KUSH JANË MË TË ZGJUAR: ÇIFUTËT APO SHQIPTARËT SOT?

0
1136

IZRAELI vs. SHQIPËRIA

Izraeli një shtet i krijuar më 1948, ka rreth 20-22 mijë km. katrore tokë, ku një pjesë është edhe shkretëtirë, e mban 8.3 milion banorë. Izraeli ka republikë parlamentare dhe është shteti më modern e më i zhvilluar në Lindjen e Mesme. Ka pasë raste, ku edhe shkretëtirën e ka mbjellë me pemë frutore dhe u çon ujë për lagie. Kur kanë problemi çifutët në botë, Izraeli i merr në mbrojtje, dhe u thotë ejani në Izrael, ku i mban derisa të integrohen. Shërbimi sekret izraelit mbron edhe bizneset izraelite jashtë Izraelit, kudo nëpër botë!

Shqipëria me Kosovën kanë afër 40 mijë km. katrore territor më të mirë, më të bukur e më prodhimtar se Izraeli. Nuk munden me mbajtë me bukë as 4-5 milion shqiptarë, të cilët po ikin përditë, duke e braktisur vendin, ngaqë vendi po mbushet me xhamia turko-arabe, e jo me fabrika, vende pune apo prodhimi. Shqipëria me 1% të burimeve ujore mund ta mbajë furnizimin me ujë të popullsisë për 24 orë rresht, por keqmenaxhimi i tij, ka bërë që shumica e shqiptarëve të mos kenë ujë fare ose ta kenë ujin me kufizime. Shërbimi sekret shqiptar nuk merret me punët e tij për të mbrojtur interesat e këtij vendi, por shpesh përfshihet edhe në gjueti shtrigash e përndjek politikisht edhe veprimtarë politikë e shoqërorë shqiptarë, në vend që t’i mbrojë ata. As e vret mendjen a jetojnë a vdesin shqiptarët në botë…

Tani, kush janë më të zgjuar, izraelitët apo shqiptarët?!