Nostalgji për socializmin – satirë

0
855

Ramiz Gjini

satirë

Eh, çfare begatie kemi pas ne socializem! Lere, lere…
Me mbushen syte me lot kur e kujtoj… Aq shume me ka marre malli per ate kohe, sa. Katundin tone, Kastriotin, e pat mbytur bolleku. Se, qe ta dini ju, edhe bolleku te mbyt, te merr frymen kur te mbulon…

Kishim stalle lopesh, stalle delesh si dhe stalle pulash, pore qumeshtin, mishin, leshin, vezet e te gjitha, i dorezonim ne shtet. Ne qeme te pasur e te lumtur, sepse tek e fundit, stallat ishin prone e jona dhe ne krenoheshim gjithçka kishim e nuk kishim….

Po mollet?! Ah! mollet e Kastriotit; edhe ne enderr me shfaqen. Aq shume molle ka pas ne Kastriot, sa nuk i transportonin dot maunet, ndaj dhe kalbeshin. I kapte bora ne parcela, por ne i mbulonim me kashte, qe te rrinin ngrohte se na dhimbseshin. Dhe linin aty nje roje si pune katili, qe po t’i afroheshe te gjuante me gure e ndaheshe nanas me te.

Ku shkonin ato maune te ngarkuara me molle Kastrioti?!
Ca eksportoheshin jashte, ca drejt e te Blloku ku jetonin, hanin e dhjesnin shoket e byrose politike. Por edhe ne hanim, qe c’ke me te, pse jo…

Mbaj mend, qe ne dyqanin tone shiteshin thela molle. Thela, te medha, mesatare dhe te vogla; pra, diçka si hazerllup, qe populli i Kastriotit te mos lodhej duke i prere me thike.

Kjo ndodhte, sidomos, nje dite para festes se vitit te ri. U hiqnin kalbesinen dhe ia shisnin popullit te Kastriotit me 6 leke kilogramin.

Dhe… O zot, kur e kujtoj! çfare rregulli ka pase!
Kur vjeleset e molleve linin punen, brigadjeri u kontrollonte torbat e bukes se mos kishin fshehur aty ndonje kokerr molle. Dhe ashtu duhej, perderisa ato gra, qene llupese te medhaja, nuk ngopeshin kurre edhe pse kishte plot. Pastaj, perse te vidhnin derisa paguheshin shume mire?

Me pagen e nje dite, punetoret e fermes mund te blinin, jo shaka, por dy buke gruri; njeren per vehte, tjetren per komshiun kooperativist.

Ky komshiu kooperativist, kur realizonte normen me kazem e lopate, e kishte pagen tridhjete leke te vjetra ne dite. Sepse edhe puna, asokohe ka qene bio. Behej vetem me kazem e lopate, nuk ka qene e manipuluar me teknologji.

Ju ndoshta keni harruar, por nje buke misri kushtonte vetem tridhjete leke. Dhe, merreni me mend: ato tridhjete leke, fshatari nuk i merrte per nje muaji si ne vendet kapitaliste, por i merrte vetem per nje dite. Dhe t’i merrje kaq leke vetem ne nje dite, nuk ishte pak, apo jo?

Aq e shijshme ishte at’here buka e grurit, sa katundari yne e shtynte buken e misrit me buke gruri. Por ne, si ne…! Ndonese mes bollekut, prap nuk na rrinte bytha rehat, sepse vidhnim, vidhnim sa i luanim fene, te gjithe pa perjashtim.

Nuk vidhnim per te vene kapital, ej… Vidhnim, thjeshte se na hahej… Çudi, si na hahej kaq shume asokohe, xhanem?! Dhe kjo vjedhje, ishte si te vjedhesh per sport, per hiçgje, vetem sa per t’u turperuar.

Edhe pse e dinim, qe te vjedhesh nuk ishte nje gje e mire, ne prap vidhnim… Nuk di pse e benim…

Kur na kapnin, na gjobisnin, na vendosnin fleterrufe si dhe na diskretitonin si hajdute para popullit tone kryehajdut.

Kurse kuadrot… Ata shkriheshin me popullin, shkriheshin dhe ngrinin prape. Shumica kishin pak bark si shenje dallimi. Ata i kishin grate antare partie, qe gjithmone ishin shume dakort me parafolësin.

Parafolësi ne Kastriot, ka qene sekretari i partise, shoku Rushit. Edhe sot i kemi parafolësit si atëhere, por sot, te pakten u a futim ndonje te share aq drejtepersedrejti sa i bejme te shkrihen gazit.

Tani, kur e kujtojme ate kohe, na kap nostalgjia, nje nostalgji per heroizmin tone, per ngadhnjimin; per punen me vrull revolucionar e jetesen roje te grumbulli i misrit ne are.
“Pa, pa, pa…”, ia bej une nganjehere me vehten time kur me kap nostalgjia”, sa i bukur pat qene ai xhumleku i sfungjerit, qe ia mora kusheririt tim uha, qe te shkoja e te konkuroja ne Tirane per t’u futur ne Akademine e Arteve! Ashtu xhumleku nuk ka tani, sepse nuk ka as karrocjere tregetie. Vetem ata mund te ta gjenin nje xhumlek te tille kaq te bukur me vija.

Eh, çfare te shtymje kam bere une kur preva bileten e autobuzit per Tirane! Jam krenar kur e kujtoj, sepse ia theva hundet nje xhaje duke e shtyre me koke e me berryla per t’u futur te sporteli. Ai xhaja, qe ngordhalaq, nuk e preu dot bileten ate dite, une po! Lere, lere, sa i forte kam qene asokohe…

Eh, çfare malli me ka pushtua per socializmin?! Çfare nostalgjie me ka zene! Ka qene tjeter kohe atehere. Dhe ne, te tjere njerez, gjithashtu! Ishim te gjithe te rinj pavarsishte viteve qe mbanin njerezit ne kurriz: njeriu i ri socialist.

Ne mbyllje, deshiroj t’ju rrefej nje episod, qe perben, si te thuash, sekret popullor, pra, nuk dua ta marrin vesh pushtetaret e asaj kohe, qe ruanin ne syrtare sekretet shteterore.

Nejse…

Kur mbarova studimet ne Akademine e Arteve, vajta te beja ca leke ne Greqi. Shkuarja atje, nuk qe me avion, as me makine, por qe me kembe, biles as me kembe, por me stervitje taktike, diku te perulur siç ecin kaçaket, e diku duke rreshqitur barkas si zvarraniket, sepse bashkeudhetarit tim iu fiksua se do ta gjuanin ushtaret me snajper.

Me ne fund ia dolem te hynim ne token helene, pa na gjuajte me snajper.
Filluam pune. Vilnim ullinj ne Zakinthos dhe paguheshim mire.
Per çdo dite, kur hanim, bosi na sillte dy litra vere, nje pagure me vaj ulliri si dhe mish ose peshk me shumice.

“Pini vere sa te doni” thoshte ai, “vetem mos e teproni se do bini nga ulliri”. Mirepo kishim nje hallexhi me vehte qe na u merzit aq shume sa pa u bere java, deshi te ikte per Shqiperi. U merzit pikerisht per shkak te ushqimit.

E quanin Emin. Gjithe jeten nuk qe ngopur as me buke ky Emini.
“Çfarë ke Emin, qe je i merzitur”, e pyeta.

Emini shau njehere grekerit si neper dhembe e tha:
“Nuk hahet ky ushqimi i tyre, jo. U dogjem per nje domate turshi, per nje gote dhalle te tharte e per nje leng hoshafi..”

Pra, Emini, nostalgjine per ate kohe e kishte ku e ku me te madhe se une.
Deshi te ikte, por ne memzi ia dolem ta mbanim. Dhe ai ndejti, e beri vetem per hatrin tone.

Shënim: Në fakt, duhet pranuar, se pavrësisht varfërisë, më 1990, shqiptarët ishin njerëz më me dinjitet se sot, edhe se evropianët apo amerikanët… E habitshme, por e vërtetë… /AÇ