Arben Çokaj
Kështu e kanë vlerësuar fenë Frojdi kryesisht etj. dhe psikoanalistë, që janë marrë me studimin e këtyre proceseve shoqërore.
Nëse lexoni dy libra të Frojdit “Totemi dhe tabuja” dhe “Moisiu dhe feja monoteiste”, kuptoni shumë gjëra në lidhje me këtë.
Frojdi e ndan botën në 3 stade kryesore të zhvillimit të psikikës së individit e shoqërisë, sipas fazave të zhvillimit, kjo duke u nisur nga kuptimi për botën, ose botëkuptimi. Shkurt po e sqaroj këtë, sa pêr të krijuar një ide:
1. Faza animistike ose spirituale e zhvillimit të psikikës, ku individi – njeriu kishte plotfuqishmërinë e mendimit, që me një lëvizje të syve rrëzon edhe malet. Kjo ishte faza e parë 7000-9000 vjet më përpara e më tej, kur njeriu ende nuk ishte shkëputur nga kafsha brenda tij. Në këtë kohë e më pas kemi edhe dukuritë totemistike, ku njerëzit i besonin një kafshe të fuqishme, që i mbron dhe kemi edhe emrat si harusha, luani, ujku, etj. Kemi edhe heraldikën e shqiponjës në flamur etj. që vjen nga kjo periudhë… kemi kështu edhe tendencat parafetare të shoqërisë e feve politeiste me shumë zota.
2. Faza fetare e zhvillimit shoqëror 3000-4000 vjet më parë, me lindjen e fesë monoteiste, judaizmi si fillim me Moisiun e më pas Krishtërimi e deri te islami më vonë me Muhamedin. Feja tani plotfuqishmërinë e mendimit ia hoqi individit, ia kaloi një fuqie të mbinatyrshme, Zotit të madh e të paanë, që nuk duket askund, por që është gjithkund dhe i ka të gjitha në dorë. Kjo quhet botkuptimi fetar, që vazhdon edhe sot, e që shumë njerëz e kanë këtë botëkuptim.
3. Faza e tretë e zhvillimit, faza shkencore, ku gjërat janë të vërteta, se janë vërtetuar më parë. Kjo mund t’i ketë fillimet te arsyeja e logjika, që e përdor edhe Platoni me Republikën e tij. Po ta lexoni, e shikon se Bibla e Kur’ani janë të mbushur me sofizma e pasaktësi logjike në krahasim me Republikën. Pra, për mendimin tim, 400 para Krishtit u shkrua një libër, para Biblës e Kur’anit, që qëndron shumë më lart se ato për nga logjika e arsyetimi. Ësht racional, e jo iluzionar si librat fetarë.
Më pas Evropa e zhvillimi u futën nën tutelën fetare, deri me Rilindjen Evropiane, e me Revolucionin francez, që goditi fenë dhe e ndau fenë nga shteti. Aty filloi edhe zhvillimi në Evropë e Perëndim, pasi shteti u bë laik, u krijuan shtetet kombe, ndërsa ne ishim të pushtuar nga turku, kur paraardhësit tuaj morën edhe islamin. Tani ne u penguam në zhvillim, shoqëria jonë është ende kryesisht në një gjendje të zhvillimit psikik të dy fazave të para, animistik e fetar, nuk kemi kaluar ende në stadin shkenccor e racional të zhvillimit, kemi si shoqëri në zhvillim një prirje agresive drejt irracionales, e mbysim vendin me xhamia e zhurma arabe, në vend të shkollimit e dijes, punës e zhvillimit, fabrikave e vendeve të punës e prodhimit. Unë e vërej këtë, po studiuesit e zhvillimeve shoqërore, çfarë mendojnë për ne?
Unë kam botëkuptim shkencor e jo fetar për botën. Kjo dmth. bota merret kjo që është, ne lindim e vdesim e bëjmë aq sa mundemi në këtë jetë të shkurtër. Besojmë atë që është e arsyeshme, racionale e shkencore, që është vërtetuar më parë. E jo ta gënjejmë veten me iluzione haluçinante hebraike-arabe.
Tani, a e pengon feja zhvillimin shkencor? Nëse mundet, po, sepse feja e shkenca e shohin botën nga dy pikëpamje të ndryshme.