Shpëtim Zinxhiria
Ambasadorja nuk pranon në oborr të ambasadës gazetarët, therret policinë greke në një kohë që katër policë po grekë bëjnë gallatë në sallonin e pritjes…
Kush jeni ju zonja ambasadore që nuk pranoni gazetaret në oborrin e ambasadës? Çështë për ju emigracioni ?
Ambasada e blerë me mundin dhe gjakun e emigrantëve shqiptarë është kthyer sot në një kështjellë me dyer hermetike. Eshtë ambasadori ynë ( zonja në foto ) në Athinë që lë përjashta gazetarë të dy kanaleve televizive, babain e një viktime të vrarë nga policia greke, si dhe një avokat të ardhur nga Tirana. Ishte një takim që bëhej për një sensibilizim që kjo vrasje makabre të mos marrë ngjyrë politike.
Gazetarët në shiun e madh nuk u lejohet qe të futen në oborrin e ambasadës për tu mbrojtur nga shiu, pasi urdhëri ishte dhënë nga ambasadorja, e cila ndodhej në një takim jashtë ambasade.
Sikur të mos mjaftojë kjo kërkohet ndihma e policisë greke pa asnjë arsye…Turp dhe vetëm turp. Kush jeni ju zonjë dhe në bazë të kujt ligji apo regullore lini jashtë gazetarët shqiptarë dhe lejoni në sallonin e këtij institucioni dipllomatik policë grekë?
Mos e kini gjë pronë të familjes suaj dhe nuk e dime?