Nga: Xhafer LECI
Për bisedat e mia me kryetarin e Gjilanit z. Lutfi Haziri dhe kryetarin e LVV, z. Albin Kurti, do flasë më poshtë.
Të gjithë ata që më njohin, e dinë se unë jam antikomunist. Më kanë thënë disa miq e shokë të mi, gjatë bisedave tona private dhe përmes mesazheve: “Nuk bën me ba koalicion me VV, sepse është parti enveriste-staliniste …” Përgjigja ime ishte : – Nuk ka më vend për frikë nga komunizmi në Evropë, ka ikur koha. Nëse ka pasur kuptim me ba koalicion me PDK-në, kur dihet se disa nga krerët e saj, janë urdhërdhënës të vrasjeve të njerëzve të pafajshëm, pse atëherë nuk bën me ba koalicion me VV?
Autori me Lutfi Hazirin
LVV nuk është aq e keqe dhe aq anarkiste dhe e papërgjegjshme, sa duan ta paraqesin kundërshtarët e saj. Ajo është e para që iu kundërvu Hashim Thaçit, kundër intrigave e dallavereve që bënte me Serbinë, fshehtas, duke mashtruar popullin e Kosovës se, gjoja, gjithçka është në rregull dhe Mitrovica po “bashkohet!” Në demonstimet e shumta, aktivistët e saj u përgjakën te Ura e Ibrit, u arrestuan dhe u burgosën. Po kaq aktiv ishin edhe kundër Bashkësisë të Komunave Serbe të Kosovës, (“Zajednicës”), atëherë kur të tjerët heshtnin dhe prisnin se çfarë po bëhet.
Edhe pengimi i ratifikimit të Marrëveshjes konspirative e tradhtare të Hashim Thaçit, për Demarkacionin, është meritë kryesore e Lëvizjes Vetëvendosje. Aktivistët e saj janë përballur dhe vazhdojnë të përballën me gjyqe e burgje, pikërisht, në mbrojtje të sovranitetit kombëtar të Kosovës. Njëri nga aktivistët luftarak, Astrit Dehari, është gjetur i vdekur në dhomën e tij, në burgun e Prizrenit. Pra, ky është gjaku i derdhur për mbrojtjen e Kosovës.
Ka vite që kam qenë i interesuar për gjetjen e një mundësie, për largimin e PDK-së nga pushteti, e cila i dëmtoi shumë interesat tona të përbashkëta kombëtare… Këtë e dëshmojnë edhe vrasjet politike, të disa udhëheqësve të LDK-së, dhe disa oficerëve të karrierës, komandantë të luftës, si dhe ushtarë e policë të FARK-ut, për të cilët opininoni i gjerë është i mirinformuar, se SHIK-u famkeq i eliminoi ata fizikish! Të gjithë ne, shqiptarët e ndershëm, e veçanërisht, familjet e tyre, ndjejmë dhimbje shpirtërore, për humbjen e aq shumë atdhetarëve të dëshmuar kombëtarisht!
Sivjet i erdhi rasti me bërë koalicion LDK-së me LVV, për largimin e PDK-së nga pushteti. Por, si duket kreut të LDK-së, prof. Isa Mustafës, i është zënë bishti me derë, dhe ai nuk e kishte guximin nga njerëzit e Shik-ut të PDK-së, për të bërë koalicion me VV. Udhëheqësit e lartë të LDK-së, u treguan të pavendosur për largimin e Isa Mustafës nga radhët e LDK-së, sepse ata e dinë shumë mirë, pse Isa Mustafa nuk guxon të ua prishë rehatin PDK-së?!
Edhepse nuk pretendoj të bëj politikë, t’ju shes mend Isës me shokë, si verprimtar i vjetër i çështjes tonë kombtare, që 5 (pesë) dekada, i kam dhënë vetës të drejtë të bisedoj me kryetarin e Komunës time, të Gjilanit, z. Lutfi Haziri, një ndër figurat më të rëndësishme në radhët e LDK-së, për ta biseduar mundësinë e një koalicioni LDK-VV.
Me datë 3.7.2017 caktuam një vizitë në zyren e kryetarit Lutfi Haziri. Përveç bisedave rreth ndërtimit të qyetetit të Gjilanit, biseduam edhe koalicionin e mundshmëm LDK-VV- Këtë bisedë e hapa unë, duke i thënë z. Lutfi, e di se nuk ka raporte të mira në mes LDK-së dhe VV, por këto mund të rregullohen, sepse VV nuk është e përgjakur me gjakun e shqiptarëve të pafajshëm, dhe nuk janë të korruptuar, me përjashtim të një personi, shumë të përfolur. Lutën e luta ta bisedojë këtë mundësi edhe me krerët tjerë të LDK-së.
Autori me udhëheqës të VV-së
Me datën 2.8.2017, në dasmën e dajës tim, Avdi Buca, e shftytëzova mundësinë të bisedoja për një koalicion të mundshëm LDK-VV. Pas një bisede të shkurtër pak me humor me Dardan Molliqaj… E fillova bisedën, edhe me z. Albin Kurti, i cili ishte i shoqëruar me disa udhëheqës të LVV, me mikun tim Sami Kurteshi, Ismajl Kurteshi dhe Dardan Molliqaj. Unë jam shumë i lirë dhe i qetë me biseduar, me të gjithë, ata që nuk i kanë duart e përlyera me gjak shqiptari të pafajshëm. Albinit i thashë:
– E di se ujku dhe dhia bashkë nuk shkojnë, e di se ju nuk e doni LDK-në, e as LDK-ja nuk ju don ju. Megjithatë, vëllazën jemi dhe për të mirën e vendit, për ta laguar më të keqen PRONTO-n, kësaj radhe e keni mundësinë. Mos ngulni këmbë, se kush do të jetë kryeministër, sepse as kush nuk është i përjetshëm. Kësaj radhe nuk kanë peshë postet, por e keqja më e madhe, largimi i Pronto-s nga pushteti.
Albini më dëgjonte mirë, duke më shikuar në sy, por nuk foli, nuk më dha përgjigje. Megjithatë, Albini pas pak ditësh, publikisht, i bëri thirrje LDK-së për bashkëpunim, pikërisht, iu drejtua Isa Mustafës!