Shkruan Sahit Hyseni
Jemi dëshmitarë të rrugëtimit të pandalur drejt shuarjes definitive të vendlindjes sonë, një copë toke që me shekuj ishte shqiptare.
Zhgënjimi është i madh për shum arsye, duke u nisur që kjo shuarje po bëhet në heshtje të plotë,që tregon paaftsinë dhe pafuqinë tonë që nëse nuk mund ta ndalim, së paku të mos heshtim, të bëjmë zhurmë, të bërtasim…ta alarmojmë gjithë botën.
Pse kemi ardhur në këtë gjendje të mjerë, ku s’kemi fuqi as të tregojmë se po na mbysin, po vdesim, po zhdukemi ??? ! Arsyeja kryesore është Zhgënjimi shum i madh që ka bërë një pjesë të konsiderueshme të medvegjasve të dorëzohen, ta humbin shpresën dhe gradualisht ta pranojnë disfatën.
Në këtë zhgënjim të gjithë jemi pjesëmarrës dhe kemi përgjegjësi që do të mbetet në histori si një damkë e pashlyer. Përgjegjësia bjen në rend të parë mbi intelektualët që janë me numër mjaft të madh, por që nuk mund ti ik as edhe një familje dhe individ që ka jetuar çoftë edhe një ditë në vendlindje.
Në situata të vështira duhet mobilizim, veprim i organizuar, ku duhet të matet çdo hap, çdo veprim… deri edhe një deklaratë, duhet të gjendet rruga e drejtë dhe adresa e saktë, se vetëm kështu mund t’i ndalet rruga kësaj katrahure.
A vepruam kështu? Sigurisht se gjithë e dimë se jo. Mosorganizimi i mirfilltë dhe masovik, lejoji hapësirën që ta uzurpojnë grupe dhe individë pa asnjë fuqi, pa kapacitete njerëzore, intelektuale… duke abuzuar me kompetenca dhe legjtimitet, ku veprimet e dezorientuara, në shumë raste, më shumë kanë krijuar probleme dhe dëme sesa dobi.
E keqja më e madhe e këtyre veprimeve ka qenë humbja e rrugës dhe adresat e gabuara për zgjidhjen e problemeve. Adresa e parë dhe më e rëndësishme janë familjet që ende jetojnë në vendlindje. Aktorët e parë dhe më të rëndësishëm janë bashkëvendësit në Kosovë dhe në diasporë dhe kurrë nuk do të ketë asnjë zgjidhje as ndihmë deri sa mos të mobilizohen këto dy kategori.
Nuk është zgjidhje në Nju-Jork, në Vashington, Bruksel… po as në Prishtinë dhe Tiranë. Adresa është në Familjet Jaha në Medvegjë, Kapit e Tupallë, Familjet në Llapashticë dhe në fshatrat tjera. Janë këto Familje dhe fëmijët e tyre të zbathur e zhveshur që flejnë në dysheme pa mbulojë të mjaftueshme që po e mbajnë gjallë emrin e vendlindjes, po e mbajnë gjallë shkollën shqipe dhe me këtë edhe familje tjera që u mundësohet punësimi.
Prandaj të fillojmë nga këtu, t’u ndihmojmë dhe t’ua lehtësojmë « Luftën » titanike këtyre familjeve dhe këtyre vogëlushëve që të mbijetojnë dhe të mbahet ende rruga e hapur që shpie drejt vendlindjes.
Nisur nga të gjitha këto dhe shumë të tjera që në mungesë të hapësirës nuk u thanë, një Ggrup i bashkëvendësve në diasporë, ka dy-tri vite që po kërkojmë rrugë për një mobilizim drejt një organizimi në mënyrë që të veprohet derisa ende ka kohë dhe janë sekondat e fundit. Me dije të plotë se zhgënjimi është në shkallën më të lartë të mundshme, por gjithashtu të bindur se diaspora do të gjejë forcë dhe kurajo që të marrë përgjegjësitë (edhe ato që nuk i takojnë) dhe ta bëjë një hap të vogël për një çështje shumë të madhe.
Zvicër (VS-VD)
01. OSMAN RUSHITI
02. HASAN PAJAZITI
03. HAFIZ SHAQIRI
04. SOKOL OSMANI
05. HATEM HASANI
06. GANI BAJRAMI
07. MIFTAR BAJRAMI
08. ASLLAN ISMAJLI
09. MUHARREM SELIMI
10. SKENDER ABAZI
11. GANI HAJDINI
12. HAJVAZ BAJRAMI
13. SELIM EMINI
14. OSMAN SADIKU
15. SAHIT HYSENI
16. HAKI EMINI për Gjenevë
17. AHMET OSMANI Zurih
18. HISEN ABAZI Zurih
19. EMIN ARIFI St-Galen
20. SELIM ZEKA Bazel
21. HYSEN ALIU Suedi
22. MUHARREM SALIHU Itali
23. SHABAN ABAZI Kazakistan
Pas shumë analizash, bisedash dhe tentativash, kemi rënë në ujdi që të themelohet një FOND HUMANITAR, i cili do të ketë të vetmin qëllim dhe detyrë: NDIHMË PËR FAMILJET NË VENDLINDJE, pra në Medvegjë. Ky fond në tërësi do të dërgohet për familjet në nevojë dhe nuk do të ketë as mbulesa tjera si harxhime apo destinime tjera.
Me këtë hap ne kemi hapur një rrugë që çdo bashkatdhetar të inkuadrohet dhe t‘i bashkangjitet këtij mobilizimi, ku prioritet është numri e asesi shuma dhe forma e kontributit. Vetë bashkangjitja është hap i parë dhe shumë i rëndësishëm që e fuqizon këtë iniciativë, ku në shumë raste një fjalë, një dije, një shkresë është më e vlefshme se sa një shumë prej qindra frs.
Prandaj nuk mund të ketë asnjë arsye që një bashkvendës mos të afrohet dhe vetë ta zgjedh formën dhe mënyrën se si mund të kontribuojë.
Këto ditë nga ky grup u zgjodh një KËSHILL INICUES PËR THEMELIMIN E FONDIT HUMANITAR dhe është ngarkuar që të lëshojë këtë:
NJOFTIM
Më 04.11.2017 (e shtunë), në ora 14 në VERNAYAZ organizohet një tubim me bashkatdhetarë dhe të interesuar tjerë.
Koha është e kufizuar, prandaj luteni që të vini me kohë.
Adresa: Restorante CASCADE
Rt- Cantonale
1904 Vernayaz.
Për Këshillin Inicues : Sahit Hyseni – Kapiti
Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, studiues
Medvegja eshte nje FSHAT komune. Largimi i qytetareve nga fshati ne qytet eshte proces i pandalshem. KJO quhet CIVILIZIM. Nese Medvegja i ka pase 15 Mije banore, ndersa sot i ka 1000 dmth 14 mije kane shkuar per nje jete me te civilizuar… ne Cyrih, Prishtine, Gjilan, FusheKosove, Lugano, Berlin etj… kjo don te thote se njerezit deshironin jete me te mire. Sot ne Fushe-Kosove jetojne mijera shtetas te Serbise (Bujanovc, Presheve, Medvegje), te cilet e ndejne vehten me mire se ne trojet e okupuara te Kosoves Lindore. Por edhe pa okupim, migrimi civilizues fshat-qytet nuk ndalet. Qytetet e medha krijohen dhe zhvilohen nga emigrimi fshat-qytet, e jo nga rritja e popullates se qytetit. Edhe ju qe jetoni ne Zvicer mos kerkoni menyra qe dikush tjeter t’ua ruajë token, shtepine, mollen, dardhen arat, …per juve…, por nese doni te e ruani Medvegjen KTHEHUN DHE JETONI NE MEDVEGJE.
Perndryshe toponimi Medvegje ne Gjuhen Serbe do te thote Arushore, ose vendi ku jetojne Arinjet apo Arushat… dhe ju Zviceranet qe keni ike nga ARUSHORJA kthehuni dhe jetoni me Arusha, e mos shitini patriotizem, duke i derguar dikujt 20 Frank… sepse keta qytatarë qe mbeten ne Arushore kane nevoje te jetojne me njerez e jo me FRANKA.
Komentet janë mbyllur.