Agjenda politike e krimit të organizuar

0
1087

Nga Fran Kamshi

Asnjëherë përgjatë këtyre njëzet e shtatë viteve tranzicioni të vështirë drejt një demokracie funksionale,që duket si një mision i pamundur, presioni i botës së krimit, me të gjithë aksesorët e tij, nuk ka qenë më i pranishëm dhe më këmbëngulës se sot, kur duket se të gjitha përpjekjet e tij për të nënshtruar kurajën qytetare të lirisë dhe progresit nuk po shkojnë kot, por kanë prapavijë dhe mbështetje politike.

Nuk është dhe aq shqetësim fakti se bota e krimit dhe veçmas krimi i organizuar po ushtron një presion gjithnjë e në rritje ndaj ligjit dhe shtetit të së drejtës, por shqetësim i ngutshëm, alarm dhe këmbanë alarmi është fakti tjetër se krimi në Shqipëri po tenton të pajiset me agjendë politike, pra nuk i mjafton vetëm përdorimi i pjesës së politikanëve të korruptuar për qëllimet e veta, por po tenton të bëhet pjesë e politikës, të ulet në tavën e madhe të pushteteve që burojnë prej saj dhe të ketë aty mundësisht pjesën e luanit.

Politika gjithmonë ka pasur dhe ka nevojë për krimin e organizuar dhe mafien, por edhe krimit të organizuar i interesojnë kontaktet politike dhe kohët e fundit po kujdeset që të ndërtoj ura bashkimi me politikën, të bëhet pjesë e saj. Grupet kriminale kanë dy nevoja të rëndësishme dhe jetike të cilat mund të përmbushen nga politika. E para: Krimi i organizuar dhe mafia gjithmonë do të kenë probleme me agjencitë ligjzbatuese si policia, gjykatat, megjithatë këto agjenci nuk do të jenë aspak problem për ato nëse këto punë do të zgjidhen politikisht.

Ne jemi dëshmitarë të një realiteti që vetëm para dy tre vitesh quhej nga mazhoranca aktuale një fantazi opozitare, por që rezultoi se nuk ishte fantazi, por një realitet klithës. Kemi një parlament ku për funskionimin e tij u desh të nxirrej dhe të funksiononte ligji i dekriminalizmit, në sitën e të cilit kanë rënë deputetë me rekorde të rënda kriminale, deputetë vrasës, trafikantë, njerëz me të kaluar të errët kriminale, që ende, siç dëshmohet nga organet ligjzbatuese, janë të pranishëm në tempullin e legjislativit dhe beteja për pastrimin e këtij tempulli vazhdon. Kemi disa kryetarë bashkishë dhe funksionarësh të lartë të pushtetit lokal e qendror që janë zënë në kundërkushtim me ligjin e dekriminlaizmit dhe janë “pastruar” nga administrate, duke iu nështruar proceseve gjyqësore etj.

Pra grupet kriminale, bandat e amatosura, kontigjenti i botës së krimit dhe veçmas i krimit të organizuar, nuk po resht për asnjë çast së tentuari, jo vetëm për të pasur sa më shumë elementë brenda pushteteve dhe administratës së lartë që ta mbrojë në aventurën e vet, por për tu bërë vetë pjesë e politikës, për tu pajisur me agjendë të mirëfilltë politike.

Krimit të organizuar dhe mafies i nevojiten kontakte me politikanë, të cilët janë në pozicione nga ku mund të diktojnë dhe influencojnë në polici dhe në sistemin e drejtësisë, por akoma më shumë i intereson që të ketë brenda politikës, në të katër pushtetet, njerëzit e vet, kontigjentin më të rafinuar të krimit dhe mafies.

Një nevojë tjetër e ngutshme e krimit për politikën është ajo për gllabërimin e punëve publike, tenderave publikë. Krimi i organizuar ka nevoj për politikën e cila mund të influencoj nëpërmjet pushtetit tek zyrtarët lokal ose qëndror të cilët janë përgjegjës për ndarjen e tyre. Politika ka nevojë për krimin që ta përdorë për punët e saj të pisëta, për të kërcënuar, shantazhuar, blerë e shitur vota, etj.

Kanabizimi i vendit përgjatë një agjende tejet kriminale e të mirëllogaritur, nuk mund të ndodhte pa ujdinë e politikës mazhoritare dhe pushtetit që buron prej saj me kontigjentet e mbjelljes, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, pajisjen e krimit me një agjentë të dukshme politike.

Skandali “Tahiri”, sipari i të cilit u çel, falë përgjimet e antimafies italiane ndaj trafikantëve shqiptarë të familjes mafioze Habilaj, evidentoi krizën e thellë të politikës shqiptare dhe nxorri zbuluar e në dritë të diellit rrethimin bipartiak të reformës së pretenduar në drejtësi. Njëra palë, e djathta u bë gjykatëse e një çështje ende të pabardhur plotëisht e që vetëm pushteti gjyqësor mund t’ia verë pikat mbi “i”:, pala tjetër, mazhoranca socialiste u bë avokate e Tahirit, duke dëshmuar se sa paradoksale tingëllon përbetimi i Ramës dhe i të tijëve për vetingun dhe reformën në drejtësi.

Elita e korruptuar politike, nën flamurin e ç’ngjyrosur të bipartitizmit, spërkatur me nuance opozitarizmi të LSi-së, po vazhdon me një ritëm të shfrenuar garën e mashtrimeve, manipulimeve, llangosjeve e baltosjeve, stivosjeve e lustrimit të fitorjeve, ndërkohë që shqiptarët po ecin dy hapa para e tre hapa prapa në rrugën e një demokracie tranzitive problemore.

Nuk ka veç tre muaj që kanë mbaruar zgjadhet parlamnetare dhe sërish çfarë nuk po na dëgjojnë veshët. Përgjime, përgojime, skandale, oferta korruptive, ministra të përfolur e të akuzuar, ministra të kapur nga mafia dhe krimi i organizuar, një kryeministër që ditë e natë shet dëngla morali dhe na ofron “dijet” e tij për gjithçka, që nga shtypi dhe mediat e lira deri tek “supermacia” e konçensioneve etj.

Çështja “Tahiri” i vuri vulë faktit kokëfortë se kjo politikë bipartiake, e lodhur nga një elitë e vëtëshpallur dhe që e mban me dhunë e shantazh pozicionin e vet të ngrirë në krye të partive kryesore politike, keqpërdorimi i pushteteve, nga korrupsioni, hajdutëria, cinizmidhe dhe ligësia, nuk mund të bëj as veting dhe as reform në drejtësi.

Dy partitë kryesore PS dhe PD janë gijotina e vetngut dhe e reformës së pretenduar në drejtësi dhe këtë e tregoi edhe një herë mënyra se si iu turrën këto dy forca politike drejtësisë, duke i bërë presion dhe shantazhuar për ta mbajtur atë nën kontroll.
Sot as vetë lidershipi i mazhorancës, që deri dje ishte fanatike dhe këmbëngulte si mushka se nuk ka një agjendë politike të krimit të organizuar, e pranon një fajkt të tillë, duke u përbetuar se po bën luftën e radhës kundër këtij krimi për “Shqipërinë që duam”!

Me “gërshërët e ligjit” në dorë, me shpata e heshta të mprehura dhe me “duar të pastra”, pas mbulimit e fshehjes së pisllëkut të tyre, po shfaqen emisarët e majtë e të djathtë fshatrave e qyteteve kudo, ata që ia kanë ndjerë lezetin pushtetit, për gjoja luftën me “tolerancë zero” kundër baronëve që grabisin djersën dhe gjakun e shqiptarëve… dhe realisht, asgjë për hajër. Asgjë për mbrapshtinë e këtij sistemi të montuar kaq djallëzisht, asgjë për rrënjët që gjenerojnë papushim, ekzema e depresion masiv.

Sot i ka takuar mazhorancës së majtë të ketë faturën e këtij “delikti” në dorë, por nuk është se e djathta është e pastër në këtë histori dhe po lufton me idealizëm për ta shkëputur veten nga çdo nevojë dhe ndikim të botës së krimit të organizuar. Absolutisht jo. E gjitha ka ndodhur me ritëm frenetic gjatë këtyre njëzet e shtatë viteve dhe tani gjithçka ka kulmuar dukshëm dhe në mënyrën më të trishtë të mundshme.

Pra as opizta nuk është “e virgjër”, pasi po ta donte thellësisht këtë, pra pastërtinë nga kutërbimi i bandave, së pari duhet të propzonte dhe të iniconte një sistem zgjedhor krejt ndryshe, ku gjithçka të ishte e kontroluar si në pasqyrë dhe të mos ekzistonte më as trafiku e shitblerhja e votove, as financimet e dyshimta të partive politike, as kontrolli politik i mjediseve dhe qendrave zgjedhore, port ë ishin specialistët jashtëpartiakë (të pavaruar) që të kontrollonin gjithçka e të mbanin përgjegjësiligjore për gjithçka!