“Mea culpa” e pedagogëve të “Luigj Gurakuqit”: I kemi dhunuar studentët, aq sa sot…

0
1077

30 tetor 2017

Nuk kishte ndodhur pothuajse ne rrugetimin 60 vjeçar te tij, qe universiteti “Luigj Gurakuqi” te perjetonte dite me te veshtira sesa keto te 2017-es. Numri i studenteve ka njohur nje ulje te ndjeshme, duke e braktisur qendren me te madhe universitare ne veri te vendit. Por problemi eshte edhe me i rende, pasi mesohet se situata paraqitet edhe me problematike sa i perket degeve te studimit ne fazen e dyte, apo te njohura ndryshe “masterat”. Pedagoget po ju bejne thirrje studenteve te vijojne ndjekjen e studimeve te ciklit te dyte prane ketyre fakulteteve, e madje duke mos kursyer ftesen edhe brenda perbrenda stafit pedagogjik, per ata qe ende se kane kryer kete detyrim.

Denoncimin e ben vete nje prej pedagogeve te ketij universiteti ndersa shkruan:

“Nuk e kam pare te lengoj me shume se sivjet universitetin tim, shtepine e dyte timen per shkak te viteve qe punoj ne te. Studentet po na braktisin, e nuk jemi me mes te preferuarve sic ndodhte nder vite, ku pas Tiranes ishim ne. E di mire qe fajin s’na e kane te tjeret, e kemi mes nesh. Nuk kemi ditur te sillemi me studentet, i kemi keqtrajtuar kur duhej te ndodhte e kunderta. Ne fakt nuk dua te me keqkuptojne, askush madje, as koleget e mi. Nuk i kemi dhunuar fizikisht, por i kemi sorollatur per noten, u kemi marre para. Po e them ne shumes edhe pse ka shume prej nesh qe bejne perjashtim, por jemi te gjithe bashkefajtor sepse kemi heshtur e nuk kemi kerkuar zgjidhje. Sot perballemi me auditore gjysem te boshatisura, e rrezikojme te mbesim pa ore, me keq se shkollat 9 vjeçare apo te mesme.

Ne master kemi perfunduar me numra minimal studentesh, sa nganjehere pyes nese duhet apo jo te mbahen hapur si dege. Te kthehemi sa nuk jemi vone eshte kjo thirrja qe u bej kolegeve e drejtuesve te universitetit, pasi neser mund te jete vone. Miqesisht nga nje pedagoge qe per universitetin kam dhene shume, edhe kam marre shume, por qe e dua sepse eshte i imi. 60 vjetori te na beje te vetedijshem per vlerat qe ka e te kthehemi ne rrugen e duhur qe te rinjte te shohin shpresen ne dyert tona” perfundon mesazhin e saj pedagogia shkodrane.

Master professional ne Informatike me profil minor ne Matematike jane 10 studente fitues.
Master te Shkencave ne Turizem te Qendrueshem 11 studente
Master i shkencave Kontabilitet 20 studente
Ne mesuesi per arsimin fillor 54 studente
Master i Shkencave në Psikologji Organizacionale 11 studente
Master i Shkencave në Psikologji Klinike 17 studente
Master Profesional në mësuesi për lëndën Edukim Fizik e Sporte 60 studente nga 85 pranime
Master Profesional Histori-Gjeografi 25 studente
Master Profesional Gjuhë shqipe –Letërsi 30 studente
Master profesional ne gjuhe italiane italiane 11 studente
Master profesional ne mesuesi te gjuhes angleze 37 studente
Master profesional administrim – biznes 42 studente
Master profesional finance – banke 32 studente
Master profesional TKMT 21 studente
Master shkencave administrim biznes 15 studente
Master shkencave finance 20 studente
Master shkencave kontabilitet 20 studente.

/ShkodraNews