Elitat dhe diskursi i tyre politikë i forcës dhe i profitit?!

0
1325

Nga Skënder MULLIQI

Kur flasim për elitat, ato kan kuptime të ndryshme në kuptimin pozitiv të fjalës dhe në kuptimin negativ. Elita ka edhe në mesin e kriminelëve në kuptimin ironik. Kemi elita në mesin e vrasësve, elitë bixhozi, elita të prostitucionit, elitë biznismenësh dhe elita në mes elitave. Kur flasim për elitën, ne flasim për grupe të ndryshme njerëzish më ndikim në një shoqëri në krahasim më grupet të cilët i përmendem më lartë. Po flasim për grupe të cilët” më sjelljet dhe veprimet e tyre, vendosin normat të rëndësishme mbaarë shoqërore”. Elita gjithmonë ka. Elitat ekzistojnë dhe funksionojnë për të mirën e shtetit dhe për të mirën e qytetarëve të një vendi. Elitat janë aty për të plotësuar qdo vakum në një shoqëri. Pa elita dhe pa sistem elitarë nuk ka mundësi të funksionimit normal të një shteti, i cili mëton të jetë i zhvilluar dhe demokratik.

Shumë më rëndësi është puna elitare. Kemi elita ashtu të them pronësore, elita financiare dhe elitat politike. Edhe në shoqëritë shumë të varfëra një elitë e tillë ekziston, sepse në qdo shoqëri ka nje komandë udhëheqjeje, ku elita janë në mbrendinë ose në rrethin e tyre. Elitat e mirëfillta punojnë për shtetndërtim dhe mirëqenje .Në shumicën e rasteve elitat më qdo kusht i nxjerrin profitet në dobi të tyre, vetëm së në pyetje është së a më shumë ju paguhet nxjerrja e këtij profiti nga klasa e mesme, apo nga kategoria e varfër. Mvarësisht nga këto marrëdhënje, formohen edhe udhëheqjet ideologjike. Kur elita dëshiron të shfrytëzon të varfërit, ajo edhe më shumë e shumëfishon varfërinë duke i rritur kështu edhe përfitimet, Misionarët e saj i përdorin mirë slloganet nacionaliste.

E shfrytëzojnë mirë nacionalizmin dhe mirë veprojnë më retorikën mbi rrezikun nga armiku i mbrendshem dhe nga armikui jashtem. Këtë e bëjnë përmes institucioneve kulturore si vlera më eksluzive njerëzore dhe si vlerë edhe kombëtare. Kështu kan vepruar gjatë historisë dikatatorët e ndryshem të cilët këtë ndikim e kan futur mbrenda shumë institucioneve te dijës siq janë akademitë, krijuesit, gazetarët… Elitat tona politike janë më shumë elita ne kuptimin negativ të fjalës siq e thash në fillim të shkrimit, të cilat elita janë duke përfituar jo vetem nga klasa e mesme, por janë duke përfituar nga klasa e varfër të cilën e kan varfëruar skajshmërisht, më hajni të qdo ditëshme, me vepra kriminale, me vepra korruptive, me kontrabanda e më shumë punë tjera të paligjshme.

Ne vend të elitave të mirëfillta të cilat edhe i kërkon ky fillim shekull, Kosova u ballafaqua më invazionin e elitave bazhibuzuke deri në tradhëti kombëtare. Antivlerat kan dëpertuar apo më mirë më thënë janë instaluar nga “elita” për qëllime përfituese dhe që të ruhet pushteti. A ka gjë më të rrezikshme dhe tragjike së kur kemi kulturën, artin dhe sportin më shumë në duar të antivlerave, më të cilat matet edhe shkalla e zhvillimit të një vendi. Me elitat të cilët kan logjikën e shekullit të kaluar nuk kemi mundësi të avansimit të proseve demokratike dhe të gjitha proseceve tjera zhvillimore. Fatkëqësisht është eleminuar koncepti avangardistë demokratik, duke zënë vend koncepetet e retrograde autokratike. Edhe biznismenet e të kaluarës së afërt komuniste mirë kan notuar edhe më këto garnitura neokomuniste në pushtete për ta futur nën kontroll gjithë kapitalin e Kosovës.

I gjithë diskursi politik po bazohet në logjikën e forcës dhe të profitit. Kemi mbetur aty diku midis sistemit komunist dhe capitalist. Vrapimet maratonike pas profitit të kësaj elite politike, nuk po kan të ndaluar. Ndikimi politik i elitës ka bër që edhe Akedemia jonë të politizohet, dhe kjo sigurisht është pengesë që akademikët tanë thelbësisht nuk po merren as më shkencë as më kulturë. Dihet së akademitë janë alfa dhe omega e secilës shoqëri demokratike, janë avangardë e proseceve. Na kanë mbetur do pleqë, të cilët jo që nuk kan mundësi të bëjnë hulumtime te reja shkencore, të cilat do të kishin bërë jehonë në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare. Shumë pak po ju ndëgjohet zëri edhe për diqka të vogël. Rezultatet e kësaj elite bashkë me akademinë tanë janë humbëse. Në këtë drejtim këmi mbetur si në Kohën e Gurit.

Është duke na u rrënuar shumë qka para syve tanë nga elitat dhe nga heshtja e intelektualëve dhe akademikëve tanë. Jemi duke luftuar për gjera elementare, ne vend që të kemi krejt një shkallë tjetër zhvillimore. Nese dëshirojmë të gjejmë të vertetën në politikë, kjo e vertetë nuk ka mundësi të gjendet më këtë elitë politike, duhet kërkuar alternativa të reja. Problemet ekzistenciale më të cilët po përballet shumica e banorëve tanë, janë pasoja të kësaj elite me idelologji të mbrapshtë. Këto elita kan krijuar shërbëtorë besnike mbi të cilët edhe po e ndërtojnë lumturinë e tyre. Po e ndërtojnë lumturinë mbi fatin tonë të keq historikisht, që kemi pasur më keto elita politike të cilët veç kapitalit dhe profitit nuk shohin asgjë. Këta janë bërë tradhtarët më të mëdhenje të së vërtetës dhe të lirisë. Tash për tash njerëzit e mirëfilltë elitarë po ndjekën dhe po menjanohen nga rrjedhat shoqërore–politike…