Deri kur dënime raciste vetëm për shqiptarët në Maqedoni, Serbi dhe Kosovë?

0
1487
Valon Jashari

Valon Jashari *)

Vendimi i gjykatës në Shkup që dënoi 33 shqiptarë i njohur si grupi i Kumanovës me gjithsej 746 vite burgim dhe të shtatë personave me burgim të përjetshëm edhe njëher tregoj njëanshmërin dhe mendësin sllavo-maqedonase mbi diskriminimin vetëm të shqiptarve me vendime drakonike-raciste. Mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm është element themelor në funksionimin e shtetit demokratik. Shtylla kryesore në funksionimin normal të shteteve demokratike është barazia para ligjit dhe respektimi i lirive themelore të tij. Këtë e kanë dëshmuar shtetet euro – perëndimore (skandinave) ku respektimi i lirive dhe të drejtave të njeriut ka arritur në zenit dhe janë shtetet më të fuqishme ekonomike, sociale dhe demokratike.

Duke mos dashur të hym në detaje të këtij rasti pasi që edhe ashtu ka qenë shumë i mbyllur për publikunë si rastë gjatë gjykimit, por do të shpresojm se ky rastë duhet të i nënshtrohet një hetimi ndërkombëtar dhe të shfuqizuar ky vendim racist. Në shtetin e Maqedonis nuk është vetëm ky rastë që mori këtë denim drakonik por janë me dhjetra raste të njohura si ai: Sopotit, Mostra, Abdyl Jakupit, etj… raste ku vetëm shqiptarët marrin dënime kapitale. Pjesa esenciale e mosfunksionimit normal të ligjit apo për të thënë zbatimi i ligjit në mënyr të një anshme me vija të qarta politikeo-raciste vetëm atëher kur bëhet fjalë për shqiptarët në shtetin maqedonas është politika që është e kapur me gjyqësorin.

Duke mos dashur të shpresuar tek partit politike maqedonase për të vënë një sistem ku ligji është i barabart për të gjitha etnitetet që e përbëjn këtë shtetë pasi që ende nuk janë të liruar nga mendësia hegjemoniste e saj që ka në raportë me shqiptarët. Ky realitet i hidhur të lë për të kuptuar se partit politike shqiptare jo vetëm që nuk unifikohen në momente e duhura për qeverisje por dinë ti shërbejn palës maqedonase vetëm për të qenë në qeverisje si një pataric e kalbur dhe duke mbyllur sytë para shkeljeve elementare të ligjit kur është fjala për popullatën shqiptare.

Këto standarte të dyfishta janë po ashtu edhe në serbi kur është fjala për shqiptarët.
Gjykatat në shtetin serb në shqiptimin e dënimeve janë aqë raciste të një anshme në raport me shqiptarët saqë të krijohet përshtypja se po jetojm në shekullin shtatëmbëdhjet, atëhër kur liritë dhe të drejtat e njeriut ishin në konsolidim e sipër në kontinentin europian. Po ti referohemi të gjithave vendimeve gjyqësor të gjykatave në Serbi mund të vëresh që në shikim të parë këtë racizim e njëanshmëri të ligjit, vetëm atëher kur do të ndërlidhej ndonjë shqiptarë në këto raste gjyqësore. Politika e shtetit serb është aq e ndërlidhur në sistemin gjyqësor të saj, sa që këtë mund të e vëreni me rastin e ndërhyrjes direkte të qeveritarve serb dhënë në mënyr publike ndaj proceseve gjyqësore.

Mjafton të shikoni ndërhyrjet drikete të qeveritarve serb edhe atë jashtë juridiksionit të shtetit të tyre, kur ishte rasti i shqiptimit të dënimit qesharak, gjë që ishte minimal, të ish-liderin e Iniciativës serbe SDP, Oliver Ivanoviq. Shteti serb nuk hezitoi të deklarohet publikisht për raste të tilla, si gjatë procesit të gjykimit si dhe pas shqiptimit të dënimit, ku edhe dënimet e shqiptuara rezultuan minimale. Ish-komandanti i Xhandarmërisë së Serbisë, Bratislav Dikiq i cili së bashku me 19 shtetas të tjerë serbë që u arrestuan më 15 tetor nën dyshimin për planifikimin e sulmeve në institucionet shtetërore të Malit të Zi gjatë natës kur u mbajtën zgjedhjet, edhe në këtë rast në mënyr publike shteti serb u deklaur në mbrojtje të Dikiqit.

Çështja e gjyqësorit as në shtetin e Kosovës nuk është shumë për të dëshiruar për fatë të keq.
Shumë herë për fatin tonë të shqiptarve ku dallon me raste e lart cekur si në Maqedoni dhe Serbi, pasi që këtu është shteti ynë dhe kemi pasur edhe asistencë ndërkombëtare që pas përfundimit të luftës. Kjo politik e mos funksionalizimit të duhur të ligjit në shtetin e Kosovës edhe atë me vendime edhe raciste që nxjerrin gjykatat tona atë shpesh herë si me vendimet e ish-gjyqëtarve të UNMIK-t dhe Eulex-t mund të e vërejm që në shikim të parë. Po ti referohemi veprave të karakterit politik në Kosovë shihet shumë qartë një diferencë e madhe gjatë shqiptimit të dënimeve. Kur kanë qenë të përfshirë serbët për krime lufte apo terrorizëm apo huliganizëm, në territorin e Kosovës, shqiptimi i dënimeve ka qenë aqë minimal sa për të thënë edhe qesharak. Këtu jo vetëm me fajin e gjyqtareve vendor që nga koha e bartjes së kompetencave por të atyreve ndërkombëtar të fraksioneve të caktuar që vepronin në këto misione ndërkombëtare.

Politikant janë aqë shumë të involvuar në sistemin gjyqësor sa që kur janë vetë objekt i akuzës, ata dalin me dënime minimale shpesh herë edhe të pafajshëm, këtu mund të i’u referohemi me dhjetra raste. Edhe pse sistemi gjyqësor në Kosovë nga e kaluara e sistemit Jugosllav i barti edhe ish-gjyqëtarët kriminel që ishin të involvuar në krimet e sistemit kundër popullatës shqiptare.
Këta gjyqëtar duhet së pari nënshtruar ligjit të Lustracionit, dhe pastaj për të mundur për të ndar drejtësi, pasi që ndarja e drejtësi nga një përson me të kalur kriminale është një krimë i dyfisht dhe vetëm drejtësi nuk mund të quhet.

Valon Jashari:
*Historian, ish-veteran i UÇPMB-së, ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ish i burgosur në grupin e Dobrosinit, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare.