Një “Elvis Presli” dibran?!…

0
2328

Në foto: Elvis Hata

Nga Diadema Stil

Lindur dhe rritur në një fshat të Dibrës, ai ka jetuar dhe jeton me ëndrrën për t’i ngjarë Elvis Preslit, idhullit të tij. Që kur ishte fare i vogël, blinte CD të këngëtarit me famë të përbotshme dhe dëgjonte me orë të tëra atë zë magjik, që i zgjkonte sensacione të forta dhe që do ta nxiste drejt muzikës.

Vetmia dhe izolimi nga kultura dhe komunikimi kontemporan nuk e kanë penguar atë që të kërkoj rreth idhullit të tij muzikor dhe të hedhë hapat e parë në kërkim të “famës”.

Elvis Hata, i vetëquajturi Presli Hata është vetëm 18 vjeç dhe me disa këngë të publikuara në nju tub dëshmon talent dhe njësoj vetëdijeje estetike, për të hyrë me ngulm në rrugën e vështirë të muzikës.

Reperi Dibran Elvis Hata po bashkëpunon me reperin “Koli 21”, ku kanë publikuar këngë të rrymave të forta alternative, me tematikë sfidat e brezit të ri në përballje me ndryshimet globale të modernitetit.
Këngë si “Kurbeti”, të vështruara nën një fokus ndjeshmërie moderne në valët e problematikave të ndërthurura globale dhe etnike, të kënduara me aq pasion nga Elvis Hata, e kanë bërë atë brenda një kohe të shkurtër të dashur dhe mjaft komunikues.
Kënga më e re që do të publikojë së shpejti është një baladë dashurie, me nota romantiko-ekzotike dhe sensin e kërkimit të lirisë së zgjedhjes së ndjnjave dhe emocioneve që është baza fondamnetale e dashurisë.

A është Elvis Hata një Elvis Presli dibran?!…
Ku do ta çojë kjo rrugë djaloshin dibran që ëndërron majat e muzikës?
Është herët për të folur, por ai ka një ëndërr dhe, siç thotë Niçja, kush ka një ëndërr ka një destinacion për të mbërritur dhe një botë të re për të zbuluar.