”ÇMIM SPECIAL PËR KRIJUESIN E MËRGATËS 2017” z. HYSEN IBRAHIMI

0
1307

KRYESIA E ASOCIACIONIT TË LETRARËVE DHE ARTISTËVE ART CLUB ”RIFAT KUKAJ” – DRENAS

Asociacioni i Letrarëve dhe Artistëve Art Club ”Rifat Kukaj”-Drenas, Çmimin special për krijuesin e mërgatës 2017, kësaj radhe iu nda Hysen Ibrahimit, Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi dhe Nënkryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë.

Izet Abdyli, Kryetar: Kryesia e Asociacionit Art Klub ”Rifat Kukaj”, Drenas, ndan ”ÇMIMIN SPECIAL PËR KRIJUESIN E MËRGATËS 2017”, për kryetarin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, një veprimtar i hershëm i çëshjtjes kombëtare, ai është z. Hysen Ibrahimi.

SHËNIME BIOGRAFIKE

Hysen Ibrahimi u lind më 4 janar 1962 në lagjen Shpat (ish Shupkovc), komuna e Mitrovicës – Kosovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse shkollën e mesme ekonomike e mbaroi në Mitrovicë.

Ishte anëtar i Grupit Organizativ të demostratave të 3 dhe 4 prillit 1981 në Mitrovicë me në krye Xhelal Ferizin. Emigroi në Suedi më 12 prill 1988 ku kreu shkollimin e informatikës dhe të politikës ndërkombëtare.

Është angazhuar në politikë që nga ditët e para të ardhjes së tij në Skandinavi, ku është dalluar për një dekadë në Fondin e Republikës së Kosovës i ashtuquajturi “Trepërqindëshi” si dhe në ektivitete të tjera për sensibilizimin dhe informimin e opinionit sudez rreth çështjes së Kosovës. Me profesion është politolog.

Kryetar i LDK-së dega në Suedi 2001-2007 dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së në Kosovë 2004-2007.
Kryetar i LDD-së dega në Suedi që nga viti 2007-2013 dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të LDD-së në Kosovë nga vitit 2007-2013.
Anëtar i Kryesisë së LDK-së Dega në Suedi, 2014, 2015 dhe ende është në këtë post.

Më 10 nëntor 2000, në Förslöv, ka promovuar librin e tij të titulluar “Solidariteti i Mërgatës Shqiptare në Suedi”.

Më 24 dhe 25 korrik 2006, mori pjesë në Sesionin e V-të shkencor ”E DJATHTA SHQIPTARE NË MBROJTJE TË SHQIPËRISË ETNIKE” – 5, me temën: ”Ilaz Rrustem Kolla – trim i kauzës shqiptare, luftëtar antikomunist”, që u mbajtë në Orosh dhe Rrëshen të Mirëditës në Shqipëri.
Më 17 korrik 2009, promovoi librin e tij të dytë në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë me titull: ”Kosova në zemrën e mërgatës në Suedi”.

Më 15 shtator 2011, promovoi librin e tij të tretë në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë me titull: “Mërgata për Arsimin në Vendlindje”.

Më 4 janar 2016, promovoi librin e tij të katërt në Qendrën Kulturore “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, me titull: “VEPRA 1, (Vlerësime, opinione, intervista, recensione).

Më 26 nëntor 2011, në Förslöv të Suedisë zgjedhet kryetar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë „Papa Klementi XI – Albani“ për Suedi.

Anëtar i disa grupeve të punës në punime shkencore, në vitet: 2012,2013, 2014, 2015, 2016 e 2017 në pesë Sesione shkencore, për librin “Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare” në Suedi 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7 e 8 për pavarësinë e Republikës së Kosovës, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë „Papa Klementi XI – Albani“, Suedi, mbajtur në Ängelholm, Landskrona, Uddevalla, Falkenberg dhe Lund të Suedisë.

Anëtar i Këshillit botues të revistës “Dituria” e Përmuajshme Kulturore Informative, botim i Qendrës Kulturore Shqipare “Migjeni” në Borås-Suedi.

Redaktor dhe recensues i disa librave të autorëve shqiptarë, të botuara gjatë viteve të fundit.
Më 23 nëntor 2013, në Koblenz të Gjermanisë, zgjedhet Nënkryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë për Mërgatë (LKSHM).
Në Laç, më 8 mars 2015, Shoqata Kombëtare e Miqësisë & Bashkëpunimit Shqipëri-Itali, e shpall Anëtar Nderi të Shoqatës Kombëtare të Miqësisë & Bashkëpunimit Shqipëri-Itali.

Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës, më 1 gusht 2015, e shpall Anëtar Nderi të Shoqatës së Shkrimtarëve të Pejës dhe i ndan Mirënjohje.
Më 6 nëntor 2015, në Lund të Suedisë rizgjedhet kryetar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë „Papa Klementi XI – Albani“, Suedi.

Deri më tani ka botuar shumë artikuj, punime, studime, recensione, opinione me karakter politik, kulturor dhe arsimor, të cilat janë botuar kohë pas kohe nëpër gazeta shqiptare si në Kosovë, Shqipëri dhe Suedi.
Libri “VEPRA 2”, ARSIMI SHQIP NË SUEDI, është i pesti me radhë.

Libri “DHOMA 334” (bashkautor me Znj. Saranda Iseni) është i gjashti me radhë.
Ka në dorëshkrim disa vepra të tij.
Për tërë këtë aktivitet shumë herë është shpërblyer dhe i janë ndarë mbi 30 mirënjohje e falënderime të shumta në nivel kombëtar dhe atë të Suedisë.

Mendojm se “ÇMIMIN SPECIAL PËR KRIJUESIN E MËRGATËS 2017”, që ndan Kryesia e Art Klub ”Rifat Kukaj”, Drenas, e arsyeton ky kontribut për të ndarë këtë Çmim. Prandaj, ftojmë Prof. dr. Jusuf Osmani që të ia ndan, z. Hysen Ibrahimi, çmimin në fjalë.