NJË E VËRTETË QË PO NA DHEMB… PO CILA ËSHTË RRUGA PRA?

0
1889
Shkoder - kishë e xhami

KATOLIKËT SHQIPTARË U SAKRIFIKUAN MË SHUMË GJATË KOMUNIZMIT, PASI ATA NUK LEJOJNË ME UA NDALË KUSH BESIMIN E TYRE, AS KOMUNIZMIN…

Arben Çokaj

Por Enveri bëri në fakt një të mirë të madhe, që hoqi fenë, se bashkë me të hoqi edhe islamin, për pjesën më të madhe të popullsisë shqiptare. Tani ec e hiqe më!

Nëse ne kemi liri fetare, kemi edhe islam, që për mendimin tim e të shumë të tjerëve, është një ideologji më e keqe se vetë komunizmi, kur kemi të bëjmë sidomos me islamin politik, që duket edhe se është i pashgmangshëm si ngucje për muslimanët, sado paqësorë të duken ata, ndjenja e tyre për dominim nuk hiqet lehtë, nëse nuk hiqet fare.

Kështu që me demokracinë, e gëzofshim edhe islamin e piskamat arabe me altoparlante… Pasi feja e lirë nënkuptoin edhe të drejtën e ushtrimit të islamit, e muslimanët po i le, të bëjnë si deri tani, potere, nuk ndalen, kanë furi, vlug të madh, se shqetësimin e kanë të madh, e Kur’ani nuk u jep zgjidhje problemeve që ato kan, prandaj edhe janë të përgatitur për më shumë, se ziejnë përbrenda përditë, nëse u krijohen mundësitë… Dikush i nguc edhe me para, e me hosten…

Tashmë është bërë e qartë (për kush ka mend në kokë) se islami na ka lënë dhe na lë si popullin më të prapambetur e më të përçarë në Ballkan, e këtë e kemi parë edhe në dreklaratat e disa klerikëve muslimanë dhe më gjerë në vitet e fundit, sulmet e tyre ndaj figurave tona kombëtare jo-muslimane, dhe sulmet e tyre ndaj historisë sonë. Duke adhuruar edhe pushtuesit dhe pashallarët e sulltanët turq, paralelisht me injorimin e figurave tona, që i tmerruan edhe padronët e këtyre turqelive.

Shkon puna deri aty, sa ka hyrë tashmë si psikologji sociale, sidomos te shqiptarët e Maqedonisë, të cilët kanë një identitet fetar më të fuqishëm se atë kombëtar (e kjo kuptohet deri diku edhe për vetë rethanat e gjendjen e tyre), dhe në Luginë e Kosovë, ku nëse u kritikon turkun apo fenë e ardhur nga pushtimi turk, mbaron arsyeja e logjika, ata përfundojnë me akuzat, se je serb e grek, etj. Pra, sipas tyre nuk ka më shqiptarë në Ballkan – jemi të gjithë produkt i feve hebraike-arabe, e turku na ndau qëllimisht, që ne të mos bashkohemi kurrë!

Për rrjedhojë, me këtë psikologji turqelike, ne shtet shqiptar, modern e të zhvilluar nuk mund të bëjmë kurrë. Kush ka sy me pa e veshë me dëgjua, e ka parë në 27 vjet demokraci në Shqipëri, se rrugën për në Evropë ne e kemi marrë si i marri edhe një herë për në Azi… siç thoshte poeti ynë e i madh rilindas:

U ngrit fat i Shqipërisë,
Si i vdekuri nga varri,
Mori rrugën e Azisë,
edhe iku si i marri…

Nuk ka simbolikë më të bukur se kjo strofë e Nsaim Frashërit, te poema e tij për Skënderbeun, për të treguar fatin e vërtetë, të trishtë të shqiptarëve…

Kështu po rendim edhe sot, në pavetëdijen tonë të instrumentalizuar nga feja. Jemi nisur për në Evropë, por një sërë faktorësh psiko-socialë e politikë, mentaliteti turqeliko-islamik, politikanët tanë të korruptruar e pa karakter, njerëz që shiten lirë e shesin interesat tona të mëdha, etj. etj. ne e kemi humbur edhe një herë rrugën në oborr, e po biem në entropinë1) orientale. Asnjëra fe nuk heq dorë nga të drejtat e veta absolute, as muslimanët e as të krishterët dhe duket se për budallën feja ka kuptiom maksimal/absolut, ndërsa kombi kuptim relativ. Kurse në Evropë, sapo larguan fenë nga pushteti, krijuan kombet nacionale dhe u zhvilluan. Por, a do mundemi ne kështu?!

Prandaj jemi të rrezikuar si shqiptarë se nuk jemi një popull me një ndjenjë të brendëshme të përbashkët që të krijojmë një shtet unik, të fortë, modern dhe të zhvilluar. Ne nisemi për në Evropë, e na kapin për veshësh dhe na çojnë drejt turkut e arabit, e na propagandojnë me pafyrtyrësinë më të madhe të mirat e nënshtrimit dhe skllavërimit tonë ndaj një ideolofgjie apo kulture primitive, që na ka rrënuar si komb.

Edhe aktet teroriste të leshave të shëmtuar të harapit, këta besimtarë shqiptarë të All’ahut i shohin me cinizëm, ose me kënaqësi, ose janë sy-verbuar dhe nuk u bën përshtypje fare. Nuk e kanë problem aspak se dëmtojnë veten dhe ne me këtë fiksim të tyre te neurozat obsesionale arabe-beduine, të imponuar nga pushtimi i gjatë turk.

Po sikur turku të mos vinte këtej, si do ia bënin këta shqiptarë të shembur? Po sikur katolikët të hiqnin dorë nga besimi i tyre, a do të kishim mundësi t’i detyronim edhe muslimanët të hiqnin dorë? Cila është zgjidhja? Duket e pamundur kjo si sipërmarrje…

Meqë kjo situatë është e ndërlikuar, se realisht demokracia është e bazuar mbi numra, mbi votat e popullsisë dhe shumica zgjedh, shihet qartë edhe se kë ka zgjedhur shumica e shqiptarëve në 27 vjet: mashtrues, rrenaxhinj, hajna, pushta, bythëshitur, lidera që nuk janë të interesuar si duhet për të zgjidhur hallet e këtij vendi e populli, por janë të interesuar kryesisht që të mbushin xhjepat e tyre. E këta janëedhe heronjtëe këtij vendi, të shoqëruar nga kronikat e zexa të krimeve tåë përditshme, hajnive, trafikut të drogës e më gjerë. Ku po shkon ky popull kështu?

Prandaj edhe me fenë, duhet ndjekur një politikë e tillë, si në Evropë, ku shteti është primar dhe feja dytësore, si mundësi, si opsion, e jo si ideologi dominante e determinuese në shoqëri. Ne jemi më të zgjuar se kaq! Feja e lirë, por si në Evropë:

1. Ritet fetare, grumbullimet e zhurmat vetëm brenda objekteve fetare. Objekte fetare janë ndërtuar për luks, nuk ka investim më të bollshëm në Shqipëri se kishat e xhamitë, sa të dojë kokrra e qejfit, deri në teprim.

2. Pagesat e fesë vetëm nga besimtarët, jo nga taksat e popullit dhe jo nga fondet qeveritare, dhe as nga para të dyshimta të ardhura nga jashtë. Klerikët fetarë duhet t’i shërbejnë popullit, ku e aplikojnë fenë dhe të mos e cënojnë zhvillimin tonë kombëtar, apo interesat tona kombëtare.

Nëse duam të shpëtojmë e të zhvillohemi, duhet orientiom racional i shoqërisë sonë, shkollim e dije, punë e zhvillim, e jo llapaqenë e sharje të paargumentuara, që është bërë tashmë e modës jnë përpjekjen e gjithësecilit për të kapur diçka, një post, para, vëmendje, Likes në FB, etj. dhe që e kanë nxjerrë doret këtë shoqëri. Ne po ia bëjmë vetes, a kemi tru të mendojmë, apo po notojmë në pavetëdije dhe nuk po dimë të mendojmë dhe të marrim rrugën e duhur?

Bullgaria e Rumania hynë në BE, se nuk kishin islamin si ne. Edhe ato kishin komunizmin, diktaturën, Perestrojkën e Katovicën, por hynë në BE. Kështu që besimtarët fetarë të të dyja palëve kur sot shajnë “bijtë e etërve” se po na pengojnë me hy në BE, nuk e kanë krejt saktë. Ne po na pengon mentaliteti turqeliko-islamik, që nuk na lë të bëjmë shtet me standarde. Se pëllet gomari arab përditë, duke thyer ligjet e shtetit, këtë nuk e pranon shoqëria evropiane, e shumë e shumë gjëra të tjera, që janë thënë e stërthënë.

Prandaj nëse nuk sillemi si evropianë në tërësinë tonë, do e kemi të vështirë, për të mos thënë të pamundur të integrohemi! Se jemi të paragjykuar dhe nga ana tjetër shesim edhe pordhë! Nuk arrijmë të jemi të përulur e taktikë sa duhet në plotësimin e standardeve që kërkohen, por i nënvleftësojmë ato, e më pas nuk pranojmë as fajin tonë, për mos kryerjen e detyrave të shtëpisë në rregull. Këtu sikur kultivohet budallallëku, nuk nxjerr kjo shoqëri njerëz të ditur, që të dinë të merren vesh edhe me Evropën, por kakareça, që mendjen e kanë te dukja, e jo te qëllimi…

Vetëm ndërgjegjësimi i kësaj shoqërie mundet të sjellë, që ne si shqiptarë të shohim interesat tona më të mira, e jo të ish-pushtuesve tanë, që me ideologji sofiste, po na tërjheqin për hunde edhe sot dhe po na e tresin edhe një herë qokun, duke na e penguar zhvillimin tonë normal e të natyrshëm drejt Evropës, me modelin e një shteti evropian. Po u morën shumë si deri tani me fe e me islamin, ne mund të ndërtrojmë një shtet musliman, por jo demokratik e evropian. Prandaj duhet t’i mendojmë më mirë këto punë.

Të lëshojmë pak nga vetja, për një të mirë të përbashkët, e të mos shohim si turqelitë vetëm interesin tonë personal, por edhe interesin e fqinjit… A thua do mundemi vallë? Si vështirë duket, se kemi një budallaki legjendare, që ka dalë sheshit, e nuk po mund të mblidhemi për me i thirrë arsyes e logjikës…

1. Entropia në Termodinamikë tregon gjendjen minimale të energjisë së një dukurie natyrore…