi
Dhe pse jemi mekatarë
Inatëxhorë edhe tinzarë
Duke u marrë me gjëra kote
Duke dalë nga rruga e jote
Njëri – tjetrin tuj urrye
Ecim shpesh ne rrugë pa krye.
Por ti prap na meshiron
Ti na falë e na afron
Na jep doren, na çelë fatin
Jep mundesi të lajmë mekatin
Ti sundon gjithçka në ketë botë
Por je i dashur, meshirplotë
Që në zëmer ta mbajmë shpresen
Na dergove Nënë Terezen.
Si një yllë që bjen nga qielli
Por që shendrit më shumë se dielli
Lindi e u rritë kjo bijë shqipetare
Kjo shëjtëresh, kjo nënë bujare
Nuk u lodhë kurrë ditë as natë
Fjalen e Zotit tuj perhapë
Na tregoj rruget e shpetimit
U ba nëna e gjithë njerzimit.
Kudo shkoj neper planet
Zoti i madh i dha pushtet
Hapi qëndra bamirsije
Mijra njerzë shpëtoj urije
Predikoj fjalen e Zotit
Anembanë në çdo skaj të globit
Paqe e dritë gjithkun tuj çue
Me çmim nobel u vlersue.
Gonxheja, kjo bijë e shqipes
Shkëlqen sot si ylli i drites
Leshon rreze mbi njerzimin
Na keshillon, na jep bekimin
Që ta duajmë njëri – tjetrin
Ti duajmë prinderit, ta duajmë të vjetrin
Pa dallim feje e kombi
Ta çojmë mëndjen te gjithë te Zoti.
Kudo në botë ku ka shqiptarë
E ndiejmë veten shumë krenarë
Që nga shqipja me shumë halle
Lindi e u rritë kjo nënë e madhe
Në gjithë boten e nderojnë
Ket shëjtëresh te tokes tonë
Që lavdin ma shumë na shton
Që me Zotin na bashkon.
Nënë Terezë o bija e jonë
Ti per ne lutu gjithmonë
Para Zotit na qajë hallin
Na ndihmo ta mposhtim djallin
Na jep paqe e bekim
Që mes nesh të ketë vllazerim
Na jep forcë e na jep shpresë
O e lumja Nënë Terezë.
– – – – – – – – – – – – – –
Lulash Ara


GJERGJ KASTRIOTI

Kush s’harroj gurët e trollit
Kush ja k’thej shpinën Stambollit
Kush u k’thye në vënd të vet
Kush formoj ushtri e shtet
Kush në Europë ishte më i zoti
Prijësi i madh Gjergj Kastrioti.
Kush në luftë printe i parë
Kush bashkoj princat shqipëtarë
Kush i duel përzot vatanit
Kush ja theu ushtrinë sulltanit
Kush ish zjarrë e flakë baroti
Trim mbi trim Gjergj Kastrioti.
Kush po rrin krenar mbi kalë
Kush lavdi kombit i falë
Kush e mban shpatën në dorë
Kush qëndron kaq madhështorë
Kush lartësohet mot mbas moti
Hero i kombit Gjergj Kastrioti.