Buzëmbrëmje buzë Detit…

0
3194

Nilidon Pepushaj

Ese

Momenti i shkrirjes së emocioneve, pasqyruar me angazhimin jo të sinqertë për të harruar, fshehur buzë deti në një gur të ftohtë, pas perëndimit të diellit, në shoqërinë e ujit të errët tundues që të shpërqëndron nga realiteti pertej dallgëve që përplasin me nervozizëm aftesinë njerëzore të dramacitetit, pret kurioz zgjidhjen e misterit tënd. Tingujt melodik të erës së lehtë burojnë nga vetmia e verbër. Retë ngjajnë si iluzione vizionare të egra pa shoqërinë e diellit, i cili ngjyros detin e hijshëm blu. Rëra joshëse mban prej shekujsh aty një gurë ëndërrimtar jo shumë të madh, që emocionalisht ngjall dëshirën për vetmi harmonike.

Varka të rralla shqyejnë qetësinë e ndjeshme, që rimëkëmbet shpejt pasi ato largohen për peshkim duke ndjekur ëndrrën. Ajri i fresket leviz ngadalë duke puthur zjarrtë qafën e gjetheve të pemëve ekstravagante që qëndrojnë lart. Absurditeti epik shpreh deshirë gjumi, qetësia mbizotëron, përfshirë edhe botën shpirtërore, por eleganca me të cilën uji të prek këmbët të thotë se ky çast ideal duhet shijuar. Çifte gaforresh jetojnë çastet e tyre erotike përballë bregut, pas të cilit ka ende gjurmë të lehta të diellit mbi siperfaqen magjepsëse të detit, rreze të bardha drite, provë e veshtirësisë për të thënë mirëupafshim.

Zoti ateist, i humbur pa ndergjegje ne sfondin e thellesise se vetedijes, kishte krijuar nje bote te thjeshte, ku pavdekshmeria e larmishme shfaqej ne gershetimin e krijimtarise me aftesine per te krijuar, ku imagjinohen edhe ngjyra te reja, qe mbeshtesin shpirtra qe kerkojne suport e mundesi per te qene zot i nje bote tjeter, materialin gjenetik te personazheve te se ciles mund ta perbeje arti dhe deshira utopike per fitore. Pamundësia për të mos e shijuar në maksimum, nuk shndërrohet në ngopje, por në pasqyrë reflektimi transparente, ashtu si deti pas perëndimit legjendar që përcjell ngrohtësi përmes një katastrofe të turbullt e rropatet të të orientojë në zgjidhjen e misterit tënd.